“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Ish ministri i Financave dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ka folur ditën e sotme në takimin e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij, direkt nga salla e Akademisë së Arteve Ridvan Bode, zbuloi arsyen e humbjes së PD si dhe foli për shansin e humbur me përgjegjës kryesor Lulzim Bashën.
Një nga arsyet kryesore që çoi në humbjen e PD, sipas Bodes, është mosshpërfillja e anëtarësisë dhe sjellja e Lulzim Bashës, ku çdo vendim dhe për çdo gjë e bëri kryetari. Në fund të fjalës së tij, Bode u shpreh i bindur që demokratët do të ngrihen të gjithë dhe PD do kthehet si më parë.
Më poshtë fjala e Ridvan Bodes:
“Ka 4 javë që një grup drejtuesish të PD, të rritur me simbolet e PD, adresuam një kërkesë publike ndaj Lulzim Bashës për një nevojë të thellë të Partisë Demokratike. Kjo kërkesë kishte të bënte me një platformë të domosdoshme për PD. Partia Demokratike dhe e djathta u përball me humbjen më të thellë që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk bëhet fjalë për një humbje që vjen nga pushteti, por për një ndrydhje që vjen nga opozita. Thellimi i humbjes kërkonte reflektim. Së dyti ne e dinim që kishte nevojë për një reflektim të gjerë. Të gjitha këto na bëjnë që të kërkojmë në mënyrë publike Lulzim Bashës: Hap debat. Më lejoni të kap një çështje që neve na dhemb, si ka mundësi që ne shteruam, a është kjo një akuzë e pabazë mendoj se jo. Ne nuk mundëm dot si PD që edhe në ditët më të vështira të vendit, të japim një ofertë politike për qytetarët shqiptarë. Përballë mungesës së ofertës, oferta e presionit dhe parasë e kishte shumë të lehtë për të fituar. Nesër na u tha se do të jenë 103 mijë anëtarë që do të votojnë. Si ka mundësi që mes 103 mijë anëtarë nuk gjetëm komisonerët e duhur, por ia adresuam kundërshtarit. 103 mijë anëtarët e PD, janë fuqi e papërballueshme për kundërshtarin tonë, janë 103 mijë emra për të cilët flitet kur vjen koha për të zgjidhur kryetarin. Pse vallë demokratët nuk shkojnë të jenë komionerë apo votues, si ka mundësi që neve na u shitkan në mënyrë masive votuesit dhe kundërshtarit iu blikan votuesit. Ku janë strukturat tona. E gjithë kjo ndodh për disa arsye, e para është shpërfillja e anëtarësisë, nëse ne nuk përfillim në opozitë anëtarësine e PD, vaj medet çdo të kemi kur të jetë në qeveri. Pse nuk gjetëm dot 13 mijë numërues, komionerë, vëzhgues, por ia deleguam kundërshtarit politik që mos ta i vidhte LSI apo PDIUI. 4 vjet Kryesia e Partisë është mbledhur vetë 3 herë. Urdhrat ishin të kryetarit, rregullat nuk ekzistonin më, të gjitha ishin të kryetarit, Lista ishte e kryetarit, aq sa kandidatët për deputetë kishin turp të thonin jemi kandidatë të PD, thonin jemi të kryetarit, edhe çadra ishte e kryetarit. Kjo ishte filozofi pune për të mospërfillur asnjë njeri dhe për të vendosur vetë. Kapaciteti elektoral i PD u dobësua ndjeshëm se 4 vjet më parë, u përjashtuan figura kryesore të PD, askush nuk do të mund të kandidonte pas urdhrit të kryetarit. Të gjitha këto janë aspekte të dobësimit të strukturës së PD, ishte koha që në këto zgjehdje të kapërcehej ky hendek, duke kërkuar ndjesë. Brenda qendrës u braktisën degët, nuk u dhnë fonde, nuk u pagua askush, nuk u ngritën grupe pune. Në katin e dytë janë 30 djem dhe vajza që s?kanë lidhje me PD, ata thjesht punojnë në mënyrë të paligjshme, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite për të gjithë ne që jemi këtu. Një ushtri i e tërë, njëlloj si Pallati i Endrrave, kjo është arsyeja pse kemi rënë kaq shumë. Edhe qarkullimi i elitave është një arsye. Kishte mundësi që brenda përmbrenda të bëhej qarkullimi i elitave. Kundërshtarë të bazhdueshëm të PD për t?u ngritur në krye. Të gjitha këto bënë që PD të humbë peshën e saj. Kishim mundësinë, shansin e humbur, dita e nesërme është një stacion që na bën të dëshpërohemi edhe më shumë, unë jam i bindur që demokratët do të gjejnë forca për ta ngritur PD”./ CityNews
Parlamenti i Moldavisë kërkoi sot tërheqjen e trupave ruse n...
Zëdhënësi për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer ka d...
Në Shqipëri drejtuesi i Partisë Demokratike Lulzim Basha po ...
Në këto momente pritet të nisë takimi i Lëvizjës për Ringrit...
Pak ditë pasi u publikuan fotot intime me ish të dashurën, S...
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Tre ishujt në Ksamil, ku një e ...
Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka reaguar ditën e sotme p...
Një zjarr masiv ka përpirë një zonë të konsderueshme pyjore...
Një debat publik përmes rretjeve sociale ka shpërthyer sëfun...
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë sagën e sakrificave të em...
Partia demokratike është para një votimi për kryetarin e saj...
CityNews ditën e sotme publikoi fletën e votimit të PD ndërs...
Nesër është afati i fundit, ku maturantët duhet të plotësojn...
“Taulanti kërkon në motër” njihet si pjesë e kinematografisë...
Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e sht...
Kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri zhvilloi një bashk...
Presidenti në ikje i Shqipërisë, Bujar Nishani, vetëm tre di...
Aktori i njohur Agron Llakaj përmes një bisede fiktive, por ...
Humbja katastrofike e Partisë Demokratike, e cila rezultoi ...
Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...