Presidenti i ri Ilir Meta tund "dekoratat" në Konventën e LSI-së
I qenë prezent për të fundit herë në forumin më të lartë të ...
Lulzim Basha i ka qetësuar të gjithë idhtarët e çadrës që deri këtë të mërkurë në mëngjes jetuan me ankthin se ai mund t?a tradhëtonte atë që i kishte bërë bashkë. Duke mos lëshuar edhe njëherë nga synimi i tij për të organizuar zgjedhje pa Ramën kryeministër dhe në afatet e përshtatshme që i duhet një qeverie teknike, kreu i PD-së është sjellë ndryshe na sa priste shumëkush.
Në ditët e fundit Basha u vu në një rrethim të vërtetë demokratik.
Ndërkombëtarët dhe aleatët e tij të së djathtës europiane i kërkuan me ngulm të mos vazhdonte bojkotin.
Ilir Meta i përsëriti rengun e vitit 2013, dhe e grisi si një letër pa vlerë vendimin e kryesisë, se nuk hynte pa opozitën në zgjedhje.
Kundërshtarët e tij në PD guxuan më në fund të flasin publikisht dhe të drejtojnë gishtin mbi të.
Aleatët e vegjël e kërcënuan se mund të zbrisnin nga anija që po shkonte drejt mbytjes.
Dhe të gjitha këto ngjarje të mbledhura në pak ditë, krijuan idenë se Basha do të zbythej.
Këtë ide e përforcuan më shumë edhe disa veprime të vetë kryedemokratit.
Ai e pranoi më në fund të ulej në tryezën e dialogut me Ramën, megjithëse një gjë të tillë e kishte etiketuar si farsë për kaq kohë.
Ai u dorëzua t?a mbledhë grupin parlamentar për të dëgjuar konferencën e çiftit Doll-Han, megjithëse prej dy muajsh deputetët i tubonte vetëm në çadër.
Ai e prishi traditën e një parite që i masakron disidentët duke dalë personalisht të mbronte Bregun dhe Selamin, si zëra ndryshe që duheshin dëgjuar me respekt.
Pra këta dy faktorë, nga njëra anë presioni përreth tij dhe nga ana tjetër shenjat e moderimit të shfaqura ditët e fundit krijuan tek demokratët, në media dhe në mjedisin politik idenë e dorëzimit.
Por, përpara se ta shihte si çështje frike apo trimërie, paburrërie apo guximi, tërheqjeje apo rezistence, Basha tregoi në takimin e presidencës se ai di ta shohë këtë çështje nga prizmi politik.
Dhe në këtë këndvështrim, Lulzim Basha ishte i dënuar të thoshte ?JO?.
Sepse po të bënte të kundërtën ai do rezultonte si një dordolec që për dy muaj me radhë ka recituar mashtrime në çadër.
Sepse po të paranonte të hynte shpej e shpejt në zgjedhje, ai do t?a shpinte partinë që e ka përgatitur për qëndresë dhe jo për garë elektorale, drejt një katastrofe të pashembullt.
Sepse, po të pranonte të shkonte në zgjedhje me Ramën, ai do të dukej qesharak kur të ankohej më pas për grabitjen e votës (siç ndodh rëndom në Shqipëri me të gjitha palët).
Por, përpos këtyre arsyeve taktike dhe pragamatiste Basha është i dënuar të ndjekë rrugën e tij edhe për një princip moral. Për mbi 70 ditë, ai u shfaq përpara shqiptarve si lideri që beson në një rrugë. Që vëret ka bindjen se në zgjedhje nuk mund të shkohet me këto kushte. Ai e ka mbrujtur PD-në me këtë ide dhe ka qenë kampioni i promovimit të saj.
Natyrsiht si në çdo parti të madhe, për një vendim kaq të rëndësishëm ka dhe zëra kundër. Ka nga ata që mendojnë, ndryshe nga Basha, se mosfutja në garë është çmenduri, se ajo mund ta penalizojë PD-në, se ajo mund ta nxjerrë njëherë e përgjithnjë atë nga loja.
Dhe nëse Basha do të kthehej dhe do të mendonte si ata, ai nuk mund të qe më kryetari i PD-së. Politika është rezultat i një ideje dhe kur ajo dështon, merr automatikisht me vete edhe mbartësin e saj. Basha nuk mund t?i ngjante lierëve të vjetër dhe të papërsëritshëm, që bëjnë edhe ditën edhe natën, edhe diellin edhe erësirën edhe luftën edhe paqen. Nëse rruga e tij dështonte ai duhej të largohej nga drejtimi i partisë. Kryetar i PD-së mund të ishte kushdo tjetër, Bregu, Selami, apo cejcili nga ata që mendojnë se zgjedhjet me këtë pushtet mund të fitohen në këto kushte.
Por Basha jo.
Ai duhej të binte bashkë me idenë e tij. Dhe prandaj ai qe i dënuar që sot të thoshte ?Jo? në presidencë. Dhe ai duhet të vazhdojë ta bëjë këtë, përsa kohë do që t?i ngjajë një politikani normal dhe jo një autokrati që idetë i ndryshon, por karrigen kurrë. (Lapsi.al)
I qenë prezent për të fundit herë në forumin më të lartë të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, në vijim të fjalës së tij ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ashtu siç ishte...
Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, ditën e s...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për mediat, menjëhe...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njëherësh i deleguari i ...
Përveç ish deputetit socialist, Tom Doshi, në listën e Parti...
SOT ËSHTË DITA BOTËRORE E LIRISË SË MEDIAS!Dhe gazetarët Sim...
Denion Meidani pak minuta më parë i është përgjigjur kryemin...
Autoriteti “për hapjen e dosjeve të Sigurimit” dhe Komisione...
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi pak orë pas...
Pjesëmarrja e kryetarit të partive popullore europiane Josep...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në këto momente ndodhet në t...
Dogana e Muriqanit ditën e sotme është thuajse në kaos për s...
Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, ka munguar ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ditën e sotme me një...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ditën e sotme ka bërë n...
CityNews ju sjell më poshtë foto nga Presidenca të kryeminis...
Ditën e sotme ndodhi takimi mes kryeministrit të vendit, Edi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...