Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova, thotë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve se është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të dëgjojnë qytetarët e tyre e të formojnë një qeveri të qëndrueshme.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se pavarësisht se kush e formon qeverinë e re në Kosovë, BE pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-së. Sipas saj Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe njerëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane.
Këtë deklaratë, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë e bëri pasi të shtunën me (08.07.), kur KQZ çertifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve duke u hapur rrugën kështu themelimit të institucioneve të reja.
“Tani është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të dëgjojnë qytetarët e tyre dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme që do t ‘i shërbejë interesave të popullit. Kosova përballet me shumë sfida, duke filluar nga papunësia e lartë dhe sistemi arsimor me performancë të ulët, deri te korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit, të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme për zhvillimin e ekonomisë. Prandaj është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida, të formojnë një qeveri të fortë dhe të fillojnë reformat që populli i kërkon?, shprehet në deklaratën e saj, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.
Natalia Apostolova u rikujton udhëheqësve politikë kosovarë përkushtimin e përfaqësueses së Lartë të BE-së Federika Mogherini, për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e zbatimit pa vonesa të marrëveshjeve të arritura në këtë dialog. “BE do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët e Kosovës. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe instrumenteve të lidhura me të, BE ka siguruar një kornizë politike, ekonomike dhe legjislative për reformat. Përmes mbështetjes së IPA-s, BE-ja siguron ndihmë financiare për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të rritur përmirësimet në tërë Kosovën. Pavarësisht se kush e formon qeverinë e re, BE-ja pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reformat e BE-së?, thekson Natalia Apostolova.
E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Mogherini dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e tyre në mars 2017
30 ditë për qeverinë
Komisioni Qendror i zgjedhjeve çertifikoi të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit dhe në këtë mënyrë tash i është hapur rruga procesit të formimit të institucioneve të reja.
Tani ka afat 30 ditë kur duhet konstituuar parlamenti i ri për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së Kosovës. Në bazë të rezultateve tashmë të çertifikuara, koalicioni PAN në përbërjen e të cilit janë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ka fituar 39 vende në parlament. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 vende, ndërsa, koalicioni LAA, ku bëjnë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e re dhe Alternativa, ka fituar 29 vende. Lista Serbe, e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka fituar 9 vende nga 10 gjithsej sa i takojnë komunitetit serb, ndërsa, 10 vende të tjera janë të rezervuara për pakicat. Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë.
Dekrektim i mandatarit
Megjithatë, asnjë nga subjektet politike nuk mund ta formojë e vetme qeverinë dhe për këtë nevojiten koalicione paszgjedhore. Në këtë fazë akoma nuk ka ndonjë konkretizim të koalicioneve, ndonëse partitë politike tashmë kanë filluar të paraqesin ofertat e tyre. Në bazë të kushtetutës së Kosovës, neni 95 i saj e specifikon qartë se pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimit të parlamentit, Presidenti i Republikës së Kosovës në konsultim me partinë politike, me subjektin, apo me koalicionin që është fitues i zgjedhjeve e dekreton mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e qeverisë. Mandatari në afat prej 15 ditësh është i obliguar që të shkojë në Kuvend me listën e Qeverisë dhe të votohet. Nëse nuk votohet dhe nuk i fiton votat e nevojshme prej 61 deputetësh, atëherë, konsiderohet që qeveria nuk është zgjedhur te mandatari i parë.
Më pas brenda afatit prej dhjetë ditësh, është në “diskrecionin? apo vullnetin e e Presidentit, nëse do t’ia jap mandatin partive të dyta dhe të treta që i sigurojnë 61 vota për ta bërë qeverinë, apo të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Kështu thuhet në një interpretim të kushtetutës të bërë në vitin 2014, ku Kosova për më shumë se gjashtë muaj nuk mundi të krijonte qeverinë. Në bazë të këtij interpretimi një gjë është e qartë, “posti i Kryetarit të Kuvendit i takon partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve, në këtë rast koalicionit fitues PAN?. Sipas njohësve të kushtetutës presidenti i Kosovës tash duhet të kujdeset dhe të garantojë qëndrueshmërinë e kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të vendit./DW
Ilir Levonja1) Sheshi Maltepe, Stamboll, të dielën më 9 korr...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të ...
Një tjetër zjarr është raportuar në orët e para të mëngjesit...
Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëng...
Kryetari i Partisë Demokristiane, deputeti Nard Ndoka, ka ir...
Gjate kësaj jave jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mb...
Një zjarr i madh ka përfshirë prej mbrëmjes së kaluar Tepele...
Partneri do beje cmos qe t’iu kenaqe edhe ne planin seksual ...
Të gjesh makeup-in që të përshtatet më së miri është diçka s...
Martesa mund të ndryshojë rrënjësisht jetën tuaj. Angazhimet...
Të gjithë e dimë se sa e vështirë është për një femër që pun...
Të paktën një herë (mbase shumë herë), ju mund të keni mendu...
Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar këtë mbrëmje ...
Aktori i humorit, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar ...
Nëse jeni ndjerë i sëmurë apo i lodhur atëherë kjo mund të l...
Sir Vince Cable – lideri i ardhshëm i mundshëm i Liberal Dem...
Historia mund të jetë e shkruar nga fituesit, por ne injoroj...
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ...
Kisha vajtur për një takim në Universitetin e Vlorës. Në fak...
Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...