Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një nga degët që nxjerr zbuluar me fakte dhe detaje mbushjen e kutive nga Lulzim Basha në 22 korrik është dega e kësaj partie në Korçë dhe në Maliq.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2013 dega e PD Korçë, e përbërë nga degët e sotme Bashkia Korçë dhe Maliq nxori si rezultat, 1130 pjesëmarrës në votimet për kryetar të PD.
Ndërkohë dega e atëhershme e Korçës (Korçë+Maliq) kishte 4 mijë anëtarë. Morën pjesë në votim, rreth 27%. Me zgjedhjen e Bashës dhe pas ndarjes administrative të 2015, dega e Korçës u nda në dy, dega Bashkia Korçë dhe dega Bashkia Maliq.
Dega Maliq ka afërsisht sot rreth 2 mijë anëtarë, kurse dega Bashkia Korçë ka rreth 2.500 anëtarë, pra me shifrat e reja e të Lulzim Bashës, anëtarësia është rritur me rreth 500 anëtarë.
Në 2013 në degën e madhe ku përfshihej Maliqi dhe Korça, votuan 1.130. Në 2017, pasi PD në Korçë dhe në Maliq regjistrojnë minimumin historik prej 28% të totalit të votave në zgjedhjet parlamentare ku bojkoti është masiv dhe PD në degën e vjetër ka një katastrofë elektorale, në zgjedhjet për kryetarin e PD kanë votuar 3.100 vetë, 1.600 në Maliq dhe 1.500 në Korçë.
Maliqi rezulton të ketë një pjesëmarrje, 80%, sipas parimit komunist ?votat tona për armikun?, kutia u mbush nga komisioni, duke manipuluar kështu një rezultat zyrtar. Shifrat e vërteta janë, dega e Maliqit që përbëhet kryesisht nga njësitë administrative, ish komunat e Fushës së Korçës, por edhe nga dy ish komuna malorë të Gorës dhe Moglicës.Për shkak të shtrirjes dhe pamundësisë, por edhe të efektivitetit të listave të anëtarësisë, në Maliq votuan 250 demokratë. Por Gjana e shpalli 1600 vota.
Në bashkinë Korçë, shifra e vërtetë është rreth 3 herë me e vogël se ajo që u shpall. CityNews do të sjellë pamje të plota filmike, pasi kemi monitoruar 100% kohën e votimit, ku duket qartë se edhe në Korçë, kutia është mbushur dhe shifra zyrtare është fiktive.
Të dy degët bashkë, Korça e Maliqi në krahasim me 2013, kanë regjistruar rreth 600-700 votues që janë rreth 40% më pak anëtarësi që votojnë në zgjedhjen e kryetarit dhe jo 3 herë më shumë siç është raportuar pas manipulimit. Pra në 2013 me 4 mijë anatarë kanë votuar 1.100, sot me 4.500 kanë votuar 600-700, vetëmrreth 20% e demokratëve kanë marrë pjesë në votim.
Në vitin 2013 votimet u bënë në ish Bibliotekën e qytetit, ku për ato 1.100 vota atëherë kishte radhë dhe kaos. Megjithëse ishte një ambient i madh kishte shumë vende të fshehta votimi, kjo për shkak të listës së anëtarësisë dhe pjesëmarrjes. Tani në Korçë dhe Maliq ku deklarohet se është votuar dyfishi duhet të kishte shumë herë më shumë pjesëmarrje, por në fakt ndodh e kundërta. Votimet bëhen në seli dhe selia është krejtësisht bosh, përjashto orët e mëngjesit, më pas askush nuk voton më.
CityNews sjellë video ekskluzive me pamje të plota që tregojnë se në Korçë për shumë orë nuk voton askush. Në rast se do të marrim të mirëqenë, shifrën prej 1.500 votash, siç e shpalli PD zyrtarisht, duhet që një votues për të kryer procesin e votimit të konsumojë të paktën 1 minutë.
Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19:00, janë 11 orë, pra 660 minuta, me një minutë për votues, kanë votuar 660 anëtarë.
Në rast se do t?i japim një votuesi 30 sekonda për të votuar, duhej që në selinë e PD, duhet të paraqiteshin 1.320 votues dhe çdo 30 sekonda të hynte një njeri për të votuar.
Në fakt shifra thotë kanë votuar 1.500, por përballë shifrës qëndrojnë filmimet tona ekskluzive që tregojnë që selia e PD në Korçë është bosh. Shifra që pretendohet është tre herë më e lartë, se votat që janë hedhur realisht. Pra për orë të tëra nuk ka asnjë votues që paraqitet. Mjafton numërimi i njerëzve që hyjnë dhe dalin për të pasur shifrën e saktë sasa votues kishim. Në Korçë nuk kanëvotuar më shumë se 400 persona. Shifrën e sakte do ta japim pas numerimit të plotë të njerëzve pë të mos pasur asnjë pasaktësi dhe manipulim.
CityNews do ta faktojë me prova dhe filmime të pakontestueshme, të cilat tregojnë orën dhe sekondat e sakta që nga hapja së qëndrës së votimit dhe një monitorim të plotë me pamje dhe video të ditës së dielë, në një mënyrë tepër të thjeshtë, të cilën nuk e mohon dot askush, sepse mënyra e filmimit është bërë pikërisht në një pozicion, nga ku pajisja që filmonte ishte kontrolluar nga kamera të tjera.
Filmimet janë të vazhdueshme. Deri në momentin kur do ta japim të plotë, sjellim disa momente që kanë të bëjnë me momente specifike, si mesditja, pasditja, apo momenti kur mbyllet procesi i votimit. Video tregon në menyrë ekskluzive, lëvizjet e plota, pra hyrjet dhe daljet në selinë e PD gjatë procesit të votimit. Ky filmim është dëshmia dhe prova më e fortë që tregon se ky proces votimi u manipulua. Basha pretendon se kanë votuar 1.500 demokratë, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.
CityNews më pas do të sjellë të tjera, video dhe filmime që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se sa është realisht pjesëmarrja e votuesve në Korçë. Në kemi filmuar nga një mjet që e parkuam në afërsi të derës së selisë, duke kapur me kamera hyrjen dhe daljen e saj, pra mjafton një kalim i thjeshtë i videos për të parë se sa persona kanë votuar.
Jemi të gatshëm që filmimin e plotë t?ia vëmë në dispozicion edhe komisionit të manipulimit të rezultatit të PD në Korçë, të drejtuar nga të afërm të Andrea Manos dhe Ervin Salianjit, i pari manipuloi shifrën e Korçës i dyti Maliqin.
Mund t?ia ofrojmë edhe Jemin Gjanës, si Mark Abdia i manipulimit në PD dhe një kopje DVD, do t?ia nisim zyrtarisht ish kreut demokrat Sali Berisha dhe më pas do ta publikojmë të plotë, në të gjitha rrjetet sociale, ku qytetarët lehtësisht të bëjnë ballafaqimin, midis rezultatit të shpallur nga manipulimi dhe faktit se sa njerëz kanë votuar në të vërtetë.
CityNews ka kapur Lulzim Bashën dhe ushtarët e tij, duke manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në PD. 3 muaj në çadër për votën e lirë dhe më pas Lulzim Basha i bën gjëmën Partisë Demokratike, duke i gënjyer militantët dhe anëtarët e saj publikisht me deklarimin se kanë votuar 60 mijë demokratë, në fakt e vërteta është krejt ndryshe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë votuar as 20 mijë të tillë dhe Lulzimi është tashmë i akuzuar për mashtim dhe manipulim të votatave të demokratëve./CityNews
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Devollit, ku një...
Pas dëshmisë së dhënë nga mamaja e adoleshentes ruse, Ksenii...
Në dëgjesën e rradhës të kryeministrit Edi Rama, në qytetin ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, konkr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.Një i ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot dëgjesën e rradhës me...
Një incident ka ndodhur gjatë dëgjesës së Edi Ramës në Shkod...
Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevo...
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e e djeshme ...
Partia Demokratike formalizoi zyrtarisht një garë fiktive pë...
Nëna e njërit prej viktimave të 9 janarit në Shkodër ka ngri...
Emrat e deputetëve të legjislaturës që janë ende në detyrë ...
Arrestohen 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga p...
“Pasi e udhëhoqi Partinë Demokratike drejt një humbjeje të p...
Dy operacione droge në Dibër dhe Gjirokastër kanë bërë që të...
Tatiana Kulagina, nëna e vajzës ruse Kseniia Roik që humbi j...
Ditën e sotme në Portin e Durrësit nuk janë lejuar që të hyj...
Kryeministri Rama me bashkëshorten e tij Lindën dhe Zahon e ...
Policia e Tiranë ka arrestuar burrë e grua, banues në kryeqy...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...