Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një debat publik përmes rretjeve sociale ka shpërthyer sëfundmi mes deputetes së LSI, Silva Caka dhe deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.
Deputetja e LSI, Silva Caka ka qenë e para, ajo që e ka nisur këtë debat publik, ku përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, i ka ?tërhequr? vëmendjen deputetit Blendi Klosi.
Menjëherë më pas, deputetja e PS, Ermonela Felaj, duke i kthyer përgjigje Cakajt ka dalë në mbrojtje të Blendi Klosit.
Nuk ka vonuar pas kësaj as kundërpërgjigja e Silva Cakajt, e cila i ka kërkuar publikisht Felajt të mos bëhet suflere e Klosit.
Shihni më poshtë debatin publik të tyre:
Postimi i depuetets Silva Caka:
Një tërheqje vëmendje për Blendi Klosin.
Dje, gjatë një takimi, Z. Klosi bazuar në një shqetësim të drejtë, të ngritur nga një volejbolliste e ekipit të qytetit të Kuçovës, është shprehur se “do të organizojnë një lojë proteste në rrugë, ku ai do të jetë pjesë e kësaj loje protestë, me qëllim ‘tërheqjen e vëmendjes’ dhe rritjen e ndërgjegjësimit, se terrenet sportive për të rinjtë nuk janë kërkesa luksi”.
Parimisht, unë jam shumë dakord me Z. Klosi dhe njësoj si ai mendoj që terrenet sportive për të rinjtë jo vetëm që nuk janë kërkesa luksi, madje në qytete të tilla, ku mundësitë e të rinjve për argëtim dhe zhvillim potencialesh janë minimale, duhet një ndërhyrje urgjente nga çdo instancë shtetërore, vendore apo qendrore, për të ndërtuar këto ambjente.
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtyre terreneve janë kompetencë e bashkive dhe bashkia e Kuçovës deri përpara zgjedhjeve që lamë pas, nuk ka ndërtuar asnjë terren të ri sportiv.
Me të drejtë shumëkush do të pyesë pse?
Të bëj me dije Z. Klosi (edhe pse e di që ti e di), se Bashkia e Kuçovës është një nga bashkitë më të diskriminuara përsa i përket investimeve. Arsyen besoj e dini më mirë se unë!
Çdo vit buxhetor, që prej vitit 2015, në ndarjen e fondeve të tepsisë vendore, deputetët aktualë të këtij qarku, por edhe ju që kishit në plan të kandidonit në këtë qark, u kujdesët maksimalisht që shumica e fondeve t’i shkonte bashkive “tuaja”. Bashkia e Kuçovës ishte e “atyre të LSI-së” dhe sigurisht, në gjykimin tuaj nuk meritonte të merrte fonde.
Ju kujtoj, që nga shtatori i vitit 2015 e deri në fundin e vitit 2016, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte për të përfituar investime, në kuadër të të ashtuquajturës “Rilindje Urbane” dhe nga qeveria ka marrë 0 (zero) Lek për investime. Kjo 0 (zero) ka qënë po aq e madhe sa ajo që morrët në Trieste!
Bashkia e Kuçovës, ka investuar për ruajtjen e traditës së mirë sportive të këtij qyteti, por ka investuar nga fondet e veta, rreth 10.000.000 Lek. Këto fonde siguruan:
– ngjitjen në Kategorinë e Parë të Ekipit të Futbollit “Naftëtari”;
– shpalljen Kampion Kombëtar të Ekipit të Shahut “Naftëtari; si dhe
– mirëmbajtjen e 2 terreneve sportive në Kuçovë dhe 1 terreni sportiv në njësinë administrative të Kozares.
Shumë më shumë duhet të kishin bërë… nëse deputetët tuaj nuk do t’ia mohonin fondet!
Të vetmet fonde që ka marrë kjo bashki, kanë patur si destinacion investimet minimale dhe jetësore për banorët, pa të cilat vështirë se do të mbijetonte ky qytet. Nuk janë investime as pagat e punonjësve të bashkisë, as rikonstruksionet minimale të rrugëve rurale e as rikonstruksionet e kopshteve, çerdheve, shkollave apo fondet për zjarrfikëset.
Investime janë ato 8 milionë ? që çuat në Urë Vajgurore, meqë ishte bashkia “juaj” dhe meqë drejtuesja e bashkisë ishte “shoqja” juaj. Për këto duhet të interesohesh Z. Klosi, ku kanë shkuar gjithë këto para, të cilat janë shumë për një bashki si ajo e Urës Vajgurore, që nuk krahasohet as për nga popullsia, as për nga resurset e as për nga nevojat për investime, me bashkinë e Kuçovës.
Të vetme fonde që përfitoi Bashkia e Kuçovës me destinacion sportin janë 22.000.000 Lek, që qeveria e lëshoi dorën pak javë përpara zgjedhjeve, me qëllim justifikimin tek banorët, që kishit bërë “diçka” për sportin.
Megjithatë, sjellja e këtyre fondeve, u pasua me presion dhe mbyllje të disa bizneseve nga ekipi juaj elektoral në këtë bashki, pasi mesa duket ju pëlqen të zbatoni parimin “merr nga një xhep e fut në tjetrin”. Bëni sikur investoni për sportin dhe nga ana tjetër shkatërroni biznese. Mundem edhe të t’i përmend se cilat biznese keni mbyllur, por kam frikë se do të hakmerreni përsëri ndaj tyre, duke i futur bizneset e administratorët e tyre në të famshmet “lista të zeza”, me qëllim që t’i kërcënoni, t’u vendosni gjoba e t’i rripni, siç e keni zakon të bëni me të gjithë ata që nuk janë rilindas.
Prandaj, miqësisht të sugjeroj, që përpara se të artikulosh fjalën protestë në një bashki si ajo e Kuçovës, të jesh siguruar mirë që ke bërë perpjekjet minimale për të përmirësuar situatën për të cilën proteston.
Me të mira e me të lehta, se vështirë do t’a keni me këto bashkitë që doni të rimerrni
Postimi i Ermonela Felaj:
REAGIM…
E dashur Silva!
Ne Kucove dhe ne cdo qytet te Shqiperise, na duhet ende te bejme punet e pabera te 27 viteve, por kjo nuk na pengoi qe ne vetem 44 muaj Kucova sikunder cdo bashki tjeter, Corovoda po ashtu, te ndieje transformimet e pamohueshme te Rilindjes Urbane, duke marre vetem prej Fondit te Zhvillimit te Rajoneve ;
~1,5 miliarde leke per rrugen e hyrjes.
Po kaq per aksin kryesor te lagjes “1 maj”.
1,44 miliarde leke te tjera vetem kete 6 mujor per rikualifikimin urban te lagjes “11 Janari” ose Kucoves se vjeter e ku punimet kane tre jave qe kane filluar.
Pra jane gati 5 miliarde leke vetem per unazen e Kucoves ne vetem 44 muaj, aq sa nuk jane marre ne 27 vite bashke!
Po nga Fondi i Rajoneve eshte dhe fondi prej 250 milione lekesh te vjetra per shnderrimin ne fond stehimi te ish godines se remontit te mjeteve te renda te Albpetrol .
Ne vijim eshte dhe fondi prej 22 milione leke te reja per sistemim te terreneve sportive te shkollave ” Gaq Karakashi” dhe “28 Nentori”.
Nese do i shtojme ketyre investimeve dhe 3,2 milione euro te ujit te pijshem, vleren e investimit rishtas te 8 kabinave elektrike ne Kucove te vjeter nga OShEE, si dhe pjesen e investimit ne rrugen Belsh Kozare Kucove Ure Vajgurore qe sapo ka filluar po ashtu, llogaria del e tille qe tregon qe asnje nga ju si deputete apo aspirante si te tille, as ia ka pasur dhe as ia ka idene Kucoves dhe pritshmerive te banoreve te saj!
Rezultati i zgjedhjeve te 25 qershorit duhet te ishte nje mesim i qarte per te gjithe perse shqiptaret zgjodhen te votojne Partine Socialiste; e njejta gje dhe per Kucoven dhe qytetaret e saj!
Genjeshtra ka nje date skadence dhe ne kete rast 25 qershori ishte data e skandences se plot genjeshtrave te tilla te ngjashme!
Postimi i Silva Cakës:
E dashur Ermonela,
Mos shërbe si suflere për Klosin!
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë sagën e sakrificave të em...
Partia demokratike është para një votimi për kryetarin e saj...
CityNews ditën e sotme publikoi fletën e votimit të PD ndërs...
Nesër është afati i fundit, ku maturantët duhet të plotësojn...
“Taulanti kërkon në motër” njihet si pjesë e kinematografisë...
Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e sht...
Kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri zhvilloi një bashk...
Presidenti në ikje i Shqipërisë, Bujar Nishani, vetëm tre di...
Aktori i njohur Agron Llakaj përmes një bisede fiktive, por ...
Humbja katastrofike e Partisë Demokratike, e cila rezultoi ...
Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme një...
Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, me në krye Ast...
Një tërmet me epiqendër në Bodrum të Turqisë tronditi ditën ...
Selim Kurti, një nga e-miqtë e mi në FB, më shkruan: «Nuk di...
Në vijim të kontrolleve për debitorët dhe lidhjet e paligjsh...
Ndoshta ky titull ngjan i çuditshëm, ndoshta po aq sa e çudi...
Disa detaje të reja janë zbardhur në lidhje me mbytjen e 16-...
Një 44-vjeçar, i cili ishte i shpalur në kërkim nga Interpol...
Pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, kryebashkiaku demok...
Një rast i çuditshëm është regjistruar ditën e sotme në qyte...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...