Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në vijim të turit elektoral me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Belshit, Përrenjasit dhe Gramshit, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami kërkoi që listat e votuesve të jenë të hapura për të gjithë në mënyrë që zgjedhjet e 22 korrikut të jenë transparente.
“Hajde ta bëjmë sa më të mirë garën, që listat tona duhet të jenë transparente. Listat e votuesve të PD duhet të bëhen publike. Nuk janë bërë. Ne duhet t’i lëmë qytetarët, votuesit tanë dhe ata që s’janë anëtarë partie ta shikojnë se çfarë po ndodh këtu. Nuk jemi ne parti ilegale. Demokratët janë krenarë që janë pjesë e PD” – u shpreh Selami i cili gjithashtu i kërkoi kandidatit tjetër për kryetar, Lulzim Bashës, që të pranonte debatin e hapur për mediat dhe qytetarët ashtu siç kishte premtuar në fillim të garës.
“Unë e pata fjalën e zotit Basha që këto do të ishin takime të hapura, dhe të ishim të dy përballë jush dhe të shpalosnim platformën tonë dhe ti bënim pyetje njëri-tjetrit edhe me mediat këtu, dhe gjithkush të marrë atë që i takon, ballë për ballë. Z. Basha iu largua debatit. Unë mendoj që kjo nuk është e drejtë dhe i bëj thirrje se akoma ka kohë. Hajde, prej këtej e tutje t’i bëjmë debatet të hapura përpara kamerave, ta shikojmë se ku kemi gabuar. T’ia them në sy se ku e humbi besimin tim”, tha Selami.
Selami u tha demokratëve se problemi i zotit Basha, është se mendon më shumë të ruajë karrigen e tij si kryetar se sa për rimëkëmbjen e demokratëve.
“Në mënyrë fare të natyrshme ngrihet një pyetje: Kush është qëllimi dhe interesi kryesor i z.Basha? Rimëkëmbja e Partisë Demokratike apo mbajtja dhe ruajtja e postit të kryetarit? Kam frikë se është një pyetje që në mënyrë të sinqertë z.Basha nuk i pergjigjet dot” – theksoi ai ndërsa siguroi demokratët se merr pjesë në këtë garë për t’i ngjallur shpresën dhe për t’u rikthyer më të fuqishëm se asnjëherë më parë.
“Jam këtu për t’ju ngjallur edhe njëherë shpresën dhe besimin që së bashku do të rikthehemi fuqishëm, edhe më fuqishëm se sa në kohët tona më të mira. Të gjithë jemi krenarë që në historinë tonë kurrkush nuk ka bërë më shumë se ne. Rrëzuam diktaturën më të egër së bashku me qytetarët shqiptarë dhe e futëm Shqipërinë në rrugën e Europës, në rrugën e shtetit ligjor, në rrugën e lirisë së institucionalizuar dhe në rrugën e demokracisë. Këto janë fakte?, tha Selami.
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astr...
VËZHGIM/Është mbuluar me beton një nga strukturat e zbuluara...
Partia Demokratike po përjeton ditët e saj më të zymta duke ...
1)Edi Rama, nip biologjik i Ahmet Zogut, sepse babai i tij K...
Grupi anti-Basha më në krye Astrit Patozin, ka nisur një tur...
Një sherr banal ka degraduar në përdorimin e armëve dhe grus...
Vajza e Linda Ramës, Rea, në një intervistë për “Bordo“, fle...
Ish kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e cila njëkoh...
Grupi i demokratëve, që doli kundër Lulzim Bashës pas rezult...
Gazetari i njohur Armir Shkurti ka ironizuar rëndë situatën ...
Fundjava e djeshme është kthyer në tragjedi për tre të rinj ...
Ajo u përfol shumë për lidhjen e saj me djalin e presidentit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e D...
Reshjet e shiu kanë pushtuar pjesën juglindore të Shqipërisë...
Një ditë pas tragjedisë në Zvërnec të Vlorës, ku 3 të rinj u...
Prokuroria urdhëroi dje arrestimin e dy personave të tjerë n...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar “Mirëmëngjes”, përm...
Në minutat e para të mesnatës në Tetovë janë dëgjuar disa të...
Policia e Vlorës ka konfiskuar në flagrancë rreth 40 kilogra...
Policia ka njoftuar në orët e para të mëngjesit se një autom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...