web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish ministri zbulon planin sekret/Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD, ja arsyet

2 Korrik 2017, 10:59, Aktualitet CNA

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ishte përfaqësues i LSI në qeverinë Rama, ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar planin e një koalicioni sekret që po gatuhet.

Për Manjanin janë disa arsye që e bindin se së shpejti do të ketë një koalicion PS-PD dhe kjo lidhet me faktin që PD nuk pranon se është në opozitë, me shpejtësinë që do t?i bëjë Basha zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe mos tërheqjen e ministrave teknikë në qeverinë Rama.

Më poshtë statusi i plotë:

Supozim jo pa bazë.
——-

Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:

Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!

Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.

Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!

Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!

Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!

Të shohim a do mund të realizohet!/CityNews





Lajmet e fundit nga