FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Vetëm pak ditë më parë, dy ministrat e Lulzim Bashës në qeverinë Rama, Gazmend Bardhi i Drejtësisë dhe Helga Vukaj e Financave, firmosën një udhëzim të ri për vlerat e tarifave përmbarimore. Udhëzimi i ri që dilte nga zyrat e qeverisë dhe që mbante firmën e dy ministrave të Bashës sillte një pasqyrë krejt tjetër të vlerave përmbarimore, me një rritje që varionte nga 3 deri në 5 fishim, krahasuar me vlerat e mëparshme.
CityNews iu sjell më poshtë të faktuar dhe me sqarimin e plotë ndryshimet e këtyre vlerave, që sjellin një 5-fishim të taksave, të cilat në fakt rëndojnë mbi qytetarët hallexhinj.
Ky udhëzim i dy ministrave të PD nxjerr blof Lulzim Bashën dhe mënyrën se si i mashtroi qytetarët shqiptarë për shumë kohë, duke filluar që nga protesta në çadër e deri të fushata elektorale, ku iu fliste pa mbarim për ulje taksash. Në fakt, kjo duket të jetë gënjeshtra më false e Bashës, i cili e faktoi sapo mori një pjesë të qeverisë.
Kjo tregon qartë se Lulzim Basha nuk ka hallin e njerëzve dhe as mendon për t?iu ulur taksat. Ai nuk e bëri këtë duke pasur në dorë një pjesë dhe postet më të larta në qeveri, e si mund të besohet që qytetarët do jenë ?halli? i tij, kur të marrë karrigen e pushtetit?!
Më poshtë, analiza dhe krahasimi i shifrave, sa dhe si ndryshojnë
Në rast se bëjmë një analizë të thjeshtë për vlerat deri në 100 mijë lekë të reja tarifa është 5-fishuar. Nëse dje paguaje 3 mijë lekë të reja, tani duhet të paguash 15 mijë lekë të reja.
Për vlerat nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë të reja, tarifa përmbarimore është 3-fishuar dhe diçka më tepër se aq. Ka qenë 3%, është bërë 10%. Te kjo vlerë futen shumica e vendimeve të gjykatës, në të cilat përfshihen kryesisht njerëzit e administratës shtetërore, specialistë, policë, arsimtarë, etj.
E nëse dje një i larguar nga puna fitonte gjyqin dhe duhet të merrte 12 paga, duke llogaritur vlerën me një pagë mesatare 50 mijë lekë të reja në muaj, për të marrë në total 600 mijë lekë të 12 muajve, do paguante dje 3% të vlerës, që ishin vetëm 18 mijë lekë. Sot, me shkresën e firmosur nga dy ministrat e Bashës, Gazmend Bardhi dhe Helga Vukaj, për të njëjtën shumë, pra për 600 mijë lekë të reja, duhet të paguajë 10%, pra 60 mijë lekë të reja, 42 mijë lekë të reja më shumë.
Ky udhëzim i përbashkët i ministrave të Bashës, nr 385/7, datë 28.6.2017 ëhstë ?Për caktimin e tarifave për shërbimin e ofruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat?.
Nëse shkojmë më tej për të llogaritur tarifat për vlerat mbi 2 milionë lekë të reja deri në 5 milionë lekë tarifa është 8%. Pra, në qoftë se dje për vlerën 5 milionë lekë të reja duhet të paguaje përmbaruesin 150 mijë lekë të reja, sot me vendimin e ri duhet të paguajë 8% të vlerës, që është 400 mijë lekë të reja, afër 3-fish.
Vlera prej 3% e tarifës në udhëzimin e ri është vetëm për shumat mbi 90 milionë lekë të reja. Sipas udhëzimit, çdo gjë fillon nga 5-fishimi dhe përfundon në 3-fishim, kjo sipas vlerave të përshkallëzuara sipas tabelës që do publikojmë më poshtë.
Ministrat e Bashës në qeverinë e Edi Ramës përdoren për të nxjerrë gështenjat me duart e tyre, për qëllimet e kryeministrit.
E ndërsa Basha tre muaj në çadër dhe disa javë në fushatë deklaroi ulje të taksave, heqje të shumë tarifave, sot turpësisht ministrat e tij vazdojnë të nxjerrin udhëzime të përbashkëta, të cilat 3-fishojnë deri 5-fishojnë tarifat për shërbime që përfitojnë qytetarët. E në rast se dje një përmbarues merrte 3% të vlerës, sot merr nga 15-10%, sipas vlerave të ndryshme. 3-fishim dhe 5-fishim që do ta paguajnë qytetarët hallexhinj nga xhepat e tyre dhe këto t?i marrin përmbaruesit dhe këtyre të fundit do iu marrë ca taksa më shumë qeveria e Edi Ramës. Por, në këtë rast urdhrin nuk e ka firmosur as ndonjë ministër i Ramës apo i LSI, por dy ministrat e Bashës.
Së fundi, në datën 18 korrik ministri i Drejtësisë ka nxjerrë dhe një urdhër për miratimet e kontratave të shoqërive përmbarimore dhe palëve të interesuara. Kontratë tip që nga pas ka turpin e ministrave të PD në qeverinë e Ramës, 5-fishim deri në 3-fishim të tarifave që duhet të paguajnë qytetarët hallexhinj dhe këtë nuk e ka firmosur Edi Rama, por ministrat e PD./CityNews
Në qytetin e Maminasit janë djegur dy makina, duke rrezikuar...
Kreu i një bande të rrezikshme në Angli është dënuar nga Gjy...
Për ata që thonë se ai nuk është i interesuar të garojë për ...
Në një atmosferë pozitive, Ministri i Punëve të Jashtme Ditm...
Misteret u zbuluan. Nivelet u arritën. 10 elementet e fshehu...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se korrupsioni shqiptar ...
Mediat franceze kanë “zbuluar” këtë vit Shqipërinë dhe nuk n...
Partia Demokratike prej gati dy javësh ka kryetarin e rizgje...
Në një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendim...
Akademia e Shkencave, njëri nga institucionet elitë të vendi...
Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka pezulluar dorëheqj...
Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” në një shkrim të sajin bo...
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për prishjen e shatërvanit ...
Disa mendojnë se vizat e dorës kanë të bëjnë me karakterin e...
Policia e Elbasanit ka ushtruar në kontroll në lagjen “Dyli ...
Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit der...
Deklasifikimi nga Arkivat Kombëtare Amerikane javën e kaluar...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, politikani më i akuzuar n...
– “Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...