Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Të dashur demokratë!
Si sot e 25 vjet më parë Partia Demokratike fitoi për herë të parë zgjedhjet parlamentare me 57% te votave, me 1 milion e 50 mijë votues dhe 92 deputetë. Ishte përfaqësimi më dinjitoz në historinë e parlamentarizmit shqiptar, me elitën e intelektualitetit të kohës, me ideale, shpresa dhe ëndrra për një Shqipëri Europiane. Sot, mbas 25 vjetësh Partia Demokratike nuk mund të krenohet me një performancë të tillë. Përkundrazi, ka më pak se 25% të votave, 38 deputetë dhe afro 450 mijë votues. Një rënie drastike nga zgjedhjet në zgjedhje. Po thyhet bërthama e fortë pa të cilën nuk mund të qëndrojë në këmbë një parti e madhe. Vetëm në katër vitet e fundit ka humbur, si parti dhe koalicion, afro 200 mijë votues. Për ironi të fatit, shqiptarët e kanë votuar sa ish-Partinë e Punës, në kohën e rënies së saj në vitin ’92, ndërsa bijat e saj (PS-LSI+), kanë sot rreth 70% të votave, me afro 1 milion votues.
Si arritëm në këtë nivel, në rezultatin më të dobët në gjithë historinë tonë kundrejt qeverisë më të paaftë, më të korruptuar dhe të kriminalizuar në të gjithë historinë e shtetit shqiptar? Si mundet që një parti historike të përfundojë kështu?
Lidershipi bën diferencën. Humbja e thellë e zgjedhjeve i dedikohet një drejtimi të dobët, përjashtues dhe kaotik të PD-së, e kombinuar me një krizë besimi dhe pozicionimi të lidershipit. Humbja e thellë erdhi si pasojë e lënies së kauzave, e marrëveshjeve të fshehta me kundërshtarin, listave jokonkuruese të mbushura me njerëz pa rezonancë politike, me një fushatë miqësore me qeverinë dhe që ndërronte drejtimin nga frynte era. Njerëzit nuk mund t?i bashkohen një lidershipi të dobët, të paqëndrueshëm dhe sipërfaqësor. Njerëzit duan liderë karizmatikë që luftojnë për idetë e tyre jo që jepen me çdo mënyrë mbas pushtetit.
E para fushatë që në vend të mobilizonte, demoralizoi, në vend të luftonte qeverinë, luftoi strukturat dhe njerëzit e zgjedhur në parti. Ishte fushatë për spastrim të konkurrencës, jo për fitimin e zgjedhjeve. Ishte fushatë që kishte në bazë absurditetin ideologjik dhe aritmetik – me taksa të ulëta dhe shpenzime të larta. Njerëzit e kuptuan dhe e abandonuan. Fjala e Linkolnit, nuk mund t’i gënjesh të gjithë njerëzit, gjatë gjithë kohës. Indiferenca ndaj opozitarizmit nxiti absenteizmin e afro 300 mijë zgjedhësve, krahasuar me vitin 2013. Kjo ndodhi për herë të parë në 25 vjet. Këta njerëz të lirë nuk u shitën dhe nuk u blenë, thjesht bojkotuan. Hipoteza e blerjes së votës nga paratë e pushtetit dhe drogës mund argumentojë qëndrueshmërinë e votave të së majtës por nuk shpjegon dot absenteizmin dhe votën e munguar të së djathtës. Ky është një sinjal izolimi, përjashtimi dhe prag rrënimi të PD-së nga elektorati i saj tradicional. Kolonat e të djathtës historike – antikomunistët, pronarët e vërtetë, intelektualët, të rinjtë dhe shtresa e mesme ? humbën besimin dhe nuk e ndoqën lidershipin drejt aventurës si shoqëruese e parë e së majtës të Edi Ramës.
Mbi këto fakte dhe të vërteta duhet të nisë reflektimi dhe ndryshimi. Asnjë forcë politike nuk mund të përballojë beteja të reja nëse nuk kupton realitetin dhe nuk kuron sëmundjet që e kanë prekur në kohë. Kemi humbur statusin e një partie të madhe dhe rrezikojmë që në 4 vjet të dalim nga skena politike. Nga parti e shpresës së madhe përfunduam në një parti e zhgënjimit të madh, që nuk frymëzon, nuk ngjall besim, nuk i nxjerr dot njerëzit në votime. Kjo është zonë e rrezikshme, zona e humnerës politike dhe asgjesimit.
Sot është momenti që ne demokratët, që e kemi lidhur jetën me këtë vend dhe me këtë familje politike, të ngrihemi, ta modernizojmë dhe ta shpëtojmë partinë dhe Shqipërinë. PD ka njerëz të ditur, të mirë shkolluar, me përvoja administrative dhe qeverisëse, me eksperienca pune dhe jete brenda dhe jashtë vendit. Ne mund të gjejmë zgjidhje. Fillimisht me parimet, me kornizën statutore, pastaj me përzgjedhjen e njerëzve përmes votës, me frymëzimin, me politikat qeverisëse dhe ushtrimin e pushtetit.
Në këtë moment krize të thellë, më shumë se një rendje mbas fronit të kryetarit, për ta mbajtur apo për ta marrë, më shumë se rendja në shtratin e pushtetit, na duhet një frymë e re, një kulturë dhe mendësi perëndimore. Ne na duhet një reformë demokratike dhe një statut që vendos simpatizantët në krye të procesit të rinovimit të elitave dhe përcaktimit të përfaqësimit politik. Gara e lirë dhe e ndershme, vota masive i jep çdo partie moderne alternativat, kandidatët dhe fituesit me potencialin më të lartë elektoral të kohës. Gara e lirë dhe e ndershme i ka bërë partitë amerikane të mbijetojnë në rreth 200 vjet, nxjerrin fitues dhe humbës të përkohshëm, jo të përhershëm, rinovon energjitë, gjeneron ide, vizione dhe lidership konkurues gjatë gjithë kohës.
Për këtë transformim duhet sot të kërkohet:
Çdokush të kandidojë në kushte të barabarta dhe pa u diskriminuar, përfshi edhe ish-kryetarët. Askush i përjashtuar, askush i paragjykuar, të gjithë të vlerësuar me votë masive. Kështu fitohet besimi, ngjallet shpresa, ndalohet rënia, frenohet shpërbërja, rritet solidariteti, rregullohet funksionimi i karrierës politike, afrimi i burimeve më të mira njerëzore të kohës. Kështu cdokush fiton dinjitetin e munguar, zgjon liderin e fjetur brenda vetes. Gara, vlerat, ideologjia dhe uniteti funksional duhet të jenë shpirti që bashkon njerëzit rreth kësaj partie. Mbi drejtësinë, vërtetësinë dhe ndershmërinë të hedhim themelet e një lidershipi ndryshe, nën miratimin periodik të anëtarësisë. Nëse grupet që janë konturuar tashmë, kacafyten për fronin, PD do shpërbëhet. Nëse konsolidohen kollonat e demokracisë, kjo ndërtesë e hijshme klasike, nuk do bjerë kurrë. Këtu rolin historik e ka edhe lideri-themelues. Atë që nuk bëri në 25 vjet mund ta bëjë tani. Fati i këtij institucioni është pjesë e trashëgimisë së tij, rënia pjesë e dobësisë së lidershipit të tij.
Të gjithë ju që ndani mendimet e mia për modernizimin e Partisë Demokratike, jeni të ftuar të bashkoni zërin tuaj dhe të shpëtojmë një parti historike, një pasuri kombëtare, shpresën e modernizimit të Shqipërisë. Nuk është koha të mbajmë me dhunë partinë apo ta kapim me djallëzi kreun e saj, por të forcojmë themelet e partisë me rregulla dhe parime të qarta sipas modeleve euroamerikane. Koha për të rindërtuar kulturën dhe mendësinë dhe më pas me votë masive të zgjedhim një lidership të ri.
Bashkimi i njerëzve me të njëjtat ideale është rruga drejt ringritjes, pushtetit dhe transformimit të kombit tonë…
Me respekt,
Dr. Erion Piciri
Votues i PD-se nga viti 1991
Antar i PD-se nga viti 2003
Kandidat për deputet në Tiranë, viti 2017
CityNews sapo mësoi se ish nënkryetari i Partisë Demokratike...
Një adoleshente ka transmetuar live momentin e vdekjes së sa...
Elsamed Senaj dhe Ambra Muji ishin lojtarët që hynë çift në ...
Një shtetase shqiptare me inicialet E.K është arrestuar nga ...
Ndërkohë që sot është viti 2017, gazetari italian, Onide Don...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar se kush ë...
Ka një debat klandestin, rreth Presidencës së Ilir Metës. Ky...
Ish deputetja e Partisë Socialiste dhe personalitetja e rënd...
Gjykata e Krimve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për ...
Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e bëri...
Mijëra persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin...
Gruaja e kryetarit të Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir ...
Policia e Korçës ka parandaluar ditën e djeshme vetëvrasjen ...
Dy mesazhe kërcënuese janë gjetur në celularin e biznesmenit...
Ky edicion i nëntë i Big Brother Albania është zhvilluar mid...
Nga Enno BOZDORezultati zgjedhor është pak të thuhet që isht...
Ditën djeshme mori jehonë, protesta e zhvilluar nga banorë t...
CityNews prej kohësh ka raportuar ekzistencën e një grupi të...
Roxhena Ziu, studente 22 vjecare në Rumani, vajza e nën/drej...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar për herë të pa...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...