Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës? presidenti Bujar Nishani thotë se marrëveshja e arritur mes dy udhëheqësve kryesore politikë në Shqipëri tregoi përgjegjshmëri nga ana e tyre përballë një vendimi aspak të lehtë. Sipas tij pavarësisht ndonjë kostoje personale, që mund të ketë marrë secili në krahun e tij politik, marrëveshja i ka shërbyer me mençuri një perspektive më të mirë si dhe garës së pritshme zgjedhore.
Intervistë me Presidentin Bujar Nishani
Zëri i Amerikës: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës Lulzim Basha, gjatë tubimit që çeli fushatën elektorale në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit??
Presidenti Bujar Nishani: Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që përpara se të nisja përgjigjen, të shfrytëzoja këtë mundësi që më keni dhënë me ftesën në studion tuaj nga Nju Jorku, për të shprehur nderimin e popullit shqiptar për ditën e kujtesës. Ajo është nga ditët e veçanta që nderohet këtu në SHBA nga populli amerikan.
Sot, populli amerikan përkujton sakrificat e panumërta, historinë, bijtë dhe bijat e rënë në përpjekjet për të mbërritur në atë ku sot Amerika e Madhe është. Nderojnë heronjtë e tyre, dhe unë besoj se ky është një shembull që na inspiron edhe ne shqiptarët. Ndaj unë përfitoj nga rasti që të bashkoj nderimin tim, nderimin e popullit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve me nderimin që populli shqiptar u bën heronjve të tij dhe gjithë kësaj historie të madhe. Ne jemi krenarë që në faza të caktuara dhe në momente të caktuara dhe shumë të rëndësishme, Shqipëria dhe bijtë e Shqipërisë kanë bashkuar përpjekjet e tyre me përpjekjet e djemve dhe vajzave të popullit amerikan në interes të lirisë dhe të paqes, si ka ndodhur në Afganistan, në Irak e më tej.
Ne shqiptarët kemi edhe ne heronjtë tanë, kemi martirët tanë, së bashku me bijtë e SHBA-ve dhe të popullit amerikan në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe të lirisë.
Ndaj desha ta bëja këtë mesazh sot pikërisht në këtë ditë veçantë për Amerikën dhe për popullin amerikan.
Në lidhje me pyetjen tuaj: është një situatë shqetësuese, është një ngjarje e rëndë. Unë kam patur kontakte qysh ditën e djeshme, menjëherë sapo jam informuar, me autoritetet dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri, të inteligjencës, të prokurorisë, të policisë së shtetit. Vazhdoj të kem kontake me ta, stafi im në Tiranë vazhdon të ketë kontakte me këto institucione, ku kam dërguar së pari urimet e mia më të sinqerta dhe solidaritetin tim me gjithë ata qytetarë të lënduar, përfshirë liderin e opozitës, zotin Basha. Kërkova tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Mesa kam marrë informacion, nuk ka rreziqe iminente tek jeta dhe shëndeti i të prekurve dhe i të lënduarve. Mendoj se autoritetet e shërbimit mjekësor duhet të vijojnë ndjekjen dhe ofrimin e të gjithë ndihmës për të mos patur asnjë pasojë nga gjithë të prekurit dhe të lënduarit.
Nga ana tjetër, vazhdoj të ndjek dhe të pres me shumë interes dhe angazhim hetimin dhe zbulimin e plotë të arsyeve, shkaqeve të kësaj ngjarjeje, në mënyrë që fushata elektorale që tashmë ka nisur në Shqipëri të karakterizohet nga elementët e sigurisë së plotë.
Zëri i Amerikës: Zoti Nishani, Shqipëria sapo doli nga një krizë e cila rrezikonte që vendi të shkonte në zgjedhje pa pozitën. Ju e përshëndetët marrëveshjen e arritur mes dy udhëheqësve kryesorë, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, e cila për hir të së vërtetës erdhi pas një trysnie të fortë ndërkombëtare. Në vlerësimin tuaj, a ishte kjo një zgjidhje e momentit, apo shkon dhe përtej problemit të këtyre zgjedhjeve?
Presidenti Bujar Nishani: Unë vlerësoj mbi të gjitha frymën e përgjegjshmërisë të shfaqur nga të dy protagonistët kryesorë, nga dy liderët e partive polittikë, të maxhorancës dhe të opozitës.
Personalisht kam qenë i përfshirë për aq sa kam mundur të jem i përfshirë si president i republikës për të përcjellë sa më afër të ishte frymën e kompromisit midis dy liderëve politikë. Procesi i nisur i kontakteve të tyre, edhe asistenca, (nuk do të thoja presioni), ka patur një asistencë miqësore, edhe një ndikim miqësor nga partnerët dhe aleatët tanë SHBA dhe BE, për të nënvizuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë përfshirja në një proces normal, të drejtë, të barabartë zgjedhor në Shqipëri, ku të gjitha palët të përfshihen në të, por të përfshihen me kushte dhe kritere të barbarta. Unë besoj që edhe marrëveshja e arritur tregoi jo vetëm një përgjegjshmëri të dy liderëve të maxhorancës dhe të opozitës, zotit Rama dhe zotit Basha, por besoj që edhe vendimi që ata morën jam i bindur që nuk kanë qenë vendime të lehta, sepse në fund të fundit, të dy liderët lëshuan diçka nga qëndrimet e tyre për t’iu afruar kompromisit dhe në fund të fundit, ky është edhe sensi i kompromisit dhe i negociatës. Jam i bindur që nuk kanë qenë vendime të lehta për të dy, por liderët prandaj janë; për të marrë vendime të forta dhe të qarta, dhe jam i bindur që kjo frymë duhet të vijojë padyshim në sensin e ruajtjes dhe respektimit të interesave reciproke të secilit krah të politikës, të majtës dhe të djathtës, por kur vjen puna për çështje madhore që i shërbejnë interesave kombëtare dhe atyre të vendit, besoj se këto përgjegjësi duhen pasqyruar dhe reflektuar në sensin e kompromisit.
Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Nishani, a është normale që me vendim të partive kryesore, shtyhet data e zgjedhjeve, që po me vendim të dy partive kryesore përjashtohet mundësia e koalicioneve, duke kapërcyer afate dhe parashikime ligjore?
Presidenti Bujar Nishani: Marrëveshja dhe propozimi i tyre kanë qenë në fakt në kufijtë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjit, dhe e kam vlerësuar këtë. Data vërtet u ndryshua dhe u shty, por ishte një datë e përcaktuar brenda atyre afateve kushtetuese dhe ligjore. Presidenti i Republikës vuri në dispozicion diskrecionin e tij për të bërë ndryshimin e dekretit dhe referoi datën e dytë, sepse presidenti ka patur në dispozicion dy data për të zgjedhur për zgjedhjet e ardhshme; datën 18 dhe 25 qershor. Paraprakisht kisha menduar që të ishte 18 qershori si një datë e cila jepte mundësinë që partitë të futeshin edhe në një situatë që vjen për shkak të klimës, edhe për shkak të verës, që sjell angazhime të tjera të qytetarëve, por edhe data 25 qershor ishte një datë e parashikuar në Kushtetutë, në kodin zgjedhor, dhe nuk ka patur një shtyrje në shkelje as të Kushtetutës dhe as të ligjit.
Kjo marrëveshje, krahas frymës së përgjegjshmërisë për kompromis, edhe për të krijuar një ambjent më të mirë dhe më të qetë nga ai që ishte para marrëveshjes, ekstremisht të polarizuar, i cili mund të shkonte edhe në përplasje civile, nëse nuk do të kishte një relaksim të gjendjes.
Zëri i Amerikës: Pra ju mendoni se nuk do të ketë polarizim të politikës pas kësaj? Ka patur jo pak interpretime në mediat shqiptare që kjo marrëveshje ishte një përpjekje për të eliminuar partitë e vogla. Ju si mendoni?
Presidenti Bujar Nishani: Interpretimet dhe analizat do të jenë gjithmonë të pranishme. Por unë besoj që fryma e kompromisit për të krijuar një çtensionim të atij polarizimi ekstrem edhe që vinte gjithmonë e në rritje në prag të fushatës elektorale, besoj që do të ishte i dëmshëm jo vetëm për shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe të votuesve, por do të ishte një shqetësim edhe për perspektivën europiane të Shqipërisë. Aq më tepër për imazhin e Shqipërisë anëtare e NATO-s. Ndaj mendoj që përgjegjësia, pavarësisht ndonjë kostoje personale, që mund të ketë marrë secili në krahun e tij politik, besoj se zoti Rama dhe zoti Basha i kanë shërbyer me mençuri një perspektive më të mirë, jam i bindur edhe të garës. Pastaj do të jetë gara ajo që do të tregojë se cili nga forcat dhe krahët politikë, në respektim të plotë të marrëveshjes, angazhimeve dhe standarteve, do të fitojë shumicën dhe mbështetjen e qytetarëve të Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Zoti President, përse nuk kanë ende një shef shtabi të përgjithshëm forcat e armatosura në Shqipëri? Kaq e vështirë është të gjendet gjuha e përbashkët me qeverinë?
Presidenti Bujar Nishani: Jo, nuk kam një propozim ende konkret nga qeveria për një emër. Është e thjeshtë përgjigja.
Zëri i Amerikës: Zoti President, pjesa më e madhe dërrmuese e mandatit tuaj ka përkuar me qeverisjen socialiste dhe ju si do përkufizonit të gjithën? Keni patur akuza nga qeverisja e majtë se jeni ndikuar shumë nga Partia Demokratike, se ju vini nga një background i djathtë. Cila është përgjigja ndaj këtyre akuzave?
Presidenti Bujar Nishani: Në fakt ishte hera e parë që ndodhte në Shqipëri që një president i së djathtës ishte në pushtet dhe ushtronte detyrën e presidentit me një qeveri dhe një maxhorancë parlamentare të së majtës. Ka pasur akuza politike, por mund t?ju them që saga e akuzave ndaj së djathtës në Shqipëri, për fatin e keq është një sagë shumë e gjatë që ende nuk ka përfunduar. Dhe që duket që vazhdon të bëhet gjithmonë e më shumë e sofistikuar, edhe gjithmonë e instrumentalizuar. Por, gjithsesi unë mendoj që nuk ka patur, përtej akuzave, as edhe një fakt konkret që të mbështesë nga pikëpamja logjike, nga pikëpamja e fakteve dhe e provave që unë e kam ushtruar detyrën e presidentit të republikës në interes të opozitës, apo në interes të së djathtës në Shqipëri. Përkundrazi, unë jam përpjekur dhe besoj dhe shpresoj që t?ja kem arritur që të ruaj tre dimensione: dinjitetin, integritetin edhe thjeshtësinë. Thjeshtësinë e ushtrimit të detyrës, veçanërisht në raportin komunikativ me qytetarët shqiptarë. Do të isha i lumtur shumë nëse shumica e qytetarëve shqiptarë do të besonin vërtet që unë kam mundur t?i realizoj këto tre dimensione gjatë periudhës time në zyrën e presidentit të republikës.
Zëri i Amerikës: Zoti President, unë do të doja edhe një pyetje të shkurtër, pasi koha televizive nuk na lejon shumë. Cilat janë planet tuaja pasi të përfundojë mandati juaj si president i republikës? Do t?i riktheheni politikës?
Presidenti Bujar Nishani: Deri në 24 korrik, Menada, do të qëndroj në zyrën e presidentit të republikës në respekt të plotë të atij betimi që kam bërë. Pas 24 korrikut, unë do të kem kohë, shumë kohë, për të bërë analistin, për të bërë opinionistin, për të bërë aktivistin… Por, ajo që mund të them sot, ka të bëjë me faktin që situata politike në Shqipëri kërkon mendje të kthjellta, kërkon zemër dhe shpirt të fortë, përballim me dinjitet të sfidave të shumta, mund të them nga të dyja aspektet, qoftë si President i Republikës, qoftë edhe si qytetar. Si President i Republikës, më vjen keq të shoh se shpesh herë, deri deri dhe në situata qesharake, kalohet kur gati 90% e establishmentit politik, 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës. Jo se opozita duhet të marrë mbështetjen e gjithkujt, por besoj që Shqipëria në këtë rast përbën rastin unikal në vendet demokratike, në vendet pluraliste, ku i gjithë ky angazhim i përmasave të mëdha adresohet për të sulmuar opozitën. Në një kohë unë mendoj që në përgjithësi energjitë për opozicion duhen drejtuar ndaj fenomeneve, ndaj problematikave që kanë qytetarët shqiptarë, shqetësimeve të tyre, jetës së tyre ekonomike. Ndaj ky angazhim shumë i sofistikuar, edhe ditët e fundit, ndaj opozitës, kryesisht ndaj liderit të opozitës, zotit Basha, duket që, dhe krijon perceptimin, gati gati bindjen, që gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës. Por, gjithsesi ajo që unë do të thoja ka të bëjë me faktin që për ne është shumë e rëndësishme që të ruajmë standartet dhe të kemi gjithmonë kurajon dhe gjithsecili në postin dhe në pozicionin që ka, ta kuptojë dhe ta ushtrojë mundësinë e tij si shërbyes. Si shërbëtor, jo si përfitues.
Zëri i Amerikës: Ju faleminderit.
Presidenti Bujar Nishani: Faleminderit edhe juve dhe ju uroj suksese juve dhe të gjithë stafit tuaj. Përshëndetje./VOA
Analisti Andi Bushati është shprehur i bindur se listat e Ba...
Gazetari Investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar mënyrën e re s...
Kandidatja e PD për Tiranën, Grida Duma, në studion e Drit...
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme në emisioni...
Analisti Andi Bushati i ftuar në News24 ka thënë se lista e ...
Lista e kandidatëve të PDsë për deputetë, e bërë publike pj...
Sado që komunistët kanë një shprehje të tillë qesharake “në ...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar mbrëmjen e s...
Autoritetet e policisë kufitare aeroportuale ruse kanë dëbua...
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë pas shpa...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përfunduar turin e t...
Debati mbi spastrimet drastike të Lulzim Bashës dhe më keq a...
Bordi i Monitorimit të Medias ka publikuar raportin, pasi ka...
Partia Demokratike kishte planifikuar sot në orën 13:00 mble...
Policia e Korçës ka parandaluar një krim në Korçë. Një perso...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Preç Z...
Partisë Demokratike i ka skaduar ditën e sotme, afati i vend...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij përpara elek...
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idr...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme në takimin e e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...