BSH jep lajmin e mirë/Çfarë ka ndodhur me bonot e thesarit
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se bonot me maturim 12 mujor ...
Ministria e Transporteve ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në mbarë vendin nga transporti urban ndërqytetas kundër vendimit të miratimit të 80 linjave të reja urbane.
Ky institucion sqaron se procesi ka qenë transparent dhe i hapur dhe janë ftuar të gjithë operatorët e interesuar të aplikojnë, proces i cili ende vazhdon.
Sipas MTI, kjo vendimmarrje është tërësisht e mbështetur në ligj dhe në tagrin e MTI si institucioni përgjegjës për politikat e transportit publik.
REAGIMI I MTI
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës me publikun dhe bazuar në udhëzimin nr. 5627, datë 18/11/2016 ?Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrim të veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtareve brenda vendit?, sqaron si më poshtë:
Pas miratimit të rrjetit për transportin ndërurban, MTI hapi procesin e licencimit, në Tetor 2016. Ky proces ka qenë tërësisht transparent dhe i hapur dhe janë ftuar të gjithë operatorët e interesuar të aplikojnë, proces i cili ende vazhdon.
Bazuar në udhëzimin e sipërpërmendur dhe në bashkëpunim me operatorët, u vendos një periudhë 6-mujore monitorimi për vlerësimin e funksionimit të rrjetit të miratuar për plotësim dhe përmirësim të mëtejshëm.
Nga Tetori 2016, ka pasur komente, sugjerime dhe kërkesa të shumta nga bashkitë në të 12 qarqet e vendit, komunitete qytetaresh, si edhe nga operatorë të ndryshëm në këtë sektor, të cilat sillnin në vëmendje se një pjesë e territorit mbetej e pambuluar me shërbim dhe se qytetaret në shumë zona duhej të ndërronin disa linja dhe shpenzonin me shumë kohë dhe buxhet, për të arritur në destinacionin e duhur.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, bazuar në udhëzimet e sipërpërmendura dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të funksionimit të rrjetit në periudhën 6-mujore, konstatoi se për shkak të nevojës së qytetarëve për të udhëtuar në destinacione të ndryshme dhe si rezultat i faktit se shumë prej operatoreve, që operojnë në linja me destinacione të përcaktuara qartë në licencat përkatëse, në mjaft raste kanë shkelur kushtet e licencës duke ndaluar në stacione të pamiratuara edhe për shkak të mungesës së linjave, vendosi plotësimin e rrjetit dhe oraret përkatëse.
Gjatë kësaj periudhe në MTI kanë ardhur mbi 150 kërkesa për shtim linjash, por janë aprovuar vetëm 90, që nuk kishin mbivendosje dhe ishin territore të pambuluara me shërbim.
Për këtë qëllim grupet e interesit kërkonin plotësimin e rrjetit me linjat e nevojshme dhe përmirësimin e sistemit të orareve.
Përmirësimi i rrjetit ka shtrirje në të gjithë vendin.
Kjo vendimmarrje është tërësisht e mbështetur në ligj dhe në tagrin e MTI si institucioni përgjegjës për politikat e transportit publik.
MTI, sqaron se plotësimi i rrjetit të linjave do të shoqërohet me atë të licencimit, vetëm pasi operatorët e interesuar të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës sipas kërkesave të ligjit dhe të përmbushin kriteret e licencimit.
MTI, gjithashtu fton të gjithë operatorët e transportit ndërqytetas, të vazhdojnë aplikimet për licencim sipas rregullave të përcaktuara për këtë proces dhe të bëhen pjesë e përmirësimit të këtij shërbimi.
MTI, shpreh bindjen se konkurrenca rrit cilësinë e shërbimit dhe se mbulimi i të gjithë territorit me shërbimin e transportit ndërqytetas, krijon mundësi për zgjerimin e këtij aktiviteti për të gjithë operatorët që ofrojnë dhe operojnë në këtë fushë.
Gjithashtu, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës kërkon nga të gjithë operatorët e licencuar, të operojnë bazuar në kushtet dhe kriteret e licencave, pasi në 6 muajt e parë janë vërejtur shkelje të rregullave që dëmtojnë konkurrencën dhe pasagjerët.
MTI, siguron se do të forcojë masat e kontrollit të kushteve teknike dhe cilësisë së shërbimit që asnjë operator, të mos operojë në shkelje të rregullave mbi të cilat është licencuar.
MTI, do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e qeverisjes vendore edhe për përmirësimin e kushteve të terminaleve të pasagjerëve në çdo bashki, krijimin e një qendre unike të specializuar për kontrollin e operimit të linjave dhe fluksit të pasagjerëve, rritjen e masave të sigurisë teknike, si dhe do të fillojë së afërmi projektin e biletimit elektronik.
MTI, vëren me keqardhje se protesta e sotme e disa shoqatave dhe bllokimi i shërbimit prej tyre është shkelje e ligjit dhe kushteve të licencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve, duke u shkaktuar atyre dëm.
MTI, i fton të bëhen pjesë e procesit dhe të mos abuzojnë dhe shtrembërojnë të vërtetën, pasi shumë prej kërkesave për vlerësimin dhe plotësimin e rrjetit, kanë ardhur nga vetë pjesëtarë të këtyre shoqatave.
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se bonot me maturim 12 mujor ...
Mbrëmjen e 20 korrikut, në një atentat kriminal të organizua...
Mentor KikiaNën shembullin amerikan, edhe pse protokolli i s...
Lulzim Basha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike më 22...
Pse u mbyll aq me nxitim dhe surprizë Çadra e opozitës? Pse ...
Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar mbi vendimin e Bas...
Si gjithmonë në këtë periudhë të kohës, dyqanet na ofrojnë k...
Aktori Mishel Prela i cili është plagosur me 5 plumba mbrëmj...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, është bërë ...
Ditën e sotme Këshilltarët e LSI në Bashki kanë dalë hapur k...
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions po ndeshet ...
Pas akuzës që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bëri kreut ...
Gjendja Civile ka caktuar si afatin e fundit për të regjistr...
Pasi dolën publikisht kundër vendimit të kryebashkiakut të T...
Asamblistë të LDK-së dhe të VetëVendosjes janë përplasur në ...
Mënyra se si u mor vesh rritja e çmimit të ujit, e bëri të d...
Një 68- vjeçar ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga një fato...
Duket se Reforma në Drejtësi po merr formë.Ditën e sotme ësh...
Artistja durrsake Jonida Xherri studente në Akademinë e arte...
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...