Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Tashmë ngjan rutinë që partia që humbet pushtetin duhet të presë tetë vjet të rikthehet. Katër të parat i duhen të dezintoksikohet nga drejtimi i vjetër dhe katër të dytat të pregatisë ekipin që do qeverisë.
Nëse do të funksiononim si në perëndim, atëhere loja do të ishte ndryshe: krahas ekipit që qeveris rritet edhe një ekip tjetër i cili merr frenat direkt pas humbjes. Por jo tek ne. Edi Ramës ju deshën katër vjetët e para të priste që të mbaronte turni i ekipit që la Fatos Nano në parlament, pastaj të pregatiste një gjysëm të vetin, dhe vetëm në 2013 të bënte ekipin personal, për të arritur në herën e katërt që të mbretërojë në grupin e deputetëve.
Lulzim Bashës ju desh të trashëgonte një grup të formësuar nga Sali Berisha. Ishte rradha e fundit e doktorit të demokratëve dhe ai shfrytëzoi rastin për të bërë nderet e fundit, të kërkonte faljet e vonuara dhe pregatiste orët e tij të mbrame në politikë. Kjo është hera e parë kur Lulzim Basha pregatit grupin e tij. Do të ishte naive të mendoje se ky është grupi i Republikës së Re, një sllogan po aq i ngjashëm sa ai i MAGA që sajohen për të mbajtur të karikuar turmat. Nuk ndodh në një republikë parlamentare që të ketë përmbysje rrënjësore dhe kush ka besuar, ose ka qenë tepër entuziast ose tepër i leshtë.
Ky është grupi që do ti mundësojë Lulzim Bashës katër vjetët e ardhshme. Patjetër që Doktori ka vendosur disa njerëz të tij si valvula sigurie, por janë njerëz të Bashës ata që mizotërojnë.
Nga formatimi i tij, shumë janë ata që e akuzojnë se nuk është grup i fitores. Ka të ngjarë që nuk është ky grup edhe për faktin se janë të panjohur. Por PD shpresën e ka që të arrijë një rezultat sa më të mirë që të mundësojë aleancat, dhe jo të shkaktojë përmbysje.
Shumë prej tyre janë figura të reja që nuk thonë asgjë. Por ky nuk është difekt vetëm i PD. Madje PD është e fundit në këtë rrugë. Kush i njeh figurat e PS apo LSI?
Handikap tjetër është qenia e tyre jo profesionistë të politikës. Por si janë punët në Shqipëri, të njohur të bën menjëherë promovimni nga kryetarët. Edhe ata që ikën, shumica janë investim direkt i Berishës që dikur i mori nga anonimati politik.
Ka kohë që ky sistem kërkon një reformim të plotë të tij. Por këtë nuk do ta bënte as Basha nga çadra dhe as gazetarët nga Rogneri. ?Italianëve ju pëlqen të flasin për lirinë nga shtrati i dashnoreve?, iu përgjigj sarkastik ato mote gjenerali i revolucionit francez që quhej Napoleon kërkesës së të dashurës së tij italiane që ti jepte lirinë Italisë. Shqiptarët i kërkuan Bashës të bënte republikë të re, e ti dilte kundër botës pa thyer një vazo me lule, ashtu si grekët u zhgënjyen nga Tsipras pse ky nuk refuzoi Gjermaninë pa prekur kontot e tyre bankare. Të kuptohemi, Basha nuk është Tsipras.
Madje Tsiprasit shqiptarë ndryshojnë rrugës sepse nisen për majtas dhe përfundojnë në qendër, nisen në luftë dhe përfundojnë në restorant, nisen kundër sistemit dhe përfundojnë duke bërë allishverishe me bizneset. Ndaj nuk kemi pse kërkojmë shenjtin apo revolucionarin tek Basha. Ai po përpiqet të mbijetojë në një terren ku bullizmi politik është modë. Nëse do të kishte një meritë ky grup parlamentar që ka iniciuar, është bërthama e një të djathte moderne, me fytyra paqësore, pa atavizmat e antikomunizmit të harruara gjithandej në Evropë, dhe me shpresë që të bëhet një parti populiste. Nëse do ja dalë apo jo, këtë e presim në 25 qershor dhe 4 vjetët që vijnë. Llogarinë do ta paguajë gjithmonë Lulzim Basha./dritare.net
Listat e publikuara mbrëmë nga Partia Demorkatike kanë ofrua...
Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një status të gjatë në r...
Vijojnë kritikat ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, për sa i...
Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament, është një parti...
Policia e Mançesterit njoftoi të shtunën se janë evakuuar ba...
Një sulm tronditës ka ndodhur ditën e parë të muajit të shen...
Partia Demokratike publikoi mbrëmjen e kaluar listën e kandi...
Kapja e agjentit serb dhe ish-zëvendëshefit të shërbimit sek...
Në automjetin që përdorën autorët për ekzekutimin e biznesme...
Partia Demokratike zhvilloi sot takimin e parë elektoral për...
Nuk kanë fund surprizat me listat e PD për zgjedhjet e 25 qe...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, hapi mbrëmjen e sotme fushatën ...
Asgjë dhe askush nuk e simbolizon më mirë thelbin mjeran, hu...
Ndërsa dhëndri i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Jare...
Partia Demokratike hapi sot në orën 19:00 fushatën elektoral...
Grupi ekstremist, Shteti Islamik (ISIS), ka kumtuar sot se l...
Një tjetër reagim i ashpër ka ardhur kundër Lulzim Bashës, p...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e dyfishtë në Vlor...
Lista e PD-së ka hapur probleme me shumë se sa kanë menduar ...
Reagime të shumta kanë ardhur pas publikimit të listave të k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...