Foto/ Zjarri “nxjerr” me urgjencë në terren ministrin e Brendshëm
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pak më parë kodrat e...
Megjithëse Basha është para një rizgjedhjeje të sigurtë pa garë brenda PD-së, ka disa të vërteta që duhen thënë në lidhje me sundimin e tij.
Ka një mijë arsye pse Basha nuk duhet të jetë kryetar i PD. Ai erdhi në krye të PD me premtimin për të bashkuar të gjithë frontin e djathtë dhe po mbyll mandatin duke përçarë edhe vetë Partinë Demokratike. Ai e ktheu këtë parti nga një familje politike në një biznes familjar. Ai përbuzi për 4 vite me radhë simbolet historike të PD si dhe çdo forum të saj (edhe pse i zgjodhi vetë siç desh).
Ai nuk fitoi një betejë të vetme në krye të PD dhe i çoi mbështetësit e djathtë në një dështim dhe dëshpërim katastrofik. Ai i kërkoi aleancë çdo lloj soj sorollop elementi, por kurrë një herë nuk bëri një aleancë më zgjedhësit e PD. Ai flirtoi herë më mbështetësit e tij privatë, herë me LSI e herë me PS, gjithmonë në kurriz të PD dhe vetëm për përfitim personal. Ai ia doli të kthente të parën forcë politike pro-perëndimore, në një parti politike në konflikt të hapur me perëndimin e vlerat e tij.
Po, po? Ka plot arsye pse ai në krye të PD është i dëmshëm. Por përtej faktit që ai është një personazh që tenton të gënjejë edhe veten para pasqyrës, përtej faktit që, megjithëse drejtues i PD, ai ka patur e ka axhendë krejt të ndryshme nga PD, përtej faktit që nuk ka asgjë perëndimore në metodën e tij të sundimit të partisë apo të ushtrimit të funksioneve publike, sot ka një aryse edhe më madhore për mbështetësit e PD për ta konsideruar një kërcënim Bashën në rizgjedhjen e tij si kryetar në një pseudo garë tashmë të paracaktuar.
Por e keqja më e madhe që i vjen PD-së nga sundimi Basha është fakti që ai, brenda PD-së, është garanti i vetëm i marrëveshjes okulte me Ramën. Pa asnjë princip politik, pa asnjë moral, pa asnjë përfitim politik për vendin dhe për PD, Basha këputi një pazar që e vendos PD-në në pozitat e një opozite me ?leje? nga qeveria. Shërbimi më i madh që Basha po i bën Rilindjës është përçarja, lodhja, frustrimi i mbështetësve të PD. Qartazi edhe sot axhenda e Bashës është në konflikt me axhendën e PD.
PD, që të mos asgjesohet ka nevojë që të drejtohet. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i duhet ta sundojë PD-në. PD që të mos asgjesohet ka nevojë të bashkohet. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i duhet që ta përçajë. PD që të mos asgjesohet ka nevojë për kauza të vërteta. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i duhet të braktisë kauzat e vërteta. PD që të mos asgjesohet ka nevojë të jetë e vërtetë dhe e besueshme. Për të garantuar paktin/pazarin Bashës i mjafton të jetë vetvetja në përbetimet e rreme për të ?hapur partinë?, për ?rolin e anëtarësisë? etj.
Ky konflikt justifikon logjikisht veprimet prej anadollaku të kryetarit formal te PD. Kjo justifikon edhe valën e paguar të sharjeve, fyerjeve dhe thirrjeve për përzënjen e kritikëve nga partia, me qëllim ?pastrimin? e partisë nga kritikët e ?udhëheqësit të lavdishëm (?I)?. Përbetimet për besnikëri ndaj sundimtarit japin një tablo të zymtë për të ardhmen e kësaj partie.
Sot PD është në një ditë të keqe, jo sepse janë shtuar zërat kritikë ndaj sundimit Basha, por sepse është shtuar arroganca e sundimit Basha. Nuk i vjen e keqja PD-së nga kritikat, qofshin ato edhe të rënda, për sa kohë janë të vërteta. Madje i vetmi problem që i vihet përballë, jo pa të drejtë, kritikëve të Bashës është mosngritja e
zërit më herët. Në fakt këtu, për ndershmëri argumenti, duhet thënë diçka që kritikët e Bashës nuk e kanë shumë për zemër ta pohojnë. Dekadenca e sundimit të sotshëm nuk ka filluar me Bashën, vetëm po kulmon me të. Nuk mund të mohohet që këtij fenomeni të sundimit dekadent që PD po përjeton sot, i është hapur (madje i është pastruar) rruga nën drejtimin dhe bekimin e Berishës.
Nuk dua të besoj se ai nuk e ndjen përgjegjësinë për këtë, por kjo nuk ia zvogëlon dot këtë përgjegjësi. Nuk arrij dot të besoj gjithashtu që Berisha nuk është influent në zhvillimet e brendshme të PD, por fatkeqësisht jam i kufizuar të kërkoj përgjegjësinë institucionale për katastrofën elektorale të PD, por edhe për dështimin me qëllim të proceseve të brendshme politike, tek drejtimi formal i partisë.
Sot është e rëndësishme që atyre që u dhëmb me të vërtetë PD-ja (jo atyre që kanë bërë thjesht llogaritë e mbijetesës në sajë të ymrit që jep sundimtari), t?u bëhet e qartë e keqja që sot i vjen PD-së nga ky sundim anadollak. Sot mund të jemi në një ditë të keqe, por që edhe e nesërmja mos të jetë e tillë, e vërteta duhet thënë të paktën sot.
Dukshëm, Lulzim Basha, me 18 Maj, ka bërë një pazar përmbajtja dhe qëllimi i të cilit nuk është bërë ende publik. Por tashmë është edhe më e qartë që ai këtë pakt nuk e ka paguar me humbjen e 25 Qershorit. Ai këtë pakt/pazar do ta ?paguajë? duke ia garantuar ortakut në pazar sundimin e PD, përçarjen e saj, duke ia garantuar ta bëjë PD-në të pavërtetë dhe të pabesueshme si vetja, dhe mbi të gjitha, do e paguajë duke ia garantuar humbjen e kauzës opozitariste të PD./CityNews
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pak më parë kodrat e...
Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Firence për...
Ditën e sotme demokratët u janë drejtuar kutive të votimit p...
Lulzim Basha, njeriu i cili për tre muaj u ngujua në çadër m...
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka ...
Ish-kryetarja e Kuvendit si edhe një nga zërat më kritikë të...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë intervistë...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në vijim të bisedës...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është e ftuar në ...
Polica zvicerane, bazuar në një informacion paraprak, ndaloi...
Një zjarr ka rënë në nënstacionin elektrik të Rubikut, i cil...
Kristian Bujaj, 26 vjeç dhe Klaudio Doroftei, 25 vjeç u dënu...
Plazhistët në Plazhin San Benedetto afër Brindizit i telefon...
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në ak...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirër kodrat e fshati...
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 3 persona si edhe p...
Në kuadër të hetimeve për vdekjen e 15-vjeçares ruse ditën e...
Në një kohë kur kanë kaluar rreth 8 orë nga procesi i votimi...
“Zgjedhjet” në PD që po bën Basha sot të ngjajnë shumë me “z...
Jam shumë i sigurt se shumica prej jush janë demokrate dhe d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...