Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Familja e artistëve të njohur Lela reagon me një letër të hapur në mbrojtje të motrës së tyre Zhaneta Zari, nga dhunimi që i ka bërë vajza e saj, këngëtarja Eda Zari
Është një vendim gjykate, i Gjykatës së Shkallës së Parë që pak ditë më parë ka dhënë një vendim ku mësohet se ka kërkuar dënimin me 6 muaj burg për këngëtaren Eda Zari! Ky vendim i gjykatës është botuar në media dhe më pas edhe reagimi i këngëtares, reagim që ka ngjallur debat të madh në familjen e dajave të saj dhe njëkohësisht të vëllezërve të nënës së saj.
Ndaj kësaj të fundit, në fakt, është lëshuar një urdhër mbrojtjeje pasi ajo e kallëzoi të bijën për ushtrim dhune brenda ambienteve të banesës së saj. Mirëpo, familja Lela, vëllezërit e Zhaneta Zarit, nënës së Eda Zarit, janë vënë në dijeni të konfliktit verbal vetëm kur kanë lexuar shkrimet në media. Në redaksinë e gazetës ?Shekulli? erdhi edhe një letër e dërguar prej tyre, pasi ata ndjehen të fyer dhe të prekur thellësisht nga akti i mbesës së tyre ndaj motrës së tyre!
Letra
?Të nderuar miq e dashamirës të familjes sonë Lela!
Unë që po ju flas jam vëllai i Zhaneta Zarit dhe, fatkeqësisht, daja i Eda Zarit! Jemi revoltuar për një problem të rëndësishëm sepse Eda Zari kohët e fundit është sjellë në mënyre të çuditshme me nënën e saj, jo sikur ta kishte nënë, por sikur të kishte një egërsirë përpara duke e dhunuar kërcënuar, bërë presion e duke i vënë duart në fyt dhe, më e keqja, është sepse ajo ka dhe një shok i cili edhe ky ka dhunuar motrën tonë në shtëpinë e saja deri sa kanë dalë komshinjtë dhe janë përballur me këtë situatë duke shpëtuar motrën tonë.
Se kush është ky shok ne do t`i kërkojmë llogari asaj por edhe atij, sepse duhet ta dijë që Zhaneta nuk është vetëm, se është një batalion i madh me djem e vajza që e duan atë hallën e tyre dhe e respektojnë se e kanë në vend të nënës e të gjithçkaje dhe nuk pranojnë që ta preki kush.
Unë vëllai i Zhanit, jam shumë i indinjuar sepse nuk kam ditur gjë që kjo vajzë ka ardhur e ka shqetësuar motrën tonë, nënën e saj, duke i vënë dorë duke i kërkuar llogari e bërë presione të ndryshme, saqë kur vinim ne në shtëpi ta shikonim si ishte, njëherë unë njëherë vëllai tjetër apo nuset, gratë tona që e bëjmë me radhë, e gjenim motrën tonë në gjendje kome.
I thoshim, se çfarë ke, ajo nuk na tregonte. I matnim tensionin, e shikonim që ishte 22! E merrnim e çonim në spital tek urgjenca që kemi dëshmitarë doktorët, infermierët etj, që na njohin, sepse kemi vajtur disa herë për këtë problem. Prandaj, ju lutem shumë, nuk po ju them gjëra të tjera se çfarë ka bërë kjo vajzë, që po të jetë e nevojshme ne do t`i themi dhe ato por duam nga drejtësia, nga njerëzia, që mos të cenohet motra jonë, Zhani Zari dhe familja e madhe Lela, që jemi një familje e urtë dhe familje e nderuar artistësh!
U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre njerëzve (Diaspora, Kosovë, Maqedoni e kudo që ndodhen) që kanë folur e shkruar për ne dhe motrën tonë, e që dënojnë sjelljen e Eda Zarit. I faleminderit shume për respektin! Është kërkesa jonë që, kjo vajzë të mos na e shqetësojë më motrën tonë sepse edhe ne jemi njerëz, jemi të urtë e të butë, po të mos harrojë se edhe ne kemi gjak në trup e mund të bëjmë ndonjë budallallëk, por nuk na i lejon natyra jonë e butë që kemi, që të merremi me një njeri që nuk e ka emrin njeri.
Edhe kafsha që është kafshë, e do këlyshin të ëmënn, shkon dhe i rri pranë saj, merr qumështin e saj, pasi e ka rritur e ledhatuar, ndërsa ajo i duket nëna e saj, që e ka rritur me kaq dashuri e me mundime, sikur ka një egërsirë përpara.
Edhe njëherë ju lutem, ne duam që motra jonë të jetë sa më e lumtur e në rregull me jetën e saj. Kam edhe një problem tjetër, karshi kësaj shoqes Eda Zari, e cila e quan motrën tonë të sëmurë me sklerozë. Tani unë nuk e di se kush e ka sklerozën, a e ka motra jonë, apo e ka ajo vetë që ka dhunuar motrën tonë. Prandaj ju lutem shumë, motra jonë në moshë thuajse 80-vjeçare është në gjendje të ballafaqohet me çdo mjek e me çdo psikiatër për të vërtetuar që ka apo nuk e ka këtë sëmundje që i shpif e bija e saj publikisht. Ju lutemi shumë pra na e plotësoni këtë, jo dëshirë, por kërkesë, që ta vërtetojmë këtë sepse kjo është një fenomen që rrallë dëgjohet në botë, që vajza t`i vërë dorë nënës së saj si edhe ta përçmojë e shpifë gjëra të paqena për të mbuluar ato të ligat e saja.
Sot motra jone ndodhet në spital ku e shtruam urgjent dhe sapo ka përfunduar ndërhyrja qe i bënë mjekët në sallën e operacionit, që kësaj radhe problem tepër shqetësues është zemra. Ne te gjithë jemi aty edhe vajza e madhe e motrës sonë si gjithmonë e kujdesshme. Po ku është kjo Eda Zari, ajo që pretendon se e do shumë familjen dhe se ajo është shumë e shtrenjtë për të?!!!Po e pyes: Sa e shtrenjtë është nëna jote moj vajzë??? Aq sa edhe një telefonatë nuk i bën dot ta pyesësh a është gjallë apo ka vdekur?? Turp! Ju faleminderit! Ahmet & Fatmir Lela, në emër të të gjithë familjes sonë kjo kërkesë/deklaratë?.
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e die...
Ndërsa djemtë e tjerë e morën me sportivitet xhelozinë e shf...
Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian ...
Dhjetra qytetarë, pjesmarrës në mitingun e PD i janë drejtua...
Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tra...
Bashkëbisedimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integr...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë....
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar mbledhjen e parash...
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasdi...
Qyteti verior i Shkodrës e ka pritur jo mirë vendimin e Lulz...
Një tjetër video është publikuar nga fushata elektorale e Pa...
Tashmë ngjan rutinë që partia që humbet pushtetin duhet të p...
Listat e publikuara mbrëmë nga Partia Demorkatike kanë ofrua...
Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një status të gjatë në r...
Vijojnë kritikat ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, për sa i...
Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament, është një parti...
Policia e Mançesterit njoftoi të shtunën se janë evakuuar ba...
Një sulm tronditës ka ndodhur ditën e parë të muajit të shen...
Partia Demokratike publikoi mbrëmjen e kaluar listën e kandi...
Kapja e agjentit serb dhe ish-zëvendëshefit të shërbimit sek...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...