Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Teza e Hantingtonit sugjeron se shumica e diktaturave, në fund do të shemben prej kontradiktave të tyre të brendshme, ndërsa shumica e demokracive do të ringrihen, falë aftësisë së tyre për të korrigjuar gabimet përmes zgjedhjeve. Ndoshta. Ose ndoshta, kauza e demokracisë ishte thjesht fatlume në vitin 1931, kur Uinston Churchilli nuk u vra nga një taksi në Nju Jork, dhe ishte sërish me fat në vitin 1942, kur pilotët amerikanë goditën shënjestrat e tyre në Miduej, dhe ishte fatlume një herë të tretë, në vitin 1985, kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi një udhëheqës, që ishte aq budalla sa të mendonte se komunizmi mund të reformohet.
Nga Bret Stefëns
Kjo javë shënon njëqind vjetorin e hyrjes së Amerikës në Luftën e Parë Botërore, kur Udrou Uilsoni u zotua se ?bota duhet të bëhet e sigurtë për demokracinë?. Ai dhe bashkatdhetarët e tij nuk arritën ta bëjnë në kohën e tyre. Ne po dështojmë në kohën tonë.
Disa nga lajmet e javës: Në Rusi, udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny është në burg për shkak se udhëhoqi protestat antikorrupsion muajin e kaluar. Në Venezuelë, Gjykata e Lartë i dha presidentit NIcolas Maduro, kontrollin e plotë mbi të ardhurat nga shitja e naftës së vendit. Në Ekuador, një kandidat me emrin domethënës Lenin Moreno pretendoi fitoren në zgjedhjet e të dielës, me premtimin për të çuar përpara politikat populiste-autoritare të presidentit në largim, Rafael Correa.
Në Turqi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po bën fushatë për ndryshimet kushtetuese, që do të zgjasin qëndrimin e tij në detyrë, deri në vitin 2029. Në Filipine, Presidenti Rodrigo Duterte ka premtuar se do të falë dhe ngrejë në detyrë 19 oficerë policie, të implikuar në vrasjen e një politikani, ndërsa ka burgosur ish-kreun e komisionit të të drejtave të njeriut në vend.
Në Hong Kong, Carrie Lam, kandidatja e preferuar e Pekinit, u ?zgjodh? si shefe ekzekutivi me votat e 0.03% të popullsisë së territorit; nëntë aktivistë pro demokracisë u arrestuan të nesërmen. Në Francë, kandidatja e parë në sondazhe për zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, kërkoi për të rrisë mbështetjen mes votuesve, duke i bërë një vizitë Vladimir Putinit, në Moskë.
Këto lajme nuk janë thjesht një seri anekdotash. Viti 2016 ?shënoi të 11-in vit radhazi, të rënies së lirisë globale,? raporton Freedom House në raportin më të fundit. ?Një total prej 67 vendesh pësuan rënie neto në të drejtat politike dhe liritë civile në vitin 2016, krahasuar me 36 që regjistruan përparime?. Vetëm 39% e popullsisë së botës jeton në vende të lira sot, nga 46% që ishte një dekadë më parë.
Si u bë bota kaq e pasigurt për demokracinë?
Konstatimi shastisës në raportin e Freedom House është se gërryerja globale e lirisë politike, po ndodh kryesisht në demokracitë. Njerëzit po humbasin besimin tek liritë, që duket se nuk po përmbushin më premtimet për një jetë më të sigurtë, më të pasur, e më të drejtë.
Në disa raste, polarizimi politik afatgjatë çon në qeverisje joefikase, gjë që nga ana e vet, shton oreksin e publikut për liderë, të cilët premtojnë rezultate të shpejta, pavarësisht nga ?vogëlsirat? ligjore. Në vende të tjera, një formë ?e ndenjur? e politikës së konsensusut, shpie në polarizimin ideologjik, teksa partitë kryesore nuk arrijnë të merren me shqetësimet e njerëzve.
Dhe ndonjëherë, njerëzit magjepsen prej demagogëve karizmatikë, duke zbuluar vetëm shumë me vonesë, drejtimin ku po shkojnë. Kjo ishte tragjedia e Venezuelës nën Hugo Chavezin dhe e Rusisë nën Vladimir Putinin. Në të dy rastet, bumi i naftës shërbeu për të shtruar rrugën e tyre.
Në vitin 1991, politologu Samuel Huntington propozoi tezën, se demokracia përparon dhe tërhiqet me valë ? një valë ?Jacksoniane?, që nisi në fillim të shekullit të 19-të dhe ra, vetëm pas ngjitjes në pushtet të Musolinit, në vitin 1922; një valë e shkurtër e pasluftës, e cila ra në vitin 1960, pasi disa shtete postkoloniale ranë pre e diktaturës; dhe pastaj një ?Valë e tretë?, që nisi me rikthimin e demokracisë në Portugali në vitin 1974, dhe arriti kulmin në shembjen e Bashkimit Sovjetik, 17 vjet më vonë.
Teza e Hantingtonit sugjeron se ajo që po ndodh sot është e pashmangshme: se demokracia ka një mënyrë për t?u shtrirë më shumë se sa mundet, përpara se më vonë, t?ia dalë të hedhë rrënjë të thella. Ajo gjithashtu ofron arsye për qetësi: trendi i tanishëm nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Shumica e diktaturave, në fund do të shemben prej kontradiktave të tyre të brendshme, ndërsa shumica e demokracive do të ringrihen, falë aftësisë së tyre për të korrigjuar gabimet përmes zgjedhjeve.
Ndoshta. Ose ndoshta, kauza e demokracisë ishte thjesht fatlume në vitin 1931, kur Uinston Churchilli nuk u vra nga një taksi në Nju Jork, dhe ishte sërish me fat në vitin 1942, kur pilotët amerikanë goditën shënjestrat e tyre në Miduej, dhe ishte fatlume një herë të tretë, në vitin 1985, kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi një udhëheqës, që ishte aq budalla sa të mendonte se komunizmi mund të reformohej. Marshimi i lirisë qëndron mbi krahët e fluturave.
Por qëndron edhe në shembullin moral dhe vetëbesimin ideologjik të fuqive më të mëdha demokratike. SHBA ka sot president, një njeri i cili në mënyrë eksplicite hedh poshtë konceptin e jashtëzakonshmërisë amerikane, nuk shfaq interes në denoncimin e shtypjeve autoritare apo nuk mbështet disidentët demokratikë, heq paralele mes praktikave të regjimit të Putinit dhe atyre të qeverisë amerikane, dhe ka ndezur teori konspirative për një ?shtet të thellë?, i cili lëviz fijet në Uashington.
Nëse amerikanët nuk mund të binden për meritat dhe të mirat e sistemit tonë, përse duhet të binden të tjerët? Nëse fituesi i zgjedhjeve në SHBA është një person që fut në siklet ? apo edhe tmerron ? pjesën më të madhe të botës së lirë, si mund t?u themi rusëve dhe kinezëve të zakonshëm, se rruga e demokracisë nuk është thjesht rruga e një kllouni?
Dikur amerikanët ishin shumë të kujdesshëm për të ardhmen e lirisë në botë. Humbni atë kujdes, humbni lirinë. / WSJ ? Përgatiti: bota.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga qyt...
Moti i freskët dhe me vranësira ka shoqëruar ditën e sotme, ...
Zëvendëskryetarja dhe njëherësh deputetja e LSI, Monika Krye...
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë një femër do të m...
Arben Beqiri pritet të mbajë nga nesër postin e ministrit të...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëher...
Prej nesër Shqipëria ka një skenë atipike politike, ku të gj...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar në postin e zëvendës...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë ne...
Sindromi ovarian polycystic, i njohur ndryshe si PCOS, është...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar emrat e ministrave të rinj ...
Edi Rama o burrë që s’u bëre dot trim nesër pse po e shet gj...
Pas një beteje të gjatë në shesh, Partia Demokratike ia doli...
Partia Demokratike zyrtarizoi mbrëmjen e sotme emrat teknikë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbrëmjen ...
Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qy...
Partia Demokratike ka caktuar emrat e rinj, që do të jenë në...
Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, ndodhet p...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një taki...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast, ku sipa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...