Vuçiç thotë të pathënën për Kosovën...
Në një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine ...
Partia Demokratike prej gati dy javësh ka kryetarin e rizgjedhur në detyrë, Lulzim Basha. Njeriu që çoi PD-në në një humbje të turpshme më 25 qershor, vetëm pasi u ngri disa javë rimori detyrën e kreut të PD, turpësisht duke zhvilluar një proces manipulativ dhe qesharak.
Lulzim Basha nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka tentuar të forcojë pozitat e tij në PD, me shpresë se e ardhmja e tij do të shkëlqejë, duke shpresuar se do të bëhet kryeministër i vendit. Ai është njeriu që erdhi nga hiçi në PD, mori gjithçka prej saj dhe tani fatkeqësisht po e rrudhos dhe po e shkund fort pa menduar për pasojat, mjafton që ai të ketë karrigen.
Shumë njerëz në politikë kanë përfituar nga PD, por dhe i kanë dhënë shumë asaj. Ka njerëz që kanë përballuar një opozitë të egër nga viti 1997 deri në 2005, por ka dhe nga ata si Lulzim Basha, që kanë zbritur nga avioni dhe vetëm kanë marrë nga PD dhe fatkeqësisht nuk i kanë dhënë asgjë asaj. Shembulli më i mirë është Lulzim Basha. Njeriu që prej 12 vitesh vetëm e mjel PD-në, a thua se është mjelësi i dalluar i kohës së diktaturës, që punonte për vitin 2030.
Le të shohim pak fjalorin e shqipes çfarë është një mjelës.
?Punëtor në një ndërmarrje blegtorale ose në një kooperativë bujqësore që mjel bagëtitë dhe kujdeset për to. Mjelës lopësh (delesh, dhish). Brigada e mjelësve. Kurs për mjelës?, shkruan fjalori.
E në rast se PD është lopa që jep qumësht, Luli është ai që e mjel çdo ditë. Ka 12 vjet që e bën pa ndalim dhe për këtë po rendisim faktet. Nga viti 2005 në vitin 2007, Lulzim Basha drejtoi Ministrinë e Transporteve. Skandal dhe një hetim penal mbyllur me procedurë për abuzimet në investimin Durrës-Kukës.
Në 2007, merr detyrën e ministrit të Jashtëm. Sërish kalon përmes një skandali, firmosja e kufirit detar me Greqinë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Më pas, emërohet ministër i Brendshëm deri në vitin 2011. Ka mbi supe akuzën për katër të vrarë të pafajshëm në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, pas një proteste të dhunshme të udhëhequr nga Edi Rama.
Më pas, zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Detyrë që e lë në vitin 2015. Dy vite më parë, në vitin 2013, në një garë të manipuluar, zgjidhet kryetar i PD, detyrë të cilën e rimori dy javë më parë.
Pra, në 12 vite, Lulzim Basha ka qenë tre herë ministër, një herë kryetar bashkie dhe dy herë kryetar i PD. Në kaq kohë të shkurtër, as Sali Berisha nuk ka mundur të jetë kaq gjatë në pushtet. Në 12 vite në politikë, Lulzim Basha është 10 vjet në pushtet. Njeriu që vetëm ka marrë nga PD dhe i ka faturuar asaj vetëm kostot e skandalit. Lulzim Basha është personi që e ka mjelë pa ndalim PD, më shumë se askush tjetër, ndoshta dhe se Sali Berisha, duke krahasuar kohën në politikë me vitet në pushtet.
Por, fjalori i shqipes flet edhe për një term tjetër, ku përveç mjelësit është edhe makina mjelëse.
?Makinë mjelëse. Mjelëse mekanike (elektrike)?, sqaron më tej fjalori.
E në qoftë se do t?i akuzojmë shumë ish-ministra, deputetë se kanë mjelur PD, që nga Tritan Shehu,
Jemin Gjana, Genc Pollo etj. ata janë thjesht mjelës, ndërsa Basha është makina e vërtetë mjelëse e PD dhe këtë e thonë faktet dhe argumentet e kohës në politikë dhe pushtet.
Prandaj, Basha shtrëngon fort karrigen, sepse tani si një makinë mjelëse nuk ndalet së përfituari prej saj, dhe ndoshta është makina më profesionale në këtë fushë. Ndoshta një brand i padiskutueshëm në tregun politik. Çdo ditë thjesht dhe vetëm pasurohet, duke mbajtur peng një forcë politike, e cila lindi duke shembur muret e komunizmit dhe tashmë është kthyer në një parti bunker, që e mjel çdo ditë Lulzim Basha.
Kryetari i PD që na fliste për oligarkinë, dhe vetë ka një pasuri të deklaruar rreth 2 milionë dollarë, shumë prej tyre edhe duke mjelë PD. Flasim për shifrat zyrtare, ato të vetëdeklaruara, jo për të tjerat që ndoshta i ka nëpër offshore, por kjo nuk mund të zbardhet nga ne, këtë duhet ta zbardhë Prokuroria.
Luli PD-në e mjel çdo ditë, kunati dhe familja i merr kovën, sepse mjelje është të shesësh mandatet për deputetë apo për kryetar bashkie, mjelje është të bësh marrëveshje me Edi Ramën për të shitur zgjedhjet, mjelje është për të marrë gjysmën e qeverisë për të vjedhur në disa muaj, mjelje është të shëtisësh 3 Ministri me skandale nga korrupsioni deri te vrasjet, mjelje është të humbësh dhe mos japësh dorëheqje dhe të guxosh të tallesh me demokratët.
Lulzim Basha me të gjtha këto sa thamë më lart ngelet makina mjelëse e dalluar e PD, që në 12 vite çfarë s?i ka marrë asaj, nuk ka lënë institucion pa shëtitur dhe skandal pa bërë. Paaftësia e tij politike i ngjan një mjelësi të vërtetë në politikë, por për nga zotësia si mjelës ai ia kalon çdo makine mjelëse./CityNews
Në një artikull të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendim...
Akademia e Shkencave, njëri nga institucionet elitë të vendi...
Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka pezulluar dorëheqj...
Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” në një shkrim të sajin bo...
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për prishjen e shatërvanit ...
Disa mendojnë se vizat e dorës kanë të bëjnë me karakterin e...
Policia e Elbasanit ka ushtruar në kontroll në lagjen “Dyli ...
Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit der...
Deklasifikimi nga Arkivat Kombëtare Amerikane javën e kaluar...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, politikani më i akuzuar n...
– “Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në p...
Kuvendi i Kosovës ka vijuar sot seancën konstituive për zgje...
Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një konfl...
Koalicioni ndërkombëtar kundër grupit militant, Shteti Islam...
Tenori i famshëm me origjinë nga Kavaja, Agim Hushi, ka shpë...
Kjo video tregon se sa i vërtetë është etiketimi që kemi bër...
Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçari, i cili akuzohet pë...
Vetëm pak ditë pasi dorëzoi postin e Kreut të Shtetit, Bujar...
Janë miliarda lekë të rrjedhura nga burime të zeza që për çd...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...