Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kisha vajtur për një takim në Universitetin e Vlorës. Në fakt kisha qenë ftuar atje.
Mbërrita aty nga mesdita. Provova të hyja me veturë në parkingun përpara Rektoratit, por polici privat, atje tej, sa më pa që ktheva rrotat, m’a bëri që larg me gisht ! jo, jo!
Pse ? – i them.
Ke ndonjë fletë-hyrje? – më pyet.
Jo, por kam takim.
Mua nuk më ka njoftuar njeri – ma priti pak ftohtë.
Mirë, më jeo të hyj, dhe e gjej njeriun që të vijë të thotë se vetura mund të qendrojë aty në parking.
E, mos më vendos në belà – ma priti. Ti e di si janë këta. Aman!
Pashë ç’pashë, mora kthesën dhe tentova t’a vendosja veturën diku anash ndonjë trotuari aty rrotull.
Kishte vetëm një vend të lirë. U drejtova për atje për të bërë manovrën e parkingut, por “cëk” ma bëri brenda meje ndjesia se përballë atij vendi bosh ishte një derë e hapur restoranti.
Me siguri i zoti – mendova – e ka rezrvuar për vete, ose nuk lejon njeri të parkohet atje sepse e ruan për klientelën e vet, ose nuk dëshiron që një veturë t’i bllokojë derën e restorantit.
Megjithatë u parkova pikërisht atje. Zakoni dhe intuita me deshën që të hy brenda në kafe-restorant të kërkoj leje për parkimin. I njoh unë nganjëherë kPeta që e kanë merak parkimin. Të thyejnë ndonjë xham, të zhvasin ndonjë fshirëse xhamash, të gërvishin me gisht karrocerinë e veturës. Cfaarë nuk u pjell mendja për t’u hakmarrë ose për të dhënë të kuptosh të mos dukesh më andej.
Kafe – restoranti ishte krejt bosh, në gjysëm errësirë, i pastër, por gjithsesi me një erë vaji të djegur të mbetur pezull nga ditët e mëparshme. Aroma e një mence të dikurshme studentësh ose e një guzhine kazerme ushtarake. Dukej që ishte një restorant popullor.
Tutje atje thellë në brendësi vetëm një burrë kishte mbështetur njerin bërryl mbi tavolinë dhe përllëmbën e dorës mbi ballë, dhe me dorën tjetër seç shkruante a llogariste me kalem mbi një copë letër të bardhë. E mendova se do të ishte i zoti i lokalit. Ashtu edhe doli.
Duke parë sallën bosh, mendova se i zoti do të duhej të ishte ose me nerva ose me humor jo të mirë.
Mirëdita zotëri, a mund ta parkoj veturën këtu përpara derës, anash trotuarit? Më nget polici?
Po ç’a thua a i vrarë, nuk ke si në ballëëë? E kam ruajtur për klientët.
Jo, mirë ti e ke ruajtur për klientët, por unë desha të di nëse ai vend atje është i lirë, apo e ke marrë me qira nga bashkia?
Po ç’a thua a zotëri!!! Unë paguaj taksat e pastrimit bashkisë, doemos ai vend imi është. Mos e bëj tërkuzë kot se nuk të del mirë me muaaaaaa!
Eh Selam Musa, Selam, të pifsha dollinë! – thashë me vete.
Mos u nxeh, miku im, i thashë butësisht, taksa e pastrimit nuk nënkupton rezervimit ose marrje me qira vend-parkimi!
Ehuuu, nuk marrke vesh zotrote, jo, të thashëëë, nuk lejoj.
Mirë vëlla e kuptova, fola unë përsëri butësisht. Po tregtia a po të ecën?
Po ç’e piet, shi e shkruaj! Bosh.
Mos u mërzit i fola unë, ja po vjen koha e drekës, e do të kesh klientë për ndonjë pshk a ndonjë salcë kosi!
Ja urova megjithë shpirt!
E, pak, pak, tha vlonjati me fytyrë të trishtuar. Ishte thatim, por i fortë si shkop thane, i zeshkët, me kocka të fytyrës të gdhendura dukshëm, pa mish në trup dhe faqe. Sytë e zinj i lëviznin gjallisht.
Eh, vinë ca vinë, por pak!
Nejse mbetsh me shëndet, ja preva, i zgjata dorën dhe i thashë lamtumirë.
Po iki – të uroj shëndet.
Ku do veç a i vrarëëë?
Të parkoj veturën gjetiu se më vate ora mua ! – u mundova t’i afrohem dialektit të tij.
Lëre o vlla veturën, aty e mos e luaj fareeeee!
Po ti më the…
Po ik ore, shko mbaro punë e hajde, do vonoheç?
Nja dy orë.
Hajde kur të duaç, pa merak, nuk ta nget njeri, ta ruaj unë sikur timen.
C’a thua o burrë? – e pyeta i habitur nga ndryshimi i menjëhershëm.
Ik, o ik, rehat, as mos e vri mendjen!
E mora në qafë dhe shkova të bëj leksionin tim.
E dija sesi do ta filloja : Pak minuta më parë, desha të parkoj veturën buzë trotuarit dhe u drejtova te …/CityNews
Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Nga Ben AndoniNë momentin që PD-ja dhe lidershipi i saj i ng...
Deputetja e zgjedhur e LSI, Floida Kërpaçi, ka sulmuar ashpë...
PDIU vijon betejën për mandatin e humbur në Tiranë në zgjedh...
Vendi është përfshirë nga një i nxehtë afrikan ditët e fundi...
Një tjetër reagim ka ardhur pas incidentit të shënuar sot gj...
Hakerat qe depërtuan në rrjetet e bizneseve të kompanive ame...
Avokati Altin Goxhaj ka vijuar sulmet e tij të ashpra ndaj k...
Drejtësia italiane ka dënuar anëtarët enjë bande të trafikut...
Shqipëria është një nga vendet mesdhetare që preket më s...
Koreja e Veriut, akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara të Ame...
Si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të papunësisë,...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ai e kisht...
Të shumta janë raste ku nusja dhe vjehrra kanë mosmarrëveshj...
Hakerat që depërtuan në rrjetet e bizneseve të kompanive ame...
Akademiku Artan Fuga ka paralajmëruar një koment të fortë pë...
Kryeministri Edi Rama vijon të përplaset me komentuesit në r...
Deputeti i përjashtuar nga Lulzim Bashës, Bedri Hoxha, ka fo...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Libi, teksa 19 emigrantë ...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...