Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vendosmëria e Policisë së Shtetit për të asgjësuar drogën e mbjellë nga grupe kriminale në zona malore, duket se ka filluar të japë rezultatet e para. Kjo pasi në zonat të cilësuara ?Hot Spote? (më të nxehta), kultivimi i bimëve të kanabisit është në nivele shumë të ulëta.
Këto ditë policia e shtetit është hedhur në një ?mësymje? kombëtare, duke synuar asgjësimin e të gjitha gastrave dhe parcela të mbjella me drogë në territorin Shqiptar.
?Ndërhyrja e policisë nuk konsiston vetëm në asgjësimin e bimëve të kanabis, por dhe në zbulimin e magazinave ku trafikantët kanë grumbulluar sasitë e drogës së tharë të akumuluar gjatë vitit të shkuar?-thanë burimet pranë Policisë së Shtetit. Këto burime konfirmuan për ?Shqiptarja.com? se Policia e Shtetit po kuperon në tre plane kombëtare për asgjësimin e drogës.
Plani i parë thuajse ka përfunduar pasi është bërë fotografimi i plotë nga ajri i territorit dhe tashmë janë ndërtuar hartat digjitale, duke evidentuar gastrat e mbjella nga trafikantët.Njëherësh ky plan urdhëronte drejtoritë e qarqeve që të punonin gjatë kësaj kohe me informacionin operativ me qëllim lokalizimin e makazinave dhe personave që fshihnin drogën.
Ky plan ka përfunduar deri në fund të muajit qeshor, ndërkohë që tashmë në zbatim të planit të dytë policia është hedhur në disa operacione të gjëra, me synimin e vetëm të asgjësimit të drogës së mbjellë por edhe të kanabisit së magazinuar që vjet. Rezultat e para të asgjësimit të drogës nga këto aksione kanë ardhur në qarqet e Shkodrës, Vlorës, dhe Korçës.
Ndërkohë policia thotë se nuk do të mjaftohet me kaq, pasi në muajt në vijim, në muajin shtator-tetor, do të verë në zbatim një plan të tretë,duke kryer kontrolle për lëndë narkotike dhe në oborret apo pronat e personave të dyshuar, pasi ka dyshime se një pjesë e drogës tashmë po groposet në dhe.
Kjo gjë po realizohet nga trafikantët dhe kultivuesit me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale. Shumë nga personat e riskuar si kontigjentë kriminalë dhe që janë evidentuar nga policia si kultivues droge, dyshohet se lëndën narkotike e kanë gruposur. Një rast i tillë u zbulua në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një banorë i fshatit për të shpëtuar arrestimit nga policia, kishte vendosur të fuste në dhe thasët me drogë.
Burimet thonë se megjithëse kjo metodë është shkatëruese për drogës, pasi lagështira e tepër dhe qëndrimi i gjatë nën tokë sjell mykosjen e kanabisit, trafikantët nuk kanë nguruar të përdorin të tilla forma, për të shpëtuar mallin e tyre nga sekuestrimi.
Ky plan urdhëronte drejtoritë e qarqeve që të punonin gjatë kësaj kohe me informacionin operativ me qëllim lokalizimin e makazinave dhe personave që fshihnin drogën.
Në zonat të cilësuara ?Hot Spote? (më të nxehta), kultivimi i bimëve të kanabisit është në nivele shumë të ulëta.
Plani ?B?
Plani policor synon të sjellë jo vetëm asgjësimin e drogës së mbjellë por edhe asgjësimin e sasive të drogës, që trafikantët e kanë magazinuar.
Fotografimi
Plani i parë thuajse ka përfunduar pasi është bërë fotografimi i plotë nga ajri i territorit dhe tashmë janë ndërtuar hartat digjitale.
Operacioni: Në Llakatund, policia zbuloi sasinë rekord të sekuestruar ndonjëherë
Mbi 15 ton drogë të zbuluar dy ditë më parë në zonën e Llakatundit në Vlorë, është sasi më e madhe e kanabist të thatë të gjetur, pas Lazaratit. Droga e cila u zbulua në disa vende të ndryshme, vuri në alarm Policinë, pasi në fshatin Drithas banorët kishin grumbullar tonelata të tëra me marijuanë.
Policia e Shtetit shprehet se po hetohen nëse personat e arrestuar kanë lidhje me grupe kriminale, duke i ndihmuar banorët për të kultivuar dhe grumbulluar sasi kaq të mëdha kanabis.
Gjithashtu po hetohet edhe pista nëse të arrestuarit e kishin blerë drogën tek banorë të fshatrave përreth, duke grumbullar disa tonë marijuanë, e cila dyshohet se ishte gati për t’u trafikuar. Burimet sqarojnë se ka qenë një informacion sekret,i cili ka mbërritur në Policinë e Shtetit për sasi të mëdha droge në fshatin Drithas. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit, ndërsa monitorohej nga Haki Çako.
Arrestohet Lamçja, 40 kg drogë, policia i gjeti të fshehura brenda në tokë
Një tjetër sasi lënde narkotike është gjetur në fshatin Drithas të Vlorës, ku vetëm para katër ditësh policia sekuestroi 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në 16 korrik janë sekuestruar 40 kilogramë lëndë narkotike.
Policia ka arrestuar Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, pasi droga u gjet e groposur në bahçen e shtëpisë së tij, e hermetikuar në dy bidona plastikë.
Ndërkohë para dy ditësh u sekuestrua në 3 banesa të fshatit Llakatund 14 ton e 466 kg drogë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate, gjithashtu në vijim të operacionit antidrogë në Llakatund, u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas,e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa. Pas arrestimit të Lamçaj, policia referooi materialet hetimore kundër tij në prokurorinë e Vlorës, për akuzën e ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike?./Shqiptarja
Dy kandidatët për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 22 korriku...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, i cili u la ...
Kreu i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po lë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e publik...
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet...
Në vijim të operacionit antikanabis në të gjithë vendin, Po...
Pas vdekjes së biznesmenit vlonjat, Bukurosh Malaj, është zb...
Më së fundi Lulzim Basha e ka pranuar me gojën e tij se vetë...
Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasi...
Për të verifikuar sasinë e Thesarit të Shtetit, nga vitit 19...
Kreu i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvil...
Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për padinë e fun...
Luli dhe Kunati janë shumë të shqetësuar se nga PD pritet të...
Një 49-vjeçar shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në qyt...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e mar...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një galeri fotosh nga Lung...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami,...
1) Nga vendet e Amerikës Latine, venezuelianët, kilianët, ar...
Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ...
Jeta juaj ne çift nuk ka për te pasur probleme serioze gjate...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...