Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Avokatja ruse,Natalia Veselnitskaya ,që u takua me Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerika, pasi babai i këtij të fundit kishte marrë nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, me vite të tëra si klient kishte pasur edhe shërbimin rus të sigurisë, FSB. Kjo dëshmohet nga dokumentet ruse të gjykatave, të publikuara nga “Reuters”.
Këto dokumente tregojnë se avokatja, Natalia Veselnitskaya, kishte përfaqësuar me sukses interesat e FSB-së në një proces ligjor rreth pronësisë ndaj një prone në Moskën veriperëndimore, midis viteve 2005 dhe 2013.
FSB-ja, pasuese e shërbimit sovjetik KGB, kryesohej nga Vladimir Putin, para se ai të bëhej president i Rusisë. Nuk ka asnjë sugjerim se Veselnitskaya të jetë punëtore e qeverisë ruse, apo e shërbimeve të inteligjencës, dhe ajo ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me Kremlinin. Por, fakti që ajo përfaqësoi FSB-në në një rast gjyqësor, mund të ngrehë pyetje në mesin e disa politikanëve amerikanë.
Hakimi i zgjedhjeve nga FSB
Administrata Obama sanksionoi FSB-në vitin e kaluar për atë që tha të kishte qenë roli i saj në hakimin e zgjedhjeve, gjë që u mohua menjëherë nga Rusia, derisa kryesuesi republikan i Senatit, Charles Grassley, shtroi pyetjen si ishte lejuar Veselnitskaya që të hynte në SHBA. Veselnitskaya nuk është përgjigjur në pyetjet e Reuters-it, të dërguara me email, në lidhje me punën e saj për FSB-në, e as kjo e fundit nuk u përgjigj në një kërkesë për koment. Reuters nuk qe në gjendje që të gjente të dhëna se kur dhe nga kush ishte ngritur padia, e cila daton që nga viti 2003, por dokumentet e apelit tregojnë se në këtë proces ishte përfshirë “Rosimushchestvo”, Agjencia federale ruse e pronësisë qeveritare. Veselnitskaya dhe kompania e saj, “Kamerton Consulting” përfaqësuan ‘njësitin ushtarak 55002’ në procesin pronësor, tregojnë dokumentet.
Një listë publike e entiteteve ligjore të Rusisë tregon se FSB, Agjencia ruse e brendshme e inteligjencës, kishte themeluar njësitin ushtarak, adresa ligjore e të cilit qëndron prapa selisë së vet FSB-së. Reuters nuk qe në gjendje që të zbulonte se mos Veselnitskaya kishte punuar edhe raste të tjera për FSB-në, apo që të konfirmonte se kush gjendet tani në ndërtesën që ishte në qendër të këtij procesi. I biri i madh i presidentit Donald Trump mezi priti që të takohej me Veselnitskayan në qershor të vitit 2016, meqë i kishin thënë se ajo ishte një avokate qeveritare ruse, e cila mund të kishte informata të dëmshme rreth rivales së të atit të tij, demokrates Hillary Clinton, gjë që merret vesh nga e-mailat e publikuar nga Trump Jr. Megjithatë, Veselnitskaya është shprehur e gatëshme që të dëshmojë në Kongresin e SHBA-së, , me qëllim largimin e asaj që ajo e ka quajtur “histeri masive” rreth takimit të saj me Trump Jr., ndërkohë që Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, ka deklaruar se “ajo nuk ka asgjë të bëjë me ne”.
Zhvillimet politike më të rëndësishme të kësaj jave kanë qen...
Policia ka arrestuar tre punonjës të Tatimeve dhe dy inspekt...
Megjithëse Basha është para një rizgjedhjeje të sigurtë pa g...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pak më parë kodrat e...
Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Firence për...
Ditën e sotme demokratët u janë drejtuar kutive të votimit p...
Lulzim Basha, njeriu i cili për tre muaj u ngujua në çadër m...
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka ...
Ish-kryetarja e Kuvendit si edhe një nga zërat më kritikë të...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë intervistë...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në vijim të bisedës...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është e ftuar në ...
Polica zvicerane, bazuar në një informacion paraprak, ndaloi...
Një zjarr ka rënë në nënstacionin elektrik të Rubikut, i cil...
Kristian Bujaj, 26 vjeç dhe Klaudio Doroftei, 25 vjeç u dënu...
Plazhistët në Plazhin San Benedetto afër Brindizit i telefon...
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në ak...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirër kodrat e fshati...
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 3 persona si edhe p...
Në kuadër të hetimeve për vdekjen e 15-vjeçares ruse ditën e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...