“Të shtyhet afati i komisionit”/ Zhupa te “Territorialja”: Duhet mendimi i ekspertëve ndërkombëtare për ndarjen e re
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Partia Demokratike po kalon një situatë mjaft të vështirë, pas humbjes katastrofike që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit nën drejtimin e Lulzim Bashës. Menjëherë pas humbjes së thellë, një pjesë e madhe e figurave kryesore në PD kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Vendimi i Bashës thelloi dhe më tej krizën në forcën e dytë politike më të madhe në vend, pasi ai nuk dha dorëheqjen, por ngriu funksionet e tij si kryetar, duke hapur garën për kryetarin e ri të PD, pjesë e së cilës është edhe vetë.
Vendimi i tij ka ngjallur mjaft reagime të ashpra, duke shtuar përplasjet mes vetë demokratëve dhe zërat kundër Bashës.
Dështimi i Lulzim Bashës në zgjedhje, por edhe në katër vjet në krye të Partisë Demokratike duket se ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha, ku tashmë kërkohet ndihma e tij për të nxjerrë nga kjo situatë opozitën e shkatërruar të Bashës.
Përmes një artikulli të publikuar në faqen online, ?Koha Jonë? e drejtuar nga Nikoll Lesi ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në krye të PD. Në shkrim thuhet se selia e PD është në flakë dhe po nxjerr tym nga katër anët dhe shpëtimi i vetëm për të është rikthimi për një kohë të shkurtër i Berishës.
Ja shkrimi i plotë:
Selia blu është në kaos. Secili turret të marrë diçka tani; dikush një zyrë, një tjetër një tavolinë e perdet e shtrenjta, të tjerë po shikojnë mundësinë e marrjes së oborrit për të bërë një pallat me Edi Ramën; të gjithë me vrap e me dëshirë ta shkatërrojnë ndertesën ku rri partia e parë opozitare në Shqipëri, nga ku filloi demokracia, liria e tregut. Tashmë pas humbjes katastrofike në zgjedhjet parlamentare, selia është në rrëmujë; ka filluar të ndjehet tymi që po nxjerr nga katër anët ndërtesa e përbashkët e demokratëve.
Lulzim Basha takoi kryeministrin Rama dhe më pas filloi rënia, katastrofa. Ishte pazar në mesnatën e datës 17 maj apo marrëveshje për zgjedhje të lira; kjo tashmë e ka marrë përgjigjen përderisa edhe pas humbjes së zgjedhjeve të cilat u blenë nga mafia e drogës, Lulzim Basha nuk del për ta denoncuar dhe për ta rrëzuar si Marrëveshje. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër; ishte Pazar dhe si çdo pazar kështu përfundojnë pazaret e mbyllura në errësirë dhe në mesnatë. Ndërkohë Lulzim Basha nuk tërhiqet, kurse Sali Berisha jep një përgjigje as mish e as peshk për këtë katrahurë në selinë e PD. Një numër shumë i madh themeluesish, qendrestarësh, të rinjë, anëtarë kryesie e këshilli kombëtar janë kundër Bashës dhe mënyrës se si ai po rikandidon për kryetar.
Një herë del Arben Imami me tank, më pas Majlinda Bregu duke buzëqeshur me ironi, prapë gjuan me silura Jozefina Topalli, nuk harron as Ridvan Bode e Gjergj Lezhja, del në tapet Astrit Patozi dhe bëhet gati për grushte, Genc Ruli fut thikën me helm në trupin e kundërshtarit Basha, që solli humbjen e zgjedhjeve; të tjerë hedhin e presin gjyle topi. Një tymnajë e madhe dhe ku kanë filluar të duken rrenojat e keshtjellës demokrate. As në vitin 1997 dhe as në shtatorin e vitit 1998 kjo kështjellë nuk u rrënua. Por tani po e sakatojnë vetë, demokratët dhe udhëheqësit e tyre.
Të gjithë me sepata, hanxharë, gjyle, bomba, me bidona me benzinë e me shkrepse në xhep, me cfurq e kazma; po shkatërrojnë ngrehinën e tyre. Por jo vetëm të tyre. PD është pasuri kombetare, ndonëse ka bërë edhe gjema kombëtare në ndonjë vit. Por mbetet pasuri. Ajo duhet mbajtur në këmbë, ndryshe nuk ngrihet më. Ajo është tashmë opozitë, bashkë me LSI. Opozitat janë zëri i qytetarëve. Por zjarri nuk ndalon në selinë blu. Nuk ka më asnjë zgjidhje në atë seli demokrate. Lulzim Basha nuk lëshon bedenat, Eduart Selami ka hyrë në keshtjellë dhe po hap dyert që të hyjë kushdo; Astrit Patozi pritet të filloj sulmin final kundër Bashës, por edhe ndaj Selamit. ?Ushtritë? e tyre janë drejtuar kundër njeri tjetrit, dhe përkundrejt Edi Rama rri e qesh. Fërkon duart me helmin dhe gropën që iu bëri me 17 maj.
Taborret po rreshtohen për luftë. Për shkatërrim total të asaj që la ?Sulltani Sulejmani? Sali. Ndërkohë ?sulltani Sali? rri e vështron kështjellën që po digjet.
E çuditshme se si ?krijuesi i Prendorisë demokrate? rri e shikon nga Lalzi apo nga kulla e tij në katin e 14-të në mes të Tiranës e ku duket selia e PD-së në flakë!
Ka një zgjidhje që të shpëtojë selia e PD: Kthimi për një periudhë kohe i vetë ?Sulltanit? në seli. Më pas, kur të qetësohen gjakrat dhe përcaktohen rregullat, ikën përfundimisht Sulltani dhe caktohet nga ?ushtarët demokratë? Sulltani i ri.
Ndryshe tymi dhe shpërthimet e granatave në ?kështjellen blu? do të djegin dhe vetë Sulltanin që nuk bëzan!
CANADA DAY/ DITA E KANADASË 150 vjet histori, një ditë në nj...
Analisti Baton Haxhiu ka bërë një deklaratët të fortë referu...
Me ceremoninë e parë të përmortshme në historinë europiane q...
Rebelimi i një pjesë të anëtarësisë së vjetër në Partinë Dem...
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant...
Besnik Mustafaj, thotë se është koha për ulje tensionesh bre...
Tatimet kanë sinjalizuar se do të forcojnë kontrollet për pë...
Vdekjen e Kancelarit gjerman me periudhën më të gjatë në pos...
Një tjetër deklaratë është publikuar ditën e sotme nga grupi...
Kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, Erion Pic...
Blogerja Armina Mevlani ka reaguar ashpër ndaj intervistës s...
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e apra të mëngjesit ...
Edhe për Armina Mevlanin vera ka nisur. Pavarësisht angazhim...
Të dashur demokratë!Si sot e 25 vjet më parë Partia Demokrat...
CityNews sapo mësoi se ish nënkryetari i Partisë Demokratike...
Një adoleshente ka transmetuar live momentin e vdekjes së sa...
Elsamed Senaj dhe Ambra Muji ishin lojtarët që hynë çift në ...
Një shtetase shqiptare me inicialet E.K është arrestuar nga ...
Ndërkohë që sot është viti 2017, gazetari italian, Onide Don...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar se kush ë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...