Drogë e madhe në shtratin e lumit/Vlonjatët "lënë pa fjalë" policinë, çfarë u zbulua (Video)
Policia e Vlorës vijon operacionin masiv antidrogë në të gji...
?Pjesa më e madhe e kërkesave të shqiptarëve për azil në Francë refuzohen pasi janë të pajustifikuara?.
Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Pas takimit që Bushati ka zhvilluar me ministrin francez, të dy kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Për këtë situatë të krijuar, ministri i Brendshëm i Francës ka deklaruar se do të vizitojë Shqipërinë pas tre muajsh, për të bërë një bilanc të masave që shteti shqiptar do të marrë për të reduktuar emigrimin e paligjshëm në Francë dhe kërkesat për azil, shkruan “Panorama”.
Ndërkohë që një vit më parë, ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka hedhur idenë e rivendosjes së vizave për Shqipërinë, pasi numri i emigrantëve shqiptarë po bëhej i papërballueshëm. Gjatë konferencës për shtyp, ministri Bushati ka prezantuar një plan masash, të cilat, sipas tij, do të japin rezultat në tre muaj. Ai ka kërkuar mbështetjen e Francës për procesin e hapjes së negociatave me BE-në.
GERARD COLLOMB, MINISTËR I BRENDSHËM I FRANCËS:
Ky takim i sotëm u zhvillua pas një bisede telefonike që pata javën e kaluar me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Siç e dini, që prej vitit 2010, shqiptarët mund të lëvizin për qëndrime të shkurtra në vendet e BE-së pa pasur nevojë për viza.
Kjo masë kontribuoi sigurisht në afrimin e Shqipërisë me BE-në, por fatkeqësisht ne konstatojmë gjithashtu se pikërisht që prej vitit 2010 kemi një rritje të vazhdueshme dhe të theksuar të emigracionit shqiptar ilegal drejt territorit francez, shoqëruar kjo me një rritje të lartë të kërkesave për azil nga ana e shqiptareve që vijnë në Francë.
Një pjesë e madhe e këtyre kërkesave për azil refuzohen nga Franca, sepse janë të pajustifikuara. Tema e takimit tonë të sotëm ishte të studionim mjetet për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij fenomeni të emigracionit të parregullt të shqiptarëve në Francë; me këtë rast dua të përshëndes zotin ministër shqiptar të Punëve të Jashtme dhe zonjën zëvendësministre të Punëve të Brendshme të Shqipërisë për iniciativën që ju keni ndërmarrë për të më paraqitur një plan me aksione që synojnë që brenda një hapësire kohore prej tre muajsh, ashtu siç është fiksuar me kryeministrin tuaj, ju të arrini rezultate konkrete në luftën kundra emigracionit të parregullt.
Franca ju inkurajon në këtë plan dhe ne jemi të gatshëm t?ju mbështesim për të përforcuar kontrollet në kufi, në mënyrë që të ulim ndjeshëm flukset e këtij emigracioni të parregullt e veçanërisht të minorenëve të pashoqëruar; mund t?ju mbështesim po ashtu për të luftuar kundra dokumenteve false. Kemi shkëmbyer, pra, mendime për këtë plan aksionesh gjatë bisedës sonë.
Ne duam të bëjmë një bilanc të masave që ju na keni propozuar dhe të impaktit të tyre me rezultatet konkrete brenda tre muajve të ardhshëm. Unë do të vij vetë në Tiranë pas tre muajsh për të bërë bilancin e këtyre masave që ju do të keni vënë në zbatim. E theksoj, është e rëndësishme që të kemi rezultate konkrete, domethënë një ulje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë në situatë të parregullt në territorin francez. Mbi bazën e angazhimeve që u morën sot nga autoritetet shqiptare, dua të jem besimplotë se rezultatet bindëse do të arrihen dhe dua të falënderoj gjithë pjesëmarrësit e delegacionit shqiptar për punën e kryer sot.
DITMIR BUSHATI, MINISTËR I JASHTËM I SHQIPËRISË:
Ju falënderoj, zoti ministër Collomb, për mikpritjen dhe mundësinë që na dhatë sot për të bashkëbiseduar për një temë, e cila, siç e thatë dhe ju vetë, është një sfidë për Francën dhe Shqipërinë, sepse ka lidhje me emigracionin e paligjshëm, një fenomen që qeveria e Kryeministrit Rama është e vendosur për ta luftuar.
Siç u tha dhe nga ministri Collomb, ne sot dorëzuam një plan veprimi, i cili ka dy objektiva kryesore: së pari, për të reduktuar ndjeshëm numrin e shqiptarëve, të cilët kanë abuzuar me lirinë e lëvizjes, duke qëndruar në territorin francez jashtë rregullave dhe së dyti, për ta demotivuar këtë fenomen dhe sidomos për të luftuar rrënjët e këtij fenomeni së bashku.
Gjithashtu ramë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, aq më tepër që tani Franca dhe Shqipëria janë partnere strategjike me dokumentin që kemi firmosur në pranverën e këtij viti këtu në Paris dhe në këtë kontekst, së shpejti në Tiranë, krahas vizitës suaj që ne e mirëpresim, do të kemi dhe stacionimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme të Francës për të na ndihmuar së bashku me autoritetet shqiptare, në mënyrë që ky fenomen të luftohet në mënyrë efektive.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për sa u përket të drejtave dhe detyrimeve tona, aq më tepër që Shqipëria, së bashku me vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, janë pjesë e vijës së parë të Shengenit dhe jemi të vendosur që të punojmë në mënyrë të përditshme së bashku; në tre muajt në vijim do të kemi bilancin e parë, kur do kemi dhe takimin e radhës, ku do të fillojmë të diskutojmë besoj dhe për çështje të tjera të mprehta, të cilat sot për sot përbëjnë shqetësim për arkitekturën e sigurisë europiane, ku Franca dhe vendi ynë në Europën Juglindore kanë një rol për të luajtur;
së fundi do të dëshiroja t?ju falënderoja për gatishmërinë që na treguat për të na mbështetur jo thjesht me asistencë teknike, por dhe logjistike, krahas vullnetit të qartë politik që Franca ka dëshmuar në procesin e vështirë të reformave që kemi ndërmarrë gjatë këtyre viteve dhe në mbështetjen që na keni dhënë në procesin për integrimin europian, aq më tepër që vendi ynë pret të ulet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim.
Policia e Vlorës vijon operacionin masiv antidrogë në të gji...
Kreu i Drejtorisë së Hetimit Tatitor në Tiranë, Ervin Hoxha,...
Ashtu si çdo fundjavë, edhe dita e sotme është kthyer në mak...
Kryeministri ka uruar qytetarët këtë të diel me pamje nga qy...
Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar me tone të ashpra fitor...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë edhe këtë të diel mesazhi...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka kom...
Lulzim Basha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike edhe ...
Ditë harmonike dhe e mbushur me surpriza të këndshme kjo e s...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Në Kosovë, njohës të zhvillimeve politike dhe të sigurisë e ...
Partia Demokratike ka bërë publike shifrat e pjësmarrësve në...
Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi tha se me zgjedhjet e...
Demokratët në mbarë vendin votuan ditën e sotme për zgjedhje...
Procesi i negocimit në mes LVV-së dhe LDK-së nuk është aspak...
Një operacion i madh policor po zhvillohet mbrëmjen e sotme ...
Mbrëmë në fshatin Kosuriq të Pejës, janë gjetur të vrarë dy ...
Partia Demokratike ka publikuar të dhënat përfundimtare pas ...
Një listë me identitetet e njëqind e shtatëdhjetë e tre mil...
Partia Demokratike votoi sot për kreun e ri të partisë për k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...