Nga Andi Bushat/Basha po përbalt edhe çadrën e vet
Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një g...
Bislim Ahmetaj
Faktin që Partia Demokratike ka dalë prej zgjedhjeve të 25 qershorit e rraskapitur, e dërrmuar dhe gjendet me performancën më të keqe që nga themelimi I saj në Dhjetor të 90-ës nuk e pranojnë vetëm ?budallët?, butakët, nihilistët , dashakeqët dhe kategoria e fundit dhe me të rrezikshmit përfituesit.
?Budallët? nqs nuk do të përdoreshin prej dashakeqëve dhe përfituesve nuk është se prishin ndonjë punë të madhe edhe pse janë shumica në kategoritë e lartpërmenduara. Por rreziku që ata do të përdoren prej tyre është eminent dhe pothuaj I pashmangshëm pasi edhe atyre u pëlqen të përdoren, bile nuk rrinë dot pa u përdorur. ?Budallët? janë lënda e parë me të cilën ndërtojnë karrierën dashakeqët dhe përfituesit. Me këtë kategori janë të pasura të gjitha partitë politike shqiptare por më të shumtët janë të përqëndruar të Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.
Butakët nuk janë shumë në numër vecse janë të neveritshëm, janë fjetak, s?kanë mendim, s?kanë opinion. Ata marrin formën e masës që u lihet. Ikin dhe vinë si hije duke lënë një gjurmë veshtullore ngjyrë pink si të kërmillit kur ngjitet mbi shkëmb. Ata thjeshtë presin rezultatin. Tani për tani ata nuk përbëjnë asnjë problem për demokratizimin e Partisë Demokratike.
Nihilistët , apo mohuesit e gjithckaje, janë ata që mbytin cdo mendim. Ata vrasin me zhurmë dhe injorancë cdo ide apo opinion . Ata djegin me arrogancë cdo frymë të re që mund të jetë duke lindur. Në rrethanat ku gjendet sot PD dhe zhvillimi teknologjik (rrjetet sociale) kjo kategori së bashku me ?budallejtë? mbytin opinionin e shëndetshëm dhe inovativ që mund të sjellë ndryshimin pozitiv në PD, për pasoj në opozitën e vendit e cila përkthehet në një qeverisje më të efekshme për aq sa mund të pretendohet nga socialistët shqiptarë që i njohim këtu e 76 vite.
Nihilistët brenda opozitës thjeshtë mbyllin sytë para fakteve dhe mohojnë cdo realitet. Ata janë frigacakë dhe nuk adaptohen dot me ndryshimin. Ju mjafton frigoriferi I ideve të tyre të ngrira dhe mohimi i cdo mendimi ndryshe.
Dashakeqët të cilët në shumicë nuk janë pjesë e Partisë Demokratike ose në rastin më të keq janë mish i huaj që here pas here ka rezultuar jo i paktë në drejtim të Partisë dhe më e keqja ?malinjë? (kancer vdekjeprurës) në rrethanat ku gjendet sot PD-ja janë bërë si qingja. ?Qingjat? që janë brenda PD-s ju kanë përshtatur proverbit ? Qingji I urtë pinë dy nana? një cicë të opozita një cicë të pushteti. Ndërsa ujqërit që deri dje e donin në hell Lulzim Bashën dhe gjithë Partinë Demokratike sot janë shndërruar në avokatë të tij, në protektor të humbjes asgjesuesë që pësoj ai dhe forca e tij politike. Kjo është e natyrshme për pseudodemokracitë e lindjes. Aksioma ?opozitë e dobtë, pushtet apsolut? është filozofia qeverisëse e kryeministrit të rikonfirmuar në zgjedhjet e 25 qershorit. Dashakeqëve brenda PD-s duhet tu vihet gishti, ?qengjave-ujqër? që janë mësuar të pinë dy nana duhet me ju tregue vendin, duhet me I nxjerrë jashtë partisë, jo me përjashtim, me përcmim, me lincim.
Dashakeqëve që na I fituan zgjedhjet me 1001 marifete të paligjshmne dhe jo krejt pa ?lejen? e zotit Basha nuk duhet t?jua harrojmë kurrë dashakeqësinë jo për hakmarrje, por për gjegjësinë që kemi para demokratëve, para qytetarëve shqiptarë, para kombit, Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës .
Dhe së fundi, PËRFITUESIT, ata që bëhen pronarët e votës tonë dhe na përfaqësojnë në parti, në parlament, në shtet dhe në institucionet ndërkombëtare duhen ndalur tani, duhen gjykuar tani. Tani është kohë të fillojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Dhe fitorja projektohet tek zgjedhjet e brendëshme, tek reflektimi dhe marrja e përgjegjësive për atë cka ndodhi me zgjedhjet e shkuara. Demokratët akoma janë të tronditur nga rezultati I zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtatë deputet më pak se në zgjedhjet e 2013 pas 8 viteve qeverisje, afërsisht 200 mijë vota të munguara nën një qeverisje barbarësh, nën një qeverisje që burgosi kryefamiljarë për një llampë dritë që ti mësoj femija dhe nga ana tjetër dha me koncension shendetin e qytetarëve të tij, me një qeverisje bandash dhe narkotrafikantësh në krye të institucioneve që ju hiqnin ndihmën sociale dhe pensionet e invaliditetit familjeve në nevojë dhe njerëzve të gjymtuar, me një qeverisje që e zvogëloj popullsinë e Shqipërisë me gjysëm million banor për katër vite, me një qeverisje batutash , talljesh dhe përbuzjesh për qytetarët e saj.
Kjo tronditje që ju është shkaktuar qytetarëve shqiptarë kërkon refleksion të thellë. E djathta kudo në botë është më e përgjegjshmë para kombit se e majta, qoftë në qeverisje , qoftë në opozitë, s?ka pse të ndodhë ndryshe në Shqipëri. Kategoria e perfituesve duhet gjykuar me qetësi dhe për këtë kërkohet kohë dhe maturi. Partia Demokratike I ka kapacitetet dhe të gjitha mundësitë ti shpërfillë në këto ditë të nxehta korriku ?budallët?, ti stisë butakët, ti izolojë dashakeqët brenda saj dhe të mobilizojë gjithë anëtarësinë e saj të mrekullueshme në një analizë të thellë, të hapur që të zgjedhë në krye ?përfitues? të përgjegjshëm, përfaqësues të tyre dhe jo njerëz të rekomonduar, njërëz që marrin përgjegjësi para anëtarësisë, para qytetarëve , para kombit , para aleatëve tanë të natyrshëm SHBA-ve dhe vendeve dashamirëse të Bashkimit Europian. Që ?perfituesit? e zgjedhur të Partisë Demokratike të jenë përfaqësues dinjitoz të së djathtës shqiptarë nuk mjafton ngrirja? e përkohëshme e kryetarit aktual. Ai le të shkrihet, të thërrasë Këshillin Kombëtarë të Partisë Demokratike, forum i mbledhur vetëm një herë në këto katër vite dhe të vendosë për thirrjen e Kuvendit Kombëtarë të Partisë Demokratike në Shtator të këtij viti pas analizave në cdo seksionm dhe në cdo dege të vendit.
Kur ?përfituesit? zgjidhen në mënyrë të hapur dhe demokratike butakët, nihilistët dhe dashakeqët mbeten me gisht në gojë e me bisht ndër shalë.
Ndërsa ?budallëve? ju hiqen thojzat dhe ju dalin në dritë bindjet, sakrificat, dinjiteti, origjina, kontributet dhe vlerat e verteta. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme brenda partisë ja heqin epitetin ?budallë? militantit , zemres së cdo partie politike. Vetëm atëherë kur militanti do të votoj dhe zgjedhë I lirë dhe me bindje brenda partisë së tij nuk do të mund të përdoren ma si ?mish për top?./Bislim Ahmetaj
Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një g...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, e cila ...
Ylli Manjani ka reaguar me nje status në profilin e vet në F...
Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike të Shqipërsë, përmes n...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Sot Lulzim Basha ka folur për herë të parë që pas humbjes së...
Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lir...
Nga Kushtrim KentrushaKreu demokrat Lulzim Basha ka deklarua...
Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vijua...
Kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme një deklaratë të fo...
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami, kr...
Kandidati për kreun e ri të Partisë Demokratike, Eduard Sela...
Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme mbledhje...
Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha...
Një nga ish-drejtuesit e rëndësishëm të Partisë Demokratike,...
Në Partinë Demokratike ka filluar një garë për kryetarin e s...
Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një mesazh të qar...
Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ka paralajmëruar n...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra gjatë mbled...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka rea...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...