Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Ish-ministrja e Integrimit në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka vijuar kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Deputetja Bregu është një ndër zërat më kritikë ndaj Bashës, që kur ky i fundit refuzoi paketën e kompromisit të ofruar nga ndërkombëtarët, që u quajt ndryshe ?paketa McAllister?.
Bregu beson se me mospranimin e kësaj pakete, ku opozitës i ofrohej kreu i KQZ-së, shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshimi i 4 ministrave kyç në qeverinë e Ramës, ka humbur dhe shansin për të dalë nga Çadra e protestës, ku është futur që më 18 shkurt.
Bregu foli sot mbi rrezikun që ka rrugëtimi europian i vendit për shkak të politikës konfliktuale dhe vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit.
Për fatin e saj politik ajo u tregua e qartë se s?ka ndërmend të largohet nga PD-ja, por do të luftojë për mendimin e saj brenda partisë, duke nënkuptuar dhe një mundësi përballje me Bashën në zgjedhjet e reja për kryetar partie në korrik.
Lufta brenda PD-së
?Nuk është fundi që të mos jesh dakord me kryetarin. S?jam as e para, e as e fundit. Ka patur raste të shumta. Dikush e ka gjetur, dikush ka ikur si Blushi për shembull nga PS.
Por unë vazhdoj që të mendoj e them se politika është institucionale. Bëhet në institucione revolucioni. Unë kam hyrë në politikë duke besuar që politika, pushteti, Parlamenti janë institucione?- tha ajo duke argumentuar zërin e saj kritik brenda partisë.
Por e pyetur nëse do të kishte fatin e Blushit që krijoi parti të re apo të Mesila Dodës që u përjashtua nga partia Bregu u përgjigj:
?Unë jam në PD. Kam qënë dhe do jem në PD. Nuk dua të parashikoj larg. Unë nuk gjykoj askënd. As kur iku Mesila. Nuk gjykova as Kastriot Isalmin, një figurë emblematike e PS-së kur erdhi në PD. Nuk kam gjykuar disa deputet që brenda një mandati kanë ndërruar 3 parti politike.
Në fund të gjithë e bëjnë analizën e tyre. E kam të vështirë të jetoj në mjedise rehatie dhe konformizmi nuk më pëlqen?.
Lidhur me mundësinë e një platformë rivaliteti ndaj Bashës ajo shtoi vetëm: ?zgjedhjet në Partinë Demokratike do të bëhen. Në 22 korrik mbaron mandati i kryetarit aktual dhe nuk e di se nëse do të kemi zgjedhje në korrik apo në shtator? dhe la në heshtje pa një përgjigje as ?po? as ?jo? mundësinë e saj të kandidimit
Gabimet e Bashës
Majlinda Bregu tha se e kishte vlerësuar dhe mbështetur çadrën e opozitës në bulevard, përveç turnit të tretë, por që pas ofertës së refuzuar për një marrëveshje me mazhorancën, sipas saj ajo e kishte humbur rolin që kishte.
?Për mua refuzimi i asaj marrëveshjeje ishte një gafë shumë e madhe politike sepse nga asnjë marrëveshje nuk do të marrësh dot 100%. Nëse do të ketë një marrëveshje dhe një paketë asnjëherë nuk do të dalë 100% i fituar?- tha Bregu.
Gjithashtu ajo cilësoi një gabim të madh dhe bojkotin e Kuvendit dhe mosvotimin e Vetingut nga ana e PD-së.
?Mosvotimi i Vettingut do të kthehej në një dëm të madh për PD-në. Fatkeqësisht është kështu.
Mirëpo nga ai moment kur kjo marrëveshje u prish, siç e thashë isha dyfish e zhgënjyer, edhe për faktin që e pashë që ishte shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje më pas.
Edhe sepse ishte e qartë hileja e lojës së Ramës, i cili arriti të vriste më një gur dy zogj, futi dhe Ilir Metën në zgjedhje pasi e kishte merakun më të madh.
E çoi edhe drejt zyrës së presidentit për ta dobësuar politikisht dhe nga ana tjetër na nxori edhe ne keq në sytë e ndërkombëtarëve.
Që nga ai moment me respektin maksimal të sakrificës së të gjithë atyre demokratëve që vazhdojnë të shkojnë në çadër them që në vetvete qëndresa vetëm në një çadër nuk po prodhon ndryshim?- u shpreh deputetja demokrate.
Ajo theksoi se çadra nuk e zëvendëson parlamentin, ndërsa shtoi se bojkoti i zgjedhjeve i opozitës u mor pa u konsultuar me strukturat dhe pa pyetur votuesit e Partisë Demokratike./CityNews
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur në mbledhjen e sot...
Sikurse raportojnë mediat maqedone në gjuhën shqipe, mbrëmje...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka zbuluar shkaqet e krizë...
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka njoftuar të gjithë qytetar...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar kandidatë...
Vëllai i Sokol Olldashit, Ardiani, ka komentuar në faqen e t...
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut ...
Grupi i Shtetit Islamik publikoi një video që tregon ekzekut...
Qeveria shpalosi përmes ministrit të financave objektivat e ...
Mediat nga maqedonia raportojnë se protesta e iniciativës “P...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 82 të protestës për zgjed...
Një operacion i errët global që përfshin “big data”, miqtë m...
Eduard Ndocaj, i cili njihet si deputeti “kaubojs”, së fundi...
Partitë shqiptare, pjesë e shumicës parlamentare, kërkojnë n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, foli sot pë...
Në Kryeqytetin rus u festua sot Dita e Fitores e fitores së ...
Blogerja e njohur Shani Grimmond bëri një eksperiment që i ...
Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Fatba...
Tre shqiptarë u arrestuan sot nga policia italiane, pasi u k...
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...