Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Trembëdhjetë të mbytur në një muaj plazh. Bilanc më tragjik se kaq, turizmi bregdetar shqiptar statistikisht nuk kishte parë në këto dy dekada të fundit. Tre u mbytën vetëm në një ditë në plazhin e Porto-Novas në jug të vendit. Një dramë të tillë humane në det nuk e shkaktojnë as peshkaqenët në brigjet koralore të Australisë që njihet për egërsinë e plazheve.
Por, Shqipëria nuk ka as peshkaqenë as nuk shquhet për egërsinë e detit, por me sa duket ka një faktor edhe më vrasës që quhet ?neglizhencë totale shtetërore?. Kush shkon sot të pushojë nga veriu në jug të Shqipërisë, do të kuptojë se pushuesit janë vetëm disa portofolë që duhen rrjepur; që statistikisht duhen përdorur për të mbushur buletinët vjetorë të propagandës shtetërore për turizmin dhe asgjë më tepër. Askush nuk kujtohet se mbi të gjitha është siguria e tyre.
Nga Velipoja deri në plazhet e Ksamilit, edhe pse ka një Vendim të Këshillit të Ministrave nr 365 dt. 18.05.2016 të firmosur nga Kryeministri Edi Rama, ku përcaktohen qartë standardet që subjektet publike dhe private duhet të plotësojnë për të marrë në përdorim një stacion plazhi, ku përfshihen edhe vrojtuesit e plazheve, ky vendim duket se nuk ka gjetur zbatim në një asnjë nga stacionet e plazheve në vend.
Ku me sa duket këtë moszbatim të ligjit që këtë vit ka sjellë humbjen e jetëve të 13 personave në det e ka favorizuar edhe post situata elektorale si edhe fakti që aktualisht kemi një qeveri pa qeveri ku gjithsecili ha e pi e shin mesa duket sipas qejfit të vet, ndërsa Kryeministri i qeverisë gjysmagjel-gjysma pulë e shpenzon më shumë kohën duke kërcënuar në gjyqe publike drejtorët e tij pse nuk u kanë dhënë përgjigje ankesave të një zonje, sesa për faktin që në ditët e fundit kanë vdekur 13 persona në kushte paqe në det.
Kjo situatë është me të vërtetë paradoksale po të kthehesh pas, ku të paktën disa vite më parë në bregdetin e Durrësit gjeje në Kullat e Vrojtimit, vajza dhe djem të rinj me jelek dhe pajisje shpëtimi, që ishin në gatishmëri deri në orët e vona të mbrëmjes për tu ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje por edhe shërbenin si pikë referimi për fëmijët që mund të humbin në plazh për ti adresuar më pas te prindërit. Jo vetëm kaq por në të gjithë hartën e bregdetit shqiptar nuk gjen kërkund tabela informuese për pushuesit që të jenë të shoqëruara me rreziqet përkatëse të zonës.
Askujt nuk i lejohet, për më tepër një Kryeministri, sikundër ndodhi në rastin e mbytjes së tre pushuesve në Porto-Nova, të justifikohet me faktin që shteti nuk ka përgjegjësi për pushuesit që lahen në plazhe të pa miratuara nga strukturat vendore, apo siç tani u kanë vënë edhe etiketimin plazhe ? të egra?.
Mendoni se çfarë justifikimi mund të gjente Presidenti i Meksikës, i Australisë apo i një vendi tjetër që njihet për ashpërsinë e bregdetit por edhe për masivitetin e pushuesve përgjatë pothuaj gjatë gjithë vitit. Edhe sa kohë do ti trajtojmë pushuesit thjesht si statistika? Dhe sa duhet të presim që të mbyten që të ndërgjegjësohemi që ata nuk janë aty thjesht për të mbushur xhepat? /Opinion.al
Periudha e diktaturës, ishte pjesa më e errët e Shqipërisë q...
Pas daljes së raportit nga zyra e OKB për drogën, i cili e r...
Pas shkarkimit të drejtorit të zyrës së ALUIZNI-t në Berat d...
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili...
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Rezar Taçin, i cil...
Në kuadër të procesit të Vettingut, i cili pritet të nisë në...
Prej disa kohësh, në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, call...
Dje Korça foli. Foli nëpërmjet demokratëve të saj, ata demok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e djeshme në qytetin ...
Ndërmarrjet me më shumë se 100 punonjës dhe institucionet me...
PSE ESHTE I VLEFSHEM QILI PER RAMEN, JO SI BIZNESMEN BYTHE P...
Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje njëkohësisht para d...
Droga e gjetur në territoret shqiptare ka qenë kryefjala e d...
Si një nga njerëzit e çadrës, por dhe si një njeri që e kam ...
Ndëshkimi «live» i një drejtori të rilindjes sipas motos më ...
Policia e Lezhës, në vijim të operacionit antikanabis në të ...
Kompania e celularëve Samsung synon të mbledhë 157 ton metal...
Gjykatësi i gjykatës së Durrësit, Petrit Curri do ti nënshtr...
Duke vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen...
Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e B...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...