Nga Astrit PATOZI/DY FJALË PËR DOSJET, KADARENË DHE "HAKMARRJEN" E KAKUSË
Ismail Kadarenë nuk e kam takuar kurrë, por me mjafton vepra...
Shkëlzen Berisha ka hapur një gjyq civil duke kërkuar 60 milion dollarë si dëmshpërblim dëmi jo pasuror në gjykatën e Floridës. Ai ka paditur në këtë gjyq gazetarin, shkrimtarin dhe avokatin Guy Lawson, autor i librit ?Arms and the Dudes: How Three Miami Beach Stoners Became the Most Unlikely Gun Runners in History?.
Në këtë libër, gazetari Lawson ka shkruar ndër të tjera se Shkëlzen Berisha (i biri i kryeministrit siç përshkruhet në libër) është i përfshirë në lidhje mafioze me aferën e Gërdecit dhe atë të eksportit të municioneve kineze në Afganistan.
Shkëlzen Berisha krahas autorit Lawson ka paditur gjithashtu ish-trafikantët e armëve Efraim Diveroli dhe David Pakhouz, Shtëpinë botuese ?Simon & Schuster?, Kompaninë ?Recorded Books Inc.?, Studion kinematografike ?Incarcerated Entertainment LLC? për filmin ?War Dogs? të njohur edhe me titullin ?Arms and the Dudes? me skenar të bazuar në librin e Guy Lawson-it.
Kjo padi civile në Gjykatën e Distriktit Jugor të Floridës ka numrin 17-cv-22144. Në këtë link mund te konsultohet padija e plotë e Shkëlzen Berisha: http://radaronline.com/celebrity-news/shkelzen-berisha-lawsuit-bradley-cooper-jonah-hill-war-dgos-story/
Berisha në padinë e tij i quan shpifje të gjitha pretendimet e librit të z. Lawson, mbi të tilla lidhje mafioze ndërmjet z. Shkëlzen Berisha dhe trafikantëve izraelito-amerikanë të armëve.
Thelbi i pretendimeve të paditësit Shkëlzen Berisha ka të bëjë me faktin, që sipas tij autori Lawson akuzat e veta i ka mbështetur në thëniet e Diverolit, Pakhouzit etj, të cilët janë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat amerikane si mashtrues dhe batakçinj.
Berisha kërkon dëmshmërblim nga të akuzuarit, sepse ata sipas Berishës i kanë mbështetur akuzat e tyre vetëm në fjalët e disa burgaxhinjve të dënuar për shpifje. Në thelb Berisha pretendon se bazuar në të tillë ?jallan shahitë? është shpifur në libër kundra reputacionit të tij personal. Për më shumë mund të konsultohet linku: http://radaronline.com/wp-content/uploads/2017/06/wardogs-lawsuit-documents-signed.pdf
Faktikisht, Lawson librin e tij e ka mbështetur edhe në dokumentacion e dëshmitarë shqiptarë. Në pjesën e quajtur Acknowledgments (Falenderime) të librit përmenden një sërë burimesh të tilla shqiptare pa kontributin e të cilëve, do të ishte e pamundur të shkruhej një libër i tillë.
Emri parë në këtë listë falenderimi është ai i Erion Veliaj. Për palën e paditur z. Erion do të ishte një dëshmitar i shkëlqyer me shumë reputacion e me mjaft ndikim në rezultatin e këtij gjyqi.
Kujtojmë që Veliaj është një person, me origjinë familjare islamike si nga i ati edhe nga e ëma, i cili është konvertuar në të krishterë protestant. Një konvertim i tillë ka jo pak peshë në sallat e gjykatave amerikane.
Veliaj për më shumë ka frekuentuar (pavarësisht nga numri i krediteve të marra) një universitet amerikan. Krahasuar me dëshmitarët hebrenj, që kishin lënë përgjysëm edhe një shkollë fillore fetare cifute ?Jeshiva? ish student i ?Grand Valley State University?, Erion Veliaj është një dëshmitar shumëfish më i besuar, sesa dy amerikano-ebrenjtë e pashkolluar e të dënuar si mashtrues ordinerë. Veliaj për më te për ka një karrierë brilante, që në moshë relativisht të re.
I kujtojmë lexuesit se ai ka qenë pronar i OJQ-së së famshme ?Mjaft?, e cila ndihmoi suksesshëm në rrëzimin e PS-së nga pushteti dhe humbjen e kolltukut kryeministror nga F. Nano në vitin 2005. Veliaj më pas u bë kryetar i një partie poltike (G 99).
Duke vazhduar më pas në poste partiake në PS-së si anëtar kryesie (ekujvalent i anëtarit të Byrosë Politike si psh. Kadri Hazbiut), deputet, ministër e së fundi kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar, që është njëkohësisht dhe qyteti më i madh i Shqipërisë jo si Uashingtoni në SHBA.
Një dëshmitar me një ?pedigree? të tillë do ta kishte zili cdo avokat mbrojtës në SHBA. Me një dëshmitar të tillë si Erion Veliaj kundra, Shkëlzen Berisha do ta kishte shumë vështirë të fitonte në gjykatat amerikane 60 milion USD dëmshpërblim!
Mosrregjistrimi i emrit të Veliaj si dëshmitar i palës së akuzuar në këtë cështje gjyqësore ngre disa pikëpyetje.
Së pari, pse Veliaj një politikan shqiptar relativisht i ri në moshë dhe qamet i sukseshëm nuk do të dalë dëshmitar në gjyq kundra të birit të Sali Berishës, kryekundërshtarit politik të PS-së, partisë, ku Erioni është anëtar kryesie dhe kryebashkiak i kryeqytetit?
Së dyti, ka pak të ngjarë që Veliaj nuk del dëshmitar nga frika e Berishës Jr. apo edhe Berishës Senior, sepse Erioni e ka treguar me vepra, që ka kurajë mahnitëse.
Po, ai ka kurajë edhe të inagurojë strehëza për pederastë të dhunuar edhe të marrë pjesë me përfaqësues të komuniteteve fetare në marshime për mbrojtjen e shenjtërisë së familjes. Ai ka kurajë të bëjë ndërtime në Parkun e Tiranës edhe duke u përballuar me demostrime të zhurmshme e deri diku të dhunshme të ambjentalistëve shqiptarë, që kundërshtonin të tilla ndërtime.
Erionit nuk i është dridhur dora të firmosë për ndërtime kullash me nga 40 kate në njërin cep të Tiranës, ashtu si nuk ka munguar t?i hyjë gjyqeve pafund kundra disa të tjerëve ndërtues kullash po 40 katëshe në cepin tjetër të Tiranës. Një njeri kaq trim për të firmosur të tilla dokumente shtetërore, që mund të të cojnë në burg për periudha më të gjata se 5 vjet, na paska frikë të përballet në sallën e një gjykate amerikane me z. Shkëlzen Berisha!?
Personalisht unë nuk e besoj variantin e perfolur se kryebashkiaku Erion po përpiqet t?i vërë ?gjobë? të birit të politikanit veteran shqiptar Sali Berishës. Unë kurrsesi nuk besoj që integriteti moral i Erion Veliajt mund të disintegrohet deri në atë shkallë, që të pretendojë të ndajë me Berisha Jr. dëmshbërblimin 60 milion dollarësh, në rast se fitohet gjyqi në Amerikë.
Unë nuk besoj fare se z. Shkëlzen Berisha, që tërë jetën e vet nuk është mësuar të paguajë të tilla ?gjoba? të tipit mafioz ta ulë veten t?i paguajë ?gjobë? kundërshtarit të tij politik Nr 1 (si trashëgimtar në parti dhe në kryeminsitri i z. Edvin Rama). Fatkeqësisht faktet mbeten kokëfortë! Erjon Veliaj në gjyqin në Florida nuk po del dëshmitar i palës së paditur nga z. Berisha me pretendim dëmshpërblimi në shumën marramendëse 60 milion USD!/ GJERGJ THANASI
Ismail Kadarenë nuk e kam takuar kurrë, por me mjafton vepra...
Vetëm dy parti politike kanë verifikuar pastërtinë e figurës...
Një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ng...
Miliona vezë janë tërhequr nga dyqanet dhe depot në Gjermani...
Një situatë e frikshme është krijuar për shkak të temperatur...
Një sherr i turpshëm ka ndodhur në mes të ditës në Tiranë, k...
Një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar është n...
Një avion grek është angazhuar për shuarjen e flakëve në Shq...
Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar me tone të ashpr...
Këngëtarja Genta Ismaili ka përjetuar një humbje të rëndë. B...
Një mot ekstrem me temperatura përvëluese ka mbërritur në ve...
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar për situatë...
Një adoleshent ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka ...
Policia e Pogradecit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejs...
Ish-minsitri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjete...
Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit, Adem Mikullovci nu...
Një peshkaqen është kapur vetëm 200 metra larg bregut në Bor...
Nga Flutura AçkaDemokracia qesharake shqiptare Ky fillimgush...
Një grua është dhunuar në rrugët e qytetit të Durrësit nga n...
Diçka e çuditshme është shfaqur në qiellin shqiptar, duke al...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...