“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit. Gjatë këtij takimi, Shpëtim Idrizi bëri publik 10 pikat e preambulës të programit të PDIU-së, si një betim për një pakt kombëtar për Shqipërinë.
?Në këto zgjedhje, në preambulën e programit ne vijmë me një dekalog, një betim, për të thënë se ne kemi Veç Një Atdhe dhe gjithçka që na ndan, është e parëndësishme, para asaj që na bashkon, përpara Shqipërisë:
Shpëtim Idrizi lançoi sloganin e PDIU-së ?Veç një Atdhe?, si një premtim ndaj shqiptarëve, se atdheu qëndron para të gjithëve.
?Veç një Atdhe! Kjo është motoja e fushatës sonë. Duket e thjeshtë, por është kuptimplotë. Ne nuk kemi një Atdhe rezervë.
Veç një Atdhe!
Ne nuk kemi dy që njërin ta bëjmë copash dhe tjetrin ta mbajmë për të jetuar.
Meqë e shohim në rrezik atdheun kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, kemi vendosur ta ngrejmë atë në lartësinë jo të Olimpit, por të Orakullit të Dodonës.
Këtë Atdhe që po e lodhin të marrët, ne duam ta çmojmë akoma dhe më shumë, jo duke ia mbathur, por duke qëndruar këtu dhe luftuar. Ne nuk kemi Atdhe tjetër dhe po prishëm këtë që kemi, do të duhet ta rindërtojmë prapë, duke vuajtur e duke u lumturuar në këtë Atdhe! Këtë e themi përsëpari ne, shqiptarët e Çamërisë, që lamë vatanin, sepse kishim vetëm këtë Atdhe: Shqipërinë!?,- shpreh Kryetari i PDIU-së.
Krizën aktuale politike, z.Idrizi e quajti një ping-pong, që ka ardhur nga dy partitë e mëdha.
?Përballë këtij realiteti kemi klasën politike që po luan ping-pong me shpresat e shqiptarëve. As shah e as poker, ping pong që nuk dinë as ta luajnë. Por, edhe nëse do të ishte shah e poker, nuk di të ketë gjë më të rëndë sesa të quash të ardhmen e atdheut një lojë mendjeje apo bllofi! Nuk di të ketë gjë më të rëndë sesa të konsiderosh Atdheun lojë!
Vetëm nëse nuk ke veç këtë Atdhe, por ke një atdhe rezervë, për ditë halli! Sot, në këtë vend, kjo politikë e konfliktualitetit ka vrarë shpresat që me aq mund u krijuan. Në Shqipëri po luajmë në tehun e thikës dhe në këtë lojë nuk ka asnjëherë fitues, por humbësit janë veç qytetarët e thjeshtë, ata që ne politikanët i quajmë popull. Zgjedhjet e 18 qershorit janë të pazakonta , janë produkt krejt i shëmtuar i konfliktualitetit të instaluar në këto 27 vjet në politikën Shqiptare.
Ne bëmë gjithshka që mundem për të arritur në një marrëveshje politike që këto zgjedhje të ishin normale për një vend kandidat i BE-së. Jemi e vetmja forcë politike që propozuam një Pakt Kombëtar për të dalë nga tuneli i krizës, ku të gjithë palët ishin dakort, kurse ndërkombëtarët e përsëritën më të vetmin ndryshim se e thanë në anglisht e jo shqip. PDIU ishte e vetmja forcë politike që i kërkoj Kreut të Shtetit tryezën e partive politike Parlamentare. Por nuk u gjet vullneti për këtë por u kënaq vetëm me thirrjen e dy të ashtuquajturve të mëdhenj?,- tha kryetari i PDIU-së.
Më pas z.Idrizi prezantoi të gjithë kandidatët për deputet, të zgjedhur nga Kryesia e PDIU-së. Drejtuesit e listave të kandidatëve në çdo qark u shprehën se PDIU do të trefishojë mandatet në zgjedhjet e 18 qershorit.
Në fjalën e saj deputetja Mesila Doda, që kandidon në Tiranë, tha se Shqipëria është atdheu ku çdokush kërkon të rritë fëmijët e tij.
?Unë kam një Atdhe dhe ky nuk është slogan, është vendi ku kam vendosur të rris fëmijët e mi e të kthehesha pas vitesh të tëra studimi jashtë. Këtë copë Atdhe që më ka ngelur, unë nuk ja fal e as ja bëj dhuratë kujt, ndaj i ftoj të gjithë ata që nuk kanë Atdhe tjetër të bashkojmë zemrat e të sjellim ndryshimin. Ndryshimi nuk vjen nga rruga, por nga forca e zemrës së atyre që duan një realitet tjetër. Ndryshimi nuk vjen nga arroganca, por nga bindja se tjetri është qënie njësoj si ti, e që ja vlen ta duash e ta respektosh si veten. Këto jemi ne dhe themi pa frikë të vërtetën. Vetëm ai që thotë të vërtetën thërret të jashtëzakonshmit rreth një qëllimi.
Dy fjalë për një mik të ri e të vjetër. Të ri për shumë prej jush, por mua me të më bashkon një rrugë e hershme. Është fjala për zotin Fatos Hoxha, koleg timin të dikurshëm në grupin parlamentar demokrat. Fatos, e njoh dyshimin dhe pikpyetjet që shoqërojnë një vendim të tillë, por di se sot nuk mund të flitet më për zgjedhje personale por për detyrim për të përfaqësuar ata qindra mijëra të djathtë që rrezikojnë të mos kenë asnjë përfaqësim në Parlament.
Në një absurditet sot vetpërjashtohen nga procesi i zgjedhjeve dhepër pasojë nga e drejta për të zgjedhur qindra mijëra qytetarë të këtij vendi. I drejtohem me dorë në zemër gjithë atyre që kanë besuar tek e djathta. Nuk kam dashur kurrë të lëndoj e as të dëmtoj asnjë forcë politike e aq më pak PD-në, partinë që e krijuam së bashku me studentë e pedagogë në dhjetor ?90.
Por sot kemi detyrimin të pëfaqësojmë gjithë ata njerëz, që ende kanë dëshirë të shohin një të djathtë moderne, të fuqishme, ideologjike e risi për të gjithë në Parlament. Për të gjithë ju që votën e keni ende të shenjtë e nuk ja bëni dhuratë sherrit a pasionit të liderit, unë sot ju kërkoj mbështetjen dhe ju detyrohem përkushtimin.
Nuk premtoj dot si ndonjë forcë tjetër që do ketë punë e para për të tërë, por di që do jem zëri juaj i gjithsecilit prej jush në një shkretëtirë politikë që po zgjerohet e po na kall të gjithëve. Çdo i djathtë që dëshiron një zë të ngjashëm në Parlament e ftoj të na votojë, e ftoj të na mbështesë dhe do shohë se çfarë do të thotë njerëz të vërtetë dhe e djathtë moderne, forcë kryesore në parlament?- u shpreh znj. Mesila Doda.
Kryesuesi i listës për deputet në Qarkun e Elbasanit, deputeti Aqif Rakipi, tha se PDIU në këto zgjedhje prezantohet me të rinjtë dhe gratë.
?Në qarkun e Elbasanit çdo ditë qytetarë të shumtë i bashkohen PDIU-së, sidomos të rinjtë dhe gratë. Në 2013-në, në Elbasan ne morën 1 deputet, ndërsa sot ne themi se do të marrim 4 deputetë. Jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë, PDIU do të rritë prezencën e saj në Parlamentin e Shqipërisë?, – tha deputeti Aqif Rakipi.
Edhe kandidatët e tjerë u shprehën se në 18 qershor PDIU do të rritet në çdo qark./ CityNews
Vëllai i Sokol Olldashit, Ardiani, ka komentuar në faqen e t...
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut ...
Grupi i Shtetit Islamik publikoi një video që tregon ekzekut...
Qeveria shpalosi përmes ministrit të financave objektivat e ...
Mediat nga maqedonia raportojnë se protesta e iniciativës “P...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 82 të protestës për zgjed...
Një operacion i errët global që përfshin “big data”, miqtë m...
Eduard Ndocaj, i cili njihet si deputeti “kaubojs”, së fundi...
Partitë shqiptare, pjesë e shumicës parlamentare, kërkojnë n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, foli sot pë...
Në Kryeqytetin rus u festua sot Dita e Fitores e fitores së ...
Blogerja e njohur Shani Grimmond bëri një eksperiment që i ...
Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Fatba...
Tre shqiptarë u arrestuan sot nga policia italiane, pasi u k...
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike...
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhe...
Frika se mos deputetë të PDK-së, që janë në bashkëqeverisje ...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet nga takimi me lider...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e demokratëve, Lulz...
Grupi i Shtetit Islamik publikoi një video për të cilën thot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...