Zhupa-mazhorancës: Rrëzimi i shfuqizimit të ligjit 21/2024 iu duhet për të realizuar projektet turistike
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Nëse Perëndimi ende vazhdon t?i kthejë shpinën Ballkanit, vendet e rajonit rrezikojnë të zgjedhin alternativa të tjera, paralajmëron diplomati Hoyt Yee.
Të mërkurën në Capitol Hill u mbajt një seancë e posaçme dëgjimore me temën “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”. Ndihmëssekretari i SHBA-së Hoyt Yee shprehu mendimet e tij lidhur me çështjen e Ballkanit. Seanca drejtohej nga Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dana Rohbacher dhe anëtarët e nënkomitetit. Po ashtu në mbledhjen e së mërkurës ishte i pranishëm edhe nënkryetari i këtij Komisioni dhe njohësi i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan, Eliot Engel.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin e tyre për shkurtimin e buxhetit për Departamentin e Punëve të Jashtme si dhe ngritën pyetje rreth strategjisë së veprimit në Ballkan nga qeveria e Donald Trump-it. Hoyt Yee e siguroi komitetin se të gjitha hapat e marra nga ky department janë të koordinuara më parë me Presidentin Trump dhe tha që strategjia e SHBA-së për Ballkanin mbetet e njëjtë pa marrë parasysh administratën qeverisëse.
“Në të gjithë rajonin po rritet nacionalizmi dhe retorika e politikanëve gjithnjë e më shumë është përçarëse. Edhe pse Ballkani nuk e dominon skenën ndërkombëtare si më parë, rajoni ende përballet me sfida të mëdha dhe derisa këto të mbesin të hapura, rrezikojnë interesat e SHBA-së në Europë”, tha Hoyt Brian Yee gjatë prezantimit të tij para nënkomitetit për Punë të Jashtme të Kongresit.
Largimi i rinisë nga vendet e Ballkanit shihet si problem kyç nga diplomati amerikan. “Të rinjtë që jetojnë në vendet e tyre dhe nuk arrijnë dot të largohen bien nga pamundësia finaciare nën ndikimin e grupeve ekstremiste si ISIS. Po ashtu edhe ndikimet e Rusisë në Ballkan janë shqetësuese si në rastin kur mbështesnin lëvizjet pro ruse në Mal të Zi dhe pro bllokimit të integrimit të Kosovës në OKB”.
Hoyt Yee mendon se nëse nuk merren tani masat e nevojshme që rajoni të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, atëhere do të nxiten konflikte që me siguri do të prekin edhe interesat e SHBA-së.
Zhvillimi i Kosovës drejt integrimeve, reformat juridike në Shqipëri dhe konfliktet politike në Maqedoni
Yee thotë që diplomacia amerikane fuqishëm ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, ky proces mbetet i domosdoshëm për stabilitetin rajonal dhe është në interes të të dy vendeve drejt rrugës së tyre për integrimet europiane. I pyetur gjatë seancës dëgjimore nga Eliot Engel për mbështetjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, diplomati amerikan tha që ushtria duhet formuar hap pas hapi dhe në pajtim me ligjet e vendit, që të mos krijohen tensione të reja në rajon. Hoyt Yee ndan mendimin që Kosova dhe Serbia duhet përfundimisht të dënojë masakrat gjatë luftës dhe kjo temë të mbyllet në interes të të dy vendeve.
Për Shqipërinë, Hoyt Yee thekson se me ndihmën e SHBA-ve veçse kanë filluar reformat në drejtësi, që do të forcojnë të drejtat ligjore dhe do të çlirojë institucionet nga korrupsioni. Ai gjithashtu potencoi se sa i rëndësishëm është dialogu midis partive më të mëdha të vendit.
Në deklaratën e tij, ai dënoi ashpër dhunën në Paralamentin e Maqedonisë dhe theksoi se autoritetet duhet sa më parë të zbardhin rastin, dhe të nxirren para drejtësis të gjithë ata që fizikisht abuzuan deputetët e zgjedhur nga populli. Po ashtu ai fajësoi Presidentin Ivanov, që u vonua me dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re. Në seancën dëgjimore ishte i pranishëm edhe Sekretrari i partisë LRPDSH ? Arben Taravari. Ajo që u vërejt ishte vendosja e pllakatave që dënonin dhunën e 27 prillit në Maqedoni, si dhe fotografia e Zijadin Selës pas sulmit që ndodhi në parlamentin e Maqedonisë.
Planet e SHBA-së për Ballkanin dhe ndikimi i Sorosit
Njëzëshëm në takim u fol për rëndësinë strategjike që ka Ballkani në politikën e jashtme të SHBA-së . Lidhur me sigurinë kur bëhet fjalë për ndjekjen dhe ndërprerjen e veprimtarisë terroriste, ne vazhdojmë të kemi partnerë të fortë në të gjithë Ballkanin dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tonë. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën parandaloi përpjekjet të një sulmi gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në Shkodër në nëntorin e kaluar.”
Diplomati amerikan tregon edhe planin se si do të veprohet për t’ju kundërpërgjigjur Rusisë, që është duke investuar për rritjen e influencës në Ballkan. “Aktualisht Ballkani Perëndimor është plotësisht i varur nga Rusia për gazin natyror. Duke mbështetur projekte që vendet e Ballkanit të kenë mundësinë të importojnë gaz nga më shumë burime do të zvogëlohen ndikimet Ruse atje”. Mbështetja e mediave të pavarura që të mund të përballohen mekanizmat propaganduese të Rusisë, do jetë edhe një objektiv tjetër i planeve të SHBA-së në Ballkan.
Hoyt Yee ka bërë të qartë edhe një herë që fondacioni Soros është një nga shumë organizata që SHBA i ka mbështetur. Spekulimet se SHBA-të interesat e tyre i pëcjellin me ndihmën e organizatave si ajo e Sorosit ai i hodhi poshtë ashpër duke bërë të qartë se “organizatat si Sorosi tentojnë me vetëinciativë të bëhen pjesë e politikës që ndjek SHBA-ja në Ballkan?.
Hoyt Yee në fund potencon edhe një herë se “rajoni në tërësi është ekonomikisht i dobët dhe politikisht i paqëndrueshëm. Pa ndihmën tonë dhe të Bashkimit Europian në proceset e reformave, ka rrezik konkret për konflikte të reja”.
Seanca dëgjimore u mbyll nga Dana Rohnbacher, që shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe shprehu gatishmërinë për takime të tjera për këtë çështje. Fjalët e fundit të seancës të zotit Rohnbacher ishin: “Ballkani mbetet derë e thyer, ku të gjitha anët politike tentojnë të rrisin influencën e tyre?./DW
Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani, ka vijuar sulmet ndaj krye...
Ka pak kohë që legjenda e gjallë e shqiptarëve, kalorësi i l...
Më shumë se 500 vjet më parë, ishte një njeri që përfytyroi ...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh i no...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel komunikimin javo...
Ish-ministri kritik i qeverisë Rama, Ylli Manjani, ka koment...
Kryeministri Edi Rama është ndalur dhe në komunikimin javor ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mban fjalim në Riad të Ar...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar koalic...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi sot ngritj...
Koreja e Jugut tha se Koreja e Veriut lëshoi një raketë, që ...
Me të vëretë, vendi është i qetë, shprehej Vaclev Havel lide...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas lajmeve të publikuara në...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, është përplasu...
Sot behen 44 vjet nga revolta e Spacit. Revolta e Spacit, re...
Ish-kreu i LDE, parti aleate me Lulzim Bashën, Arian Galdini...
Vetëm 3 ditë pas arritjes së marrëveshjes historike mes dy l...
Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin për par...
Çështja ruse, e cila është në thelb një çështje kufijsh, ka ...
Ditën e sotme gjatë emisionit Big Brother Fun Club u diskutu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...