Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Nga Enno BOZDO
Rezultati zgjedhor është pak të thuhet që ishte shumë i rende për Partinë Demokratike, i rende dhe i pamerituar, dhe për fat të keq, jo i papritur. Së pari, të gjitha të dhënat nga terreni, nga ata të cilët u përballën në vetë të parë me fushatën, treguan se përballë formacionit politik të PD, nuk garoi thjesht PS dhe LSI, por sekserët me shumë para dhe banditët, të cilët nuk rreshtën se intimiduari votuesit. Përdorimi gjerësisht i administratës në paralel me bandat kriminale, paratë pafund të derdhura për blerjen e votës, shpjegojnë gjerësisht rritjen prej afro 100 mijë votash të PS, pas katër vjeçarit më skandaloz në qeverisjen e vendit, që prej vitit 1991.
Operacioni masiv për blerjen e votës kish filluar, në fakt, që në shkurt të këtij viti, atëherë kur demokratët nisën protestën dinjitoze në Çadrën e Lirisë. Personalisht kam qenë në dijeni të mbledhjes së kartave të identitetit në mes të Tiranës, sigurisht kundrejt pagesës.
Nuk e ofroj aspak këtë argument për të justifikuar rezultatin zgjedhor, sepse afro 200 mijë vota demokratë që munguan, munguan për shkakun tonë dhe jo për meritë të kundërshtarit. Në këtë kuptim, problemet që shoqëruan fushatën, si p.sh. cilësia e përfaqësimit në listën e PD, mesazhi i zhbalancuar që u dhamë njerëzve tanë, flirtimi absurd (i perceptuar) me PS dhe më pas me LSI, mos fokusimi i mjaftueshëm në pikat e rëndësishme të programit (aq sa çuditërisht u krijua përshtypja e gabuar që PD nuk kishte çfarë të ofronte), patën ndikimin e tyre të konsiderueshëm në rezultat.
Sigurisht zoti Basha ka marrë mbi vetë përgjegjësinë e këtij rezultati. Ai e ka pranuar plotësisht përgjegjësinë. Dhe kjo është diçka, por jo e gjitha. Demokratët kanë nevojë të dëgjojnë nga zoti Basha përse-në e kësaj humbjeje, duhet të dëgjojnë të gjitha arsyet, edhe gabimet personale. Kjo ndershmëri në komunikim, do t?u bëjë mirë të gjithëve.
Ne tashme kemi hyrë në një proces zgjedhor brenda partisë. Ne mendimin tim është procesi më delikat në këto 27 vjet, proces, i cili potencialisht mund të ribashkojë PD, por, edhe mund ta copëtojë atë më tej. Prandaj ky proces duhet të jetë i tillë që të mundësojë dhe sigurojë bashkimin dhe jo përçarjen, forcimin e PD dhe jo bjerrjen e mëtejshme të saj. Duhet të jetë gjithëpërfshirës, duhet të mos përjashtojë askënd duke i përfshirë të gjithë.
Ky proces duhet t`i ofrojë PD mundësinë për të dëgjuar zërin e demokratëve, nga anëtari më i thjeshtë, deri te zyrtari më i lartë. PD nuk mund të jetë e shurdhër, sepse nuk e ka luksin për të qenë e tillë. Duhet të garantohet mundësia që çdo demokrat të flasë dhe të thotë atë që mendon, ashtu siç e mendon ai!
Me duhet të pohoj se ka një mosbesim absolut nga palët për këtë proces. Palët i referohen statutit të PD, dhe kjo tregon qartë që askush nuk ka besim që mund të ofrohen të gjitha garancitë për zgjedhje të ndershme dhe të drejta brenda PD. Ka një debat tashmë mbi çështjen e dorëheqjes së z. Basha. Unë besoj se do të ishte në të mirë të barazisë së procesit ky gjest, por besoj, gjithashtu, se z. Basha duhet të rikandidojë n.q.s. dëshiron. Normalisht që çdo kandidat kërkon (me shumë të drejtë) garanci absolute për të hyrë në garë. Më duhet të them se deri tani këto garanci nuk janë shpalosur. Unë personalisht nuk i gjej të shkruara në asnjë dokument, apo të pasqyruara nga asnjë media. N.q.s. këto garanci do të ofroheshin, atëherë çdo gjë mund të tejkalohej, madje edhe vetë debati mbi dorëheqjen. Por nga ana tjetër, nuk do të ishte e ndershme që në rast se të gjitha garancitë ofrohen, dikush të përbaltë procesin thjesht për përfitim politik dhe jo për meritë të tij.
Më poshtë po rendis disa pika kryesore të një platforme, plotësimi i të cilave mund të sjellë një proces të drejtë dhe një garë të pranuar nga të gjithë, që bashkon PD duke e ringritur atë:
Nëse të gjitha këto kushte plotësohen dhe jepen garanci konkrete për zbatueshmërinë e tyre, besoj se do mundësonte një fushate ekselente qe do t?i shërbente PD. Këto garanci do të tejkalonin edhe debatin e dorëheqjes, sepse praktikisht ofrojnë kushte të barabarta për të gjithë.
Autori është sekretar organizativ i Partisë Demokratike
Ditën djeshme mori jehonë, protesta e zhvilluar nga banorë t...
CityNews prej kohësh ka raportuar ekzistencën e një grupi të...
Roxhena Ziu, studente 22 vjecare në Rumani, vajza e nën/drej...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar për herë të pa...
Një situatë e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e ...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Policia e Shteti njofton se është në një operacion antikanbi...
Zbardhen detaje nga krimi qe ndodhi ne oret e para te mengje...
Temperaturat e larta në vend, vijojnë të shkaktojnë jo pak p...
Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Al...
Anëtari i djathtë i Këshillit të Tiranës, Fabian Topollaj së...
Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ditën e d...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ka zgjedhur q...
Në kundërshtim me pritjet, më së shumti e joshin meshkujt e ...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e sht...
Gjate këtij muaji ju do i merrni gjerat ashtu si t’iu vijnë ...
Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do trego...
Nje person ka mbetur i vrare sot ne mbremje ne Shkoder.Ilir ...
Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate ve...
Neque porro quisquam est, qui dolorem ipsum quia dolor sit a...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...