web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama Meta pastrojnë armiqtë e njeri tjetrit

29 Prill 2017, 16:29, Aktualitet CNA

Ditën e sotme dy partitë kryesore të koalicionit bashkëqeverisës PS-LSI, kanë shpallur listat e kandidatëve, që do të garojnë në zgjedhjet e pritëshme parlamentare të 18 qershorit,ku spikasin të jenë pjesë e tyre besnikët e dy kryetarëve Rama-Meta.

Ndërkohë që nuk është çudi shqiptare kapërcimi i Spartak Brahos  tek  PS, ajo që bie në sy është fakti se jashtë listave janë lenë personat të citët dihet masivisht se janë armiq të dy kryetarëve Rama-Meta. Çka tregon se përkundër asaj që dy drejtuesit e këtyre partive deklarojnë, lidhur me përzgjedhjen e njerëzve që e meritojnë qënien kandidat, tregon hartimin e listave nëpërmjet pazareve të dyanëshme.

Kështu deputeti Tom Doshi, i njohur si kundërshtar i rreptë i Ilir Metës, të cilin e ka akuzuar për qendrimin pas një komploti që synonte eliminimin e tij fizik, nuk figuron në listan e Edi Ramës, sikurse nuk figuron në të edhe Vladimir Kosta, deputeti socialist i njohur për të njejtin qëndrim ndaj ILir Metës. Madje fshirja e Kostës nga lista është bërë pasi jo më larg se dje iu stimulua një intrigë duke e akuzuar se kishte fshehur një gjobë të marrë, gjë që megjithse rezulton të mos jetë e vërtetë nuk e skualifikoi nga mosqenia pjesë e listës Rama.

Ndërkohë që nga mungesa në listën Rama Tom Doshi, ka projektuar prezencën në listën e PSD-së së Skënder Gjinushit, dëputëti tjetër socialist, Eduart Ndocaj, i njohur si kundërshtar i papajtueshëm me Ilir Metën është fshirë nga lista dhe ka planifikuar të jetë pjesë e një tjetër liste. Por edhe Ylli Manjani, një nga zerat e fortë të LSI, vetëm se është i njohur si kundërshtar konsistent i Edi Ramës u la nga fundi i listës së kandidatëve të LSI-së së Tiranës, dhe u detyrua të shpallë mosprezencën në të./CityNews





Lajmet e fundit nga