Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevojën e reflektimit të çdo demokrati për të kuptuar se kriza e Partisë Demokratike, jo vetëm nuk është zgjidhur, për është thelluar akoma më shumë. Ne vijojmë të jemi të bindur se edhe sikur të kishte qenë një proces shumë korrekt në aspektin teknik, ajo nuk do të kishte qenë kurrësesi një garë, sepse mungonin garancitë më minimale që anëtarët e Partisë Demokratike të votonin lirisht për alternativën më të mirë.
Por e keqja është se as konkurrim me Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit nuk pati. Pamjet e rënda të personave që votonin nga 2, 3 apo më shumë herë kanë bërë tashmë xhiron e Shqipërisë dhe të botës. Ato janë të mjaftueshme për të treguar se ajo që ndodhi më 22 korrik vetëm me zgjedhjet nuk kishte lidhje. Mbushja e kutive ka qenë një fenomen masiv në çdo qendër votimi, që do të thotë se rezultati i votimit nuk përputhet fare me votën e demokratëve dhe kjo e bën dyfish më të kompromentuar pozicionin e Lulzim Bashës, i cili pretendon se është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.
Tanimë ai ka në kurriz jo vetëm përgjegjësinë e humbjes së 25 qershorit dhe të farsës së 22 korrikut, por edhe të trukimit banal dhe brutal të kësaj të fundit. Lulzim Basha nuk kishte asnjë merak, sesa vota do të merrte rivali i tij falso, por ai kishte vetëm një problem, të rriste me çdo çmim pjesëmarrjen e votuesve. E cila do t’i shërbente në radhë të parë për të dëshmuar se Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike nuk është shumicë, pasi ne kishim bërë thirrje për ta refuzuar farsën e 22 korrikut. Por edhe për të treguar se demokratët nuk e kishin përjetuar shumë keq humbjen e 25 qershorit dhe se ata ia kishin falur shumë shpejt kryetarit të tyre atë.
Këto kanë qenë arsyet që votimet e së shtunës në PD prodhuam atë rezultat qesharak, i cili nuk përfaqëson aspak vullnetin e anëtarëve të Partisë Demokratike, por vetëm dëshirën e Lulzim Bashës për t’u paraqitur i fortë, në kulmin e rënies së karrierës së tij politike. Në krahasim me 4 vjet më parë, kur kishte vërtetë një garë reale mes kandidatëve, dhe askush nuk e dinte se si do ta drejtonte ai partinë,
Lulzim Basha mori të shtunën 20 mijë vota më shumë, ose mbi 50 përqind, ndërkohë që vinte pas humbjes më të thellë në histori të PD.
Ka shumë prova që dëshmojnë manipulimin masiv me votat e demokratëve më 22 korrik. Me siguri që ditët në vazhdim do të sjellin dëshmi të reja, sepse përmasat e fenomenit dhe arroganca e të porositurve për ta çuar në vend urdhërin ka qenë ekstreme. Tashmë është e qartë për të gjithë se mirë që nuk kishte garë, por edhe vetë farsa u manipulua.
Dhe pyetja është a e zgjidh kjo krizën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, pas humbjes katastrofike të 25 qershorit? Kurrësesi, jo. Koha na dha të drejtë shumë shpejt, sepse ndodhi gjithçka siç e patëm paralajmëruar. Në deklaratat e djeshme të dy kandidatëve në farsë nuk ishte e lehtë të dalloje se kush ishte më i gëzuar, ai që kishte humbur, apo ai që kishte fituar. Por kjo nuk ka shumë rëndësi tani.
Demokratët nuk u lejuan dje të shprehen se si e duan të ardhmen e partisë së tyre. Në radhë të parë se Lulzim Basha pengoi garën. Por jo vetëm kaq.
Edhe ata demokratë që zgjodhën të votojnë të shtunën, dhe ishin në të drejtën e tyre ta bënin, u fyen rëndë dhe u poshtëruan, sepse vota e tyre u shumëfishua, përmes mbushjes së kutive dhe provesverbaleve. Tani ne kemi një problem shumë të madh legjitimiteti dhe kjo e bën edhe më të pashpresë perspektivën që kemi përpara.
Sipas nesh, mbajtja e përgjegjësive, analiza serioze dhe pastaj gara e drejtë e barabartë, është e vetmja recetë shërimi për Partinë Demokratike. Ne do të luftojmë fort që këto standarte të arrihen sa më shpejt, sepse lëvizja jonë ka vetëm një qëllim, mbajtjen bashkuar dhe ringritjen e forcës sonë politike. Natyrisht, kjo nuk mund të ndodhë, as nën mëshirën dhe as në dëshirën e Lulzim Bashës. Ne jemi të hapur që të punojmë me çdo anëtar të Partisë Demokratike, dhe me atë vetë, por kurrësesi me statusin e “atyre që kanë humbur rrugën”, sepse përfaqësojmë shumicën e demokratëve, të cilët janë të lënduar nga humbja e 25 qershorit dhe nga farsa e 22 korrikut.
Ne nuk do t’i marrim kujt leje për të shkuar në shtëpinë tonë dhe do të hyjmë pa trokitur gjithmonë atje edhe sikur derën ta gjejmë të mbyllur. Partia Demokratike është aset kombëtar, por ajo në radhë të parë është pasuria e mijëra demokratëve, të cilët janë edhe aksionerët e ligjshëm të saj. Ata dhe vetëm ata do t’i dalin zot investimit të tyre për të caktuar se kush dhe si do t’i udhëheqë në të ardhmen, në mënyrë që shumë shpejt të përballemi dhe ta mundim kundështarin tonë politik. Por që kjo të ndodhë, ata duhet të jenë të lirë të vendosin./CityNews
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e e djeshme ...
Partia Demokratike formalizoi zyrtarisht një garë fiktive pë...
Nëna e njërit prej viktimave të 9 janarit në Shkodër ka ngri...
Emrat e deputetëve të legjislaturës që janë ende në detyrë ...
Arrestohen 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga p...
“Pasi e udhëhoqi Partinë Demokratike drejt një humbjeje të p...
Dy operacione droge në Dibër dhe Gjirokastër kanë bërë që të...
Tatiana Kulagina, nëna e vajzës ruse Kseniia Roik që humbi j...
Ditën e sotme në Portin e Durrësit nuk janë lejuar që të hyj...
Kryeministri Rama me bashkëshorten e tij Lindën dhe Zahon e ...
Policia e Tiranë ka arrestuar burrë e grua, banues në kryeqy...
Ditën e sotme, ish Kryeparlamentari dhe ish Kryetari i Lëvi...
Kryeministri i vendit, teksa ka uruar, si çdofillimjavë, qy...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e hën...
Kanceri është sëmundje shumë e rëndë. Madje edhe format e zb...
Gjate gjithë kësaj jave do mbizotërojë bashkëpunimi dhe komu...
Merkuri do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj dite ne jet...
Këngëtari i njohur shkodran, Frederik Ndoci, ka ironizuar fo...
Një tragjedi është shmangur në një plazh të Italisë, ku prot...
Çdo vit që kalon duket se shton më shumë dhimbjen e demokrat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...