Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Luli dhe Kunati janë shumë të shqetësuar se nga PD pritet të ketë rrjedhje deputetësh të zgjedhur për në partinë e re që pritet të formohet pasi Luli të manipulojë zgjedhjet e 22 korrikut në PD.
Prandaj Luli mori në shqyrtim me Kunatin grupin e ri parlamentar, duke nisur që me Tiranën. Luli lexonte listën, Kunati dhe Aurela bënin komente:
-Oriola Pampuri, -tha Luli.
-Kjo e di që kudo të shkojë nuk do ta venë më në listë, kështu që do të rrijë me ne se ka shpresë që do të jetë përsëri në listë.- Tha Kunati.
-Edhe unë kështu mendoj.- Tha Luli.
-Rudina Hajdari.- Tha Luli.
-Kjo më mirë të ikë, se mund të ketë pretendime të marrë partinë, si i ati.- Tha Aurela.
Luli vuri një shenjë pas emrit të Rudinës.
-Grida Shqina Duma, – lexoi Luli.
-Këtë e kemi besnike, -tha Kunati,- meqënëse është humbëse nuk ndahet nga ne.
-Albana Vokshi, -lexoi Luli.
-Kjo e di që s? do të jetë më në listë dhe mund të ikë, por e di që nuk do të jetë as në listën e atyre të tjerëve, kështu që them se do të rrijë.- Tha Aurela.
-Sa mirë ke nisur ta njohësh partinë, e dashur!- Tha Luli.
-Vazhdo!- I tha Kunati.
-Jorida Tabaku.- Dhe shtoi: Kjo nuk ikën.
Aurela ngriti kokën e befasuar dhe tha:
-I dashur si ndodh që mbeten deputetet shtatzëna para zgjedhjeve dhe lindin në mes të fushatës?
-Kjo duhet të na sillte fat, por nuk na solli.- Tha Luli dhe vazhdoi me listën:
-Sali Berisha, këtë po e kaloj. Halim Kosova.
-Ky e di që nuk do të jetë më në listë, por megjithatë nuk do të ikë.- Tha Kunati.
-Edhe unë kështu mendoj, -tha Luli dhe vazhdoi:
-Gent Strazimiri.
-Ky e di që nuk do të jetë më në listë, dhe mund të ikë, çdo gjë mund të presësh prej tij, -tha Kunati.
-Kaq kemi në Tiranë, dy të tjerët janë kryetarët e partive aleate, Mediu dhe Dash Shehi, që nuk i kontrollojmë dot. ?Tha Luli.
-Ata e dinë që nuk do të jenë më në listën e PD-së, kështu që do të bëjnë çdo lloj pazari të mundshëm.- Tha Kunati dhe shtoi:
-Vazhdo me një qark tjetër, me Durrësin.
-Oerd Bylykbashi.
-Për këtë kam dyshime se kërkon të marrë partinë, -tha Kunati, – ka shumë lidhje me të huajt dhe është i djallëzuar.
-Me këtë mbiemër nuk ka shans, -tha Aurela,- imagjinoni turmën që thërret ?Bylykbashi- Bylykbashi?
-Mund ta shkurtojë mbiemrin, -tha Kunati, -si ky aleati ynë që nga ?Mehdihoxha? e bëri ?Mehdiu?, e tani më shkurt ?Mediu?. Edhe ky Oerdi mund ta heqë ?Bylyk? para ?bashi? e të bëhet Oerd Bashi. Kështu emri i tij brohoritet mirë.
-Domethënë ka rrezik që partia të kalojë nga Basha te Bashi, -tha Aurela.
-Duhet të jemi vigjilentë motër e dashur!-Tha Kunati.
-Fatbardha Kadiu,- lexoi Luli.
-Kjo nuk ikën, -tha Kunati, nuk i sjell fatbardhësi partisë siç e ka emrin, por së paku nuk ikën se e di që atje ku do të shkojë nuk do ta duan më shumë se për numër si mandat njëpërdorimsh.
-Florion Mima.
-Ky gjithmonë më është dukur i dyshimtë,-tha Kunati,- ndoshta se i ati luante rolin e Xhivolës, dhe e shoh nëpërmjet tij. Sidoqoftë nuk do të jetë më në listë. Edhe mund të ikë, veri shenjë.
-Kalojmë në Berat,-tha Luli, – Eduard Halimi.
-Nga ky mund të presësh çdo gjë,-tha Kunati, -aq më tepër që është i bindur se nuk do të jetë më në listë.
-Kalojmë në Dibër, -tha Luli, – Dhurata Çupi.
-Po kjo si ka hyrë në listë?- U çudit Aurela.
-Për të shmangur Sherefedinin të cilit i premtuam vendin e parë në listën e kandidatëve për deputetë, nëse pranonte të linte mandatin e deputetit dhe të kandidonte për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e parakohshme, pas asaj historisë së Shukriut.- Tha Kunati.
-Mirë paskeni bërë por kjo ju mbeti gozhdë.- Tha Aurela.
-Nuk ikën se s? ka shpresë andej.- Tha Luli.
-Vazhdo.- Tha Kunati.
-Xhemal Gjunkshi.
-Ky edhe po të shkojë nuk e pranojnë as si numër.- Tha Kunati.
-Vazhdojmë me Elbasanin, -tha Luli,- Edmond Spaho.
-Ky nuk ikën, -tha Kunati, – i kam premtuar që në fund të mandatit ta bëjmë anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku paguhet më shumë se si deputet.
-E të besoi ai?- Tha Luli.
-Tani ai e di se ne na takon një vend në Këshillin Mbikqyrës, por a do t? ia japim atij është çështje tjetër. Ai le të shpresojë.-Tha Kunati.
-Ti Eri je politikan i lindur, -tha Aurela,- Makiaveli do të kishte salutuar me respekt.
-Endri Hasa.- Tha Luli
-Këtë nuk e njoh, -tha Kunati.
-Ti ma solle në zyrë ndërmjetësin që sponsorizoi për të.- Tha Luli
-Kalo më tutje.- Tha Kunati.
-Luçiano Boçi.- Tha Luli.
-Këtë shënoje me pikëpyetje.- Tha Kunati.
-Kalojmë në Fier,- tha Luli,- Enkelejd Alibeaj.
-Ky nuk ikën se e di veten që është intrigant dhe atje ku do të shkojë nuk e duan.
-Genc Pollo.- Lexoi Luli
-Për këtë kam dyshim të madh se kërkon të marrë në dorë partinë, sipas parimit se atje ku zihen dy fiton i treti.-Tha Kunati.
-Domethënë tani për tani do të rrijë,- Tha Aurela.
-Kështu them dhe unë, por nga ai çdo gjë mund të presësh,- tha Kunati.
-Myslim Murrizi.- Lexoi Luli.
-Ky është ai skandalozi.- Tha Aurela.
-Sidoqoftë këtë e kemi besnik. Na duhet se ua ndërsejmë edhe të tjerëve.- Tha Kunati.
-Luan Baci.- Tha Luli.
-Për këtë jam penduar, -tha Kunati,- më mirë të kisha vënë të katërtin djalin e pronarit të Bolvoil që e vumë të pestin nga partia e Agron Dukës. Ai djali që e kam dhe patriot nga Tepelena, më doli borxhit, deshi ta bënte pazarin direkt me mua, por i qëndruam besnik paktit me Gonin.
-Kalojmë në Gjirokastër,- tha Luli,- Tritan Shehu.
-Ky e ka treguar veten që tradhton, aq më tepër që e di se nuk do të jetë më në listë.- Tha Kunati.
-Kalojmë në Korçë, -tha Luli,- Valentina Duka.
-Për këtë s? ta fal, -tha Kunati, -kisha një biznesmen gati të paguante për të qenë i pari në listë.
-Nuk kisha çfarë të bëja, emri i kësaj ishte në listën e Sorosit, që ma dhanë nëpërmjet Henri Çilit, -tha Luli.
-Mirë, vazhdo.- Tha Kunati.
-Ervin Salianji, këtë po e kalojmë, nuk na tradhton se e di që atje ku do të shkojë do të tallen me të.- Tha Luli.
-Ke të drejtë, vazhdo, -tha Kunati.
-Hekuran Hoxhalli.
-Ky s? ka bërë akoma këstin e fundit të pagesës.- Tha Kunati.
-S? ka problem, vemë në lëvizje prokurorinë dhe e trembim, nëse nuk paguan.- Tha Luli.
-Dakord.- Tha Kunati.
-Sa mirë që funksiononi së bashku ti Eri dhe ti Luli.- Tha Aurela.
-Klevis Balliu.- Tha Luli.
-Ky po iku do të ikë me LSI-në.- Tha Kunati.
-Kalojmë në Kukës, -tha Luli,- Flamur Noka.
-E di që nuk do të jetë më në listë, por as nuk do të ikë. Është zgjebe, i rrinë larg të gjithë.- Tha Kunati.
-Isuf Çelaj,- tha Luli.
-Ky është përgjegjësi e Doktorit,- tha Kunati,- por nuk del kundër nesh sa kohë që Doktori nuk del kundër nesh.
-Kalojmë në Lezhë,- tha Luli,- Aldo Bumçi.
-Nga ky antikapati çdo gjë mund të presësh, -tha Kunati, -aq më tepër që e di se nuk do të jetë më në listë.
-Lindita Metaliaj.
-Kjo është e grupit tropojan të Doktorit, -tha Kunati, -lëviz bashkë me të, po lëvizi.
-Andon Frrokaj.
-Këtë të përpiqemi ta heqim qafe në zgjedhjet lokale, ta dërgojmë të kandidojë në Mamurras, ku ka qenë dy herë fitues.- Tha Kunati.
-Kur kështu?- Pyeti Luli.
-Në zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2003.- Tha Kunati.
-Shiko, shiko, – u habit Luli, -ti Eri e njeh partinë edhe para vitit 2005, jo si unë që e njoh që nga 2005 e këtej.
-Kam bërë studime, e kam marrë seriozisht punën.- Tha Kunati.
-Të keqen motra, -tha Aurela, – jam e qetë kur e di që ti je krahu i djathtë i Lulit.
-Kalojmë në Shkodër, -tha Luli, – Romeo Gurakuqi.
-E di që ky ka thënë se në të ardhmen synon të marrë partinë, se ka mbiemër të madh.- Tha Kunati dhe shtoi: Ku ma gjete këtë?
-Lista ?Çili? e Sorosit, -tha shkurt Luli.
-Mirë, vazhdo, -tha Kunati.
-Izmira Ulqinaku,- tha Luli duke iu dridhur zëri.
-Kjo është ajo bukuroshja, -tha Aurela.
-E dashur, më thanë se merr vota te pjesa myslimane, është familje besimtare.- Tha Luli.
-Më mirë të kishe gjetur një shëmtaraqe me shami, -tha Aurela, – ajo do të merrte vota edhe më shumë.
-Nuk ka mandat të dytë për të, megjithëse ajo është e sigurt se ka.- Tha Kunati.
-Lorenc Luka
-Ky na duhet për kundërpeshë ndaj Jozefinës,- tha Kunati,- është besnik se vetëm me ne ka shans të jetë përsëri deputet.
-Bardh Spahia.
-Edhe ky është i listës së Doktorit, që e vuri për hatër të të atit, Ali Spahisë.- Tha Kunati.
-Tjetri është Nard Ndoka, që nuk është yni.- Tha Luli.
-Ai është e sigurt që shkon edhe në grupin parlamentar të Ramës, po e pranoi, -tha Kunati.
-Kalojmë në Vlorë, -tha Luli,- Agron Shehaj.
-Këtë e vemë përsëri në listë nëse paguan, por të tretin, jo të parin.
-A beson ai se PD merr tre deputetë në Vlorë në 2021, që të paguajë? -Pyeti Luli
Kunati dhe Aurela ia plasën të qeshurit dhe pas tyre qeshi edhe Luli.
-Nadire Meçorapaj.
-U lodha, -tha Kunati, – nuk më punon më truri.
-Kjo është e fundit, -tha Luli,- ose më saktë e parafundit, se i fundit është Vangjel Dule që nuk është yni.
-Tani Vangjel Meçorapaj e Nadire Dule, prit se m? u bë truri lëmsh, -tha Kunati, – le ta gëzojë partia e re këtë Nadiren po shkoi, do të themi se Astrit Patozi u bë me çorape, se kishte qenë fis pa çorape./CityNews
Një 49-vjeçar shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në qyt...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e mar...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një galeri fotosh nga Lung...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami,...
1) Nga vendet e Amerikës Latine, venezuelianët, kilianët, ar...
Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ...
Jeta juaj ne çift nuk ka për te pasur probleme serioze gjate...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, se...
Zv.Kryeministrja Ledina Mandija deklaroi këtë të hënë se në ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, aktualisht kryetare e g...
Deputetja e LSI, Silva Caka, ka reaguar për deklaratat e for...
Një vajzë 21 vjeçe është arrestuar pasi dyshohet se ka shkak...
Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike në qever...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka bërë një tjetë...
Deklarata e kryeministrit Edi Rama bërë sot nga qyteti i Ber...
I mësuar me artin e mashtrimit Lulzim Basha e ka të vështirë...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar menjëherë pas ...
Pas bashkëbisedimit me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi...
Një vajzë në zyrën time. Mendova: 30 vjeçe. Seksi. Shtova. K...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...