Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Fundjava e djeshme është kthyer në tragjedi për tre të rinj në plazhin e Portonovës, që ndodhet në zonën e Zvërnecit.
Dy kushërira 25 dhe 27 vjeçe dhe një pushues 24- vjeçar, i ardhur nga Tetova, u mbytën për shkak të dallgëve të mëdha në këtë zonë, shkruan Panorama.
Viktimat, sipas Policisë, janë shtetasit Xhoana Cani, 25 vjeçe nga Tirana, Manuela Maraj, 27 vjeçe, nga fshati Babicë e Vlorës dhe Benjamin Ferati, 24 vjeç, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Vlorë vetëm dy ditë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, ku fillimisht ka rrezikuar jetën nga dallgët 25- vjeçarja nga Tirana.
Në ndihmë i kanë shkuar dy viktimat e tjera. Por, asnjëri nuk mundi të dalë i gjallë. Në këtë ngjarje është rrezikuar edhe motra e 27-vjeçares, por fatmirësisht ajo arriti t?u shpëtonte dallgëve dhe doli në breg.
NGJARJA
Tre të rinjtë që humbën jetën dje kishin shkuar të kalonin disa orë në plazhin e quajtur Portonova, duke qenë se aty është një zonë pak e populluar, për shkak të rrugës së keqe. Rreth orëve të drekës, vajzat, dy prej të cilave motra, janë futur të lahen, ndonëse deti ka qenë me dallgë dhe madje ka pasur edhe pak erë në atë orar.
Pasi janë larguar me not, dallgët janë bërë akoma dhe më të rrezikshme dhe 25-vjeçarja Xhoana Cani ka kërkuar ndihmë pasi po mbytej. Ajo ka luftuar disa momente me dallgët, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe kushërira, Manuela Maraj. Por distanca nga bregu ka qenë disi e largët, ndërsa dallgët kanë qenë mjaft të egra, duke i mbuluar ato. Ka qenë motra e Manuelës ajo që pasi është ndier e rrezikuar, është kthyer mbrapsht duke kërkuar ndihmë. Në atë moment është futur duke notuar drejt dy të rejave që po mbyteshin 24- vjeçari i ardhur nga Maqedonia në Vlorë për pushime. Por, fatkeqësisht, dallgët e mëdha nuk i dhanë mundësinë atij të shpëtonte vajzat dhe as veten.
?Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshin të mbyteshin në ujë 3 shtetas. Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nëpërmjet mjeteve lundruese në ndihmë të personave, por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.
Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit femër dhe një tjetër i seksit mashkull. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur: M.M., 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xh.C., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, B.F., 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit?, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Vlorës.
VIKTIMAT
Beniamin Ferati, djali nga Tetova e Maqedonisë, ndodhej prej dy ditësh në Vlorë. Sipas të dhënave, ai kishte ardhur i shoqëruar dhe dje kishte zgjedhur plazhin e Portonovës për të kaluar ditën. Ndërkaq, Xhoana Cani, 25- vjeçarja nga Tirana, ndodhej te të afërmit e saj në Vlorë për të kaluar fundjavën.
Ajo ka shkuar dje në plazh me kushërirën e saj, Manuela Maraj, dhe motrën e kësaj të fundit, 23 vjeçe. Mësohet se edhe herë të tjera ato preferonin Portonovën, për shkak të numrit të pakët të frekuentuesve dhe qetësisë që të ofron kjo zonë. Sipas të dhënave, Manuela Maraj ishte me origjinë nga Elbasani dhe e martuar në fshatin Babicë. Ajo ishte nënë e një djali.
Nuk ka të dhëna nëse bashkë me të ka qenë edhe i shoqi, apo nëse kushërirat, dy prej të cilave motra, kishin shkuar të vetme në plazh. Dje në të gjithë qarkun e Vlorës deti ka qenë mjaft i trazuar. Për këtë shkak, edhe një djalë 14 vjeç nga Vlora u mbyt në zonën e Marinës. Ai u fut në det të lahej, por nuk arriti të dalë si pasojë e dallgëve.
Ajo u përfol shumë për lidhjen e saj me djalin e presidentit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e D...
Reshjet e shiu kanë pushtuar pjesën juglindore të Shqipërisë...
Një ditë pas tragjedisë në Zvërnec të Vlorës, ku 3 të rinj u...
Prokuroria urdhëroi dje arrestimin e dy personave të tjerë n...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar “Mirëmëngjes”, përm...
Në minutat e para të mesnatës në Tetovë janë dëgjuar disa të...
Policia e Vlorës ka konfiskuar në flagrancë rreth 40 kilogra...
Policia ka njoftuar në orët e para të mëngjesit se një autom...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku...
E ftuar në emisionin “Thumb”, gazetarja e njohur e ekranit s...
Numrat priren të kenë një kuptim të veçantë për këdo, pasi ...
1. Sa krijues jeniNjerëzit krijues janë më të prirur të ëndë...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e die...
Për këdo që është ankuar ndonjëherë se loja e shahut është e...
Humori juaj do të jetë i lartë pavarësisht zënkave dhe tensi...
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, se...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, aktualisht kreu i partisë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes tragji...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka hedhur akuza t...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...