web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tinka Kurti i përlot të gjithë/Çfarë thotë për tetovarin e mbytur në Vlorë (Video)

26 Korrik 2017, 16:26, Aktualitet CNA

Bashkia e Vlorës i akordoi mirënjohjen, tetovarit hero Benjamin Feratit, i cili u nda nga jeta për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin në Zvërnec.

Titulli i është dërëzua familjes së 24-vjeçarit në Tetovë nga kryebashkiaku Dritan Leli në një ceremoni të organizuar nga komuna e Tetovës.

Në ceremoni ishte dhe aktorja Tinka Kurti.

?Kjo ka qenë një dhimbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar. Nuk mund të rrinim ne nënëat dhe gjyshet pa ardhur për të ngushëlluar këtë familje kaq të edukuar dhe kulturuar?, tha mes lotësh aktorja e mirënjohur.

Benjamin Ferati humbi jetën më 15 korrik kur u fut në detin e trazuar për të shpëtuar 2 vajza nga Vlora, të cilat humbën jetën në ngjarjen tragjike. /tch





Lajmet e fundit nga