web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bamir Topi kujton datën e rëndësishme/ Në atë moment është nënshkruar “dënimi me vdekje” i deputetëve

31 Maj 2017, 19:21, Aktualitet CNA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi mbremjen e sotme i ftuar në ?Studio e Hapur? të Eni Vasilit ka thënë se marrëveshja e 21 prillit ka qenë një vetëvrasja politike për deputetët e partive.

Topi ka thënë se të gjithë deputetët në atë kohë kanë duartrokitur, por më pas e kanë pësuar, përfshirë këtu edhe Blushin.

“Mendoj që njoh mirë liderin shpirtëror. Sot nuk jemi për të folur për liderin e PD, por ajo çfarë po ndodh nuk janë acarime të kohës së fundit, por është një produkt i asaj që ka ndodhur. 21 prilli i vitit 2008, njerëzit që duartrokitën marrëveshjen e 21 prillit, e kanë pësuar më pas. Pikërisht në atë kohë ata nënshkruan dënimin me vdekje të personit të tyre. Dhe ndodhi e njëjta gjë, kryetarët morën pozitat e forta dhe kjo tashmë po ndodh tani”, tha Topi/CityNews





Lajmet e fundit nga