Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Socialistët korçarë, pogradecarë, devollinj apo kolonjarë, kur kanë dëgjuar listën e partisë të tyre ndoshta janë zemëruar jashtë mase e dikush ka sharrë e fyer, që nga Rama e deri tek Niko Peleshi.
Një listë aspak përfaqësuese ,që fillon me zv/kryeministrin Rilindas futur në PS në vitin 2004, vazhdon me miq e ushtarë të Ramës, diku ndonjë ish-mbështetës i LSI, më tej një aktor me reputacion, por më shumë se 20 vite larg Shqipërisë, pa lënë shokë e miqtë personalë të Niko Peleshit, të futur në PS thjesht dhe vetëm se shkoi ai.
Por kjo aventurë e socialistëve me listat, nga vetë ndërtimi i tyre duket të jetë e përkohëshme, socialistët e racës ata të vërtetët nuk duket të jenë në garë, janë lënë rezerve për zgjedhjet e parakohëshme mesa duket. Kjo jo vetëm në Korçë.
Lista e Korçës fillon me zv/kryeministrin, që mirë apo keq është në krye të listës. Ai pretendon se me investimet e kryera ka justifikuar mbështetjen e socialistëve, megjithëse vetë kryeson një listë qarku për herë të parë.
Peleshi është nga ata personazhe politike të futur në PS pasi kontributet i kishte diku tjetër, nuk mundi dhe kur socialistët po binin nga pushteti shkoi mori kosto opozite, garoi dhe fitoi bashkinë e Korçës nga 2007 deri në 2013, kur erdhi zv/kryeministër në Tiranë.
Ai është personazh politik që përpiqet të mbajë profil korçari, jo konfliktual, por kjo në sipërfaqe. Nën hije është një mjeshtër i stërvitur për të luajtur skenare dhe intriga politike. Luan në fushën e tij dhe për më tepër kur përballë ka kurdërshtarë të emëruar, lojën e ka edhe më të thjeshtë. Është njësoj si në një ndeshje ku ekipit rival i ke blerë sulmuesin, portierin dhe nje mesfushor. Kjo është situata që ai ka përballë në Korçë.
Në katër vite Korça ka pasur shumë investime, por jo qarku i Korçës. Qyteti ka përfituar disa dhjetra milionë euro, por këto janë hedhur për fasada dhe me sipërfaqen Peleshi kërkon te fitojë. Kjo ishte strategjia e Rilindjes.
Ka rindertuar pazarin, parkun Rinia, ndërtoi një Kullë që do shembur një orë e më parë, po ndërton teatrin, po ndërton një kompleks sportiv, pasi nuk i del inati me atë që bëri dikush tjetër dje me Skënderbeun, hyrjen e Pogradecit që ka 4 vite nuk e përfundon dot, pedonale në Bilisht, shesh në Kolonjë dhe gjithçka përfundon këtu.
Për këto investime fasade socialistëve ju ofrohet të votojnë një listë ku nuk ka asnjë socialist të vërtetë janë të gjithë pas vitit 2003, disa edhe më vonë akoma. Edhe lista vetë është fasadë.
Eduard Shalsi ka hyrë në PS me vonë se kur shkoi në Bashkinë e Tiranës dhe ska asnjë lidhje me partinë, ai hyri kur u bë Rama kryetar në 2005. Elisa Spiropali njëri që ka investuar energji që socialistët të shkatërroheshin dhe të binin nga pushteti.
Elisa Spiropali, simboli i korrupsionit në qeverisjen e Rilindjes. Ish-drejtoresha e skandaleve në dogana, dhe njeriu që i “vrau” socialistët me plumba kur ishin në pushtet, sot shkon dhe iu kërkon vota. Dhe votat do i mbledhë Elisa. që e veshur, pasi u bë drejtoreshë doganash, ndonjëherë kushton sa pensioni i 5 viteve të një socialisti korçar. Elisa në Korçë është thjesht çudia e rradhës dhe tallja e Rilindjes me socialistët korçarë.
Ilirian Pendavinji ka hyrë në PS si shok i Peleshit, në rast se ky do ishte tek PD, Pendavinji, Filo e Co do ishin aty sot.
Edlira Bode drejtore e spitalit rajonal, vendosur në atë post nga Peleshi për tu kandiduar si deputete, kontributin politik në PS e ka sa Niko Peleshi tek PD, ndoshta ky e ka pak më shumë.
Ardit Konomi, prefekti i Korçës ka lidhje trashëgimie me diktaturën, por PS e njeh aq mirë sa kur e çuan në zgjedhjet e fundit lokale në Kolonjë doli më keq nga të gjithë. Nuk e kuptonte çfarë ndodhte. Më shumë se socialist është turist politik në krye të prefekturës që të bëhej deputet si shok i Peleshit, kanë të dy një hobi shëtitjen me biçikleta. Mban Nikon me muhabet që mos mërzitet kur ikën larg.
Ilir Xhakolli mund të quhet pak më socialist por edhe ky duket të jetë disi i vonuar, por ndriçon në mes të erësirës të Rilindjes.
Vazhdimi i listës nuk ka më rëndësi, janë thjesht figurantë, ku spikat aktori Sotiraq Bratko i larguar për më shumë se 20 vite nga Shqipëria. Kandidimi i tij ka simbolikë, por më tepër është fyerje për atë dhe vlerat që përfaqëson që të jetë mbushësi i një liste të kryesuar nga Rilindas, simbolika fasadash bosh, servilë të Edi Ramës, shokë e qokë që kanë një parti për klientelizëm.
Sotiraq Bratko është ndryshe, por i mbyturi të mbyt, në mes të baltës mund të shkëlqejë, por është i baltosur.
Kaq mjafton për të treguar Rilindjen që në Korçë do ketë një buqetë antisocialistësh që do kërkojë shpërblimin e miliona euro të fasadave.
Qyetaria korçare dhe qarku do kenë përballë atë që nuk e mendonin kurrë. Ndoshta për ta vlerësuar duhet të kuptojnë se kur të shkojnë këta kandidatë në takim në një lagje apo fshat, këta të ashtuquajtur socialistë, vetëm në veshje kushtojnë sa pasuria e gjithë lagjes apo e një fshati të tërrë, këta janë socialistët e listës të Rilindjes në Korçë. Fasada e xhepa plot. Suksese në jetë për Rilindasit që kandidojnë si socialistë./Citynews
“Tani, pas 26 vitesh, jo vetëm që nuk ka asnjë shpresë për t...
Kreu socialist Edi Rama në rast me mund të quhet i tillë e k...
Provat konkrete më të hershme në lidhje me një pije alkoolik...
Këtu mund të lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me listat e kandidatëve pë...
Policia e Korçës ka sekuestruar rreth 12 kg lëndë narkotike,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushit, ka areguar pas dorëzimit të lis...
Partia Socialiste përjashtoi nga listat e kandidatëve për de...
Kryeministri Edi Rama ka uruar edhe këtë të diel qytetarët, ...
Një një raport të ri thuhet se grupet mafioze ruse po veproj...
Fale mbështetjes se madhe qe do iu japë Neptuni dhe Jupiteri...
Partitë politike kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror ...
Them se jam një nga njerëzit e rrallë që ka lexuar shtatë vë...
Kryeministri Edi Rama ka befasuar me qëndrimin e tij në prag...
Pas prezantimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 1...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në ...
Saimir Tahiri ka zbardhur emrat e kandidatëve të PS-së për Q...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka publikuar emrat e ka...
Partia Socialiste ka publikuar listën e kandidatëve për depu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...