Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Ish deputetja e Partisë Socialiste dhe personalitetja e rëndësishme në LIBRA, Mimoza Hafizi ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Megjithëse morën 20 mijë vota në rang kombëtar, as Ben Blushi dhe as Mimoza Hafizi, nuk arritën të futeshin në parlament për shkak të sistemit zgjedhor.
Përsa i përket fatit të LIBRA dhe asaj së çfarë do të ndodhë me ktë parti, Hafizi ka sqaruar se ajo është më e fortë se kurrë dhe se do të vazhdojë rrugën e nisur.
Reagimi i Mimoza Hafizit:
Vetëm një vit e gjysmë më parë ne ishim dy deputetë të rebeluar dhe refuzues ndaj një mazhorance të votuar për ta parë Shqipërinë të rilindur. Por që rilindi vetëm abuzim, krim, korrupsion dhe mbyti demokracinë brenda një force politike, tek e cila kishim kontribuar dhe kishim besuar.
Revolta dhe refuzimi ndaj kësaj politike u shkrinë me mendimin qytetar të dhjetëra e qindra banorëve të Tiranës e përtej. Njerëz që takonim çdo ditë e na kërkonin të ngremë një forcë politike morale. Sot jemi me mijëra, bashkuar tek LIBRA. Me fjalën dhe zërin e Benit, LIBRA u bë opozita më e fortë, më elokuente, më e vërtetë dhe më e guximshme që ka parë ndonjëherë parlamenti shqiptar. Pa asnjë kompromis me të keqen.
LIBRA mbrojti interesin publik, mbrojti të varfërit, mbrojti profesionistët, mbështeti biznesin e ndershëm, shmangu rrezikun e importit të plehrave, thirri për arsimin publik, mbrojti shëndetin publik, denoncoi koncesionet, demaskoi kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit. LIBRA u bë shtëpia e shumë njerëzve të thjeshtë, i dha atyre një zë publik. LIBRA ndezi aksion politik.
LIBRA bëri fushatën më modeste në para, por më të pasur në fantazi dhe mendim, më të lirë dhe më të bukur në historinë politike. Me mijëra njerëz iu bashkuan. Ne ditëm të shumoheshim e të gjenim veten tek tjetri.
LIBRA u bë dera e hapur për këdo që erdhi. U bë platforma e lirisë për këdo që u afrua. Vetëm pak pasion dhe dëshirë, e kushdo u ndje në strehën e vet. LIBRA i ruajti e respektoi të gjitha parimet dhe normat e krijimit. Asnjë lidhje me drogën, krimin, oligarkinë, gjithçka u financua modestisht nga anëtarësia.
LIBRA ndërtoi një strukture etike si skelet për trupin e vet. Me ambicien që të jetë e drejtë, e pastër, solidare, miqësore. Dhe ia doli të shmangë shumë nga hilet, mashtrimet, shpifjet, intrigat, thashethemet. U lodhën dhe ikën shumë nga ata që deshën ta shkatërronin, e kjo do vazhdojë padyshim. LIBRA mblodhi rreth vetes me qindra të rinj, që i sollën freskinë, ajo u dha shpresë e motiv.
E gjitha kjo në vetëm disa muaj. Beteja e 25 Qershorit ishte e para për LIBRAn. Betejë e pandershme dhe e pabarabartë me monstrat politike, me paret e drogës dhe të krimit, me veset e hajdutëve, me frikën e bukës së gojës, me ndrydhjen, pandjeshmërinë, indiferencën, zhgënjimin.
Por LIBRA e njihte këtë betejë dhe e kishte sfiduar. LIBRA ofroi optimizmin se Shqipëria bëhet. Ne morëm 20 mijë vota në të gjithë vendin, në çdo skaj të tij, nga 20 mijë qytetarë që besuan se Shqipëria bëhet, 20 mijë perla në batakun e politikës së gënjeshtrës, talljes, arrogancës, mashtrimit, pabesisë.
Ato janë vota morale, janë vota sakrifice, janë shpirtra që as u shitën, as u tutën, as u tërhoqën në harresë e as ranë në pesimizëm. Votat tona u mbrojtën nga qindra Libra, idealistë, të paepur e të përkushtuar. Mirënjohje e nderim!
Por ne nuk ia dolëm ta çojmë LIBRA-n në parlament. Për të vazhduar opozitën më të fortë, më të vërtetë, më elokuente e më të guximshme, me zërin e Blushit dhe të tjerëve.
E pra Shqipëria ka nevojë për një opozitë. Askush brenda atij parlamenti as mund e as do që ta bëjë. LIBRA di dhe duhet ta bëjë. Do të mundet ta bëjë. Për t?i dhënë optimizëm atyre mijëra njerëzve që besuan se Shqipëria bëhet. Atyre mijëra njerëzve që na votuan. Ku ndodhen shpresoj dhe ata dhjetëra e qindra qytetarë që vitin e shkuar na kërkuan të ngremë LIBRAn. Do desha ta shoh në sy gjithsecilin prej tyre. A më ke votuar?
Ta pyes. Se LIBRAn e bëmë për ty. A ishit aty në kutinë e votimit për të mbajtur fjalën që na dhatë një vit më parë? Se një shpresë të jetojë ka nevojë për frymën e secilit. Unë besoj se po. Ashtu siç besoj se vendi ynë ka shumë më shumë se 20 mijë qytetarë optimistë për të ardhmen e tij.
Të cilët duhen thirrur, dëgjuar, ftuar, bashkuar. Për tu bërë qindra mijë. LIBRA sot është më e fortë se dje. Prandaj duhet ta vazhdojë rrugën e nisur. Se po u ndal, vështirë që një shpresë e re të mund të lindë në vitet a dekadat që pasojnë. LIBRA mundet dhe do ta vazhdojë rrugën e nisur./CityNews
Gjykata e Krimve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për ...
Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e bëri...
Mijëra persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin...
Gruaja e kryetarit të Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir ...
Policia e Korçës ka parandaluar ditën e djeshme vetëvrasjen ...
Dy mesazhe kërcënuese janë gjetur në celularin e biznesmenit...
Ky edicion i nëntë i Big Brother Albania është zhvilluar mid...
Nga Enno BOZDORezultati zgjedhor është pak të thuhet që isht...
Ditën djeshme mori jehonë, protesta e zhvilluar nga banorë t...
CityNews prej kohësh ka raportuar ekzistencën e një grupi të...
Roxhena Ziu, studente 22 vjecare në Rumani, vajza e nën/drej...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar për herë të pa...
Një situatë e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e ...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Policia e Shteti njofton se është në një operacion antikanbi...
Zbardhen detaje nga krimi qe ndodhi ne oret e para te mengje...
Temperaturat e larta në vend, vijojnë të shkaktojnë jo pak p...
Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Al...
Anëtari i djathtë i Këshillit të Tiranës, Fabian Topollaj së...
Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ditën e d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...