Kryeministri në pritje Zoran Zaev refuzon ftesën e presidentit Ivanov
Një ditë pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, ku u plagos...
Sulmi i ashpër i ndërmarrë dje nga turmat e organizuara, që, pa asnjë rezistencë policore, pushtuan kuvendin e Maqedonisë mund të shihen edhe si sinjalet e fundit të këtij shteti të sajuar me pakica kombëtare.
Mediat maqedone raportojnë se sulmuesit kanë qenë pjesë e grupimit ?Maqedonia e bashkuar?, me përbërje kryesisht të popullsisë maqedone dhe, megjithë mohimet e bëra nga kryeministri në ikje Nikolla Gurevski, për mospasje dorë në organizimin e sulmit, askush nuk e mohon se shkëndija që ndezi valën e dhunës ishte zgjedhja e shqiptarit Talat Xhaferi në krye të drejtimit të Kuvendit.
Një ngjarje e rrallë kjo në historinë e këtij vendi, ku megjithse shqiptarët kanë qenë dhe janë faktorë të shqueshëm në shtetformim asnjëherë nuk kanë patur një përfaqësues të lartë në strukturat e tij.
Sulmi i turmës dhe pushtimi i Kuvendit erdhi vetëm pak pasi, me shumicë votash të deputetëve të partive shqiptare dhe atyre maqedone të LSDM-së, Xhaferi u përzgjodh për të drejtuar Kuvendin në një mandat katër vjeçar, gjë e papranueshme kjo jo vetëm nga VMRO-DPMNE, por edhe nga presidenti Ivanov, i cili, pas dështimit të Gruevskit për të formatuar qeverinë e re, prej javësh, po mban të ngrirë dekretimin e qeverisë Zaev. Një mohim kushtetues ky që, përveç të tjerave, ndihmon si benzinë për të ndezur zjarrin e dasive etnike.
Gjë e dukëshme kjo edhe në sulmin e mbrëmjes së djeshme të ndërmarrë ndaj Kuvendit e që morri shkak nga zgjedhja e një shqiptari në kryesim të Parlamentit maqedonas.
Ka vite që nga shtet ndihmues në mbajtjen stabël të situatës në rajon ( arsye që edhe u krijua), Maqedonia është shndërruar në destabilizuese, jo vetëm së brendëshmi, por edhe nga ndezja e konflikteve me fqinjët.
Me Greqinë është në konflikt disavjeçar të pashuar për shkak të emrit, por konflikte të pashpallura ka edhe me Bullgarinë e së fundi e ndezi zjarrin edhe me Shqipërinë, Kryeministrin e të cilës e akuzon për implementimin e një platforme shqiptare që po gjen zbatim nga Zoran Zaev dhe synon ?pushtim? e Maqedonisë prej shqiptarëve. Në këtë konflikt të ri është përfshirë jo vetëm kryeministri në ikje Nikolla Gruevski por edhe presidenti i vendt Ivanov, çka nuk është sinjal i mirë se në ditët vijuese vendi do të rinjohë paqen.
Nga ana tjetër kjo është tregues i qartë i faktit se ka një skenar për ta transferuar konfliktin politik në dasi etnike, që nëse lejohet të ndodhë sjell pasoja të rrezikëshme destabilimi jo vetëm për Maqedoninë por për të gjithë rajonin, që ekzistencën e këtij shteti e ka pranuar vetëm nga motivi për të cilin ndërkombëtarët e sajuan, pra si faktor paqeje.
Protesta e ndezur në kundërshtim të ashpër të zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferi në krye të Kuvendit, dhuna barbare ndaj deputetëve të kësaj entie shtetformuese, dhuna dhe tërheqja zvarrë, që nuk kurseu as femrat, nuk ndihmojnë në rrugëtimin paqësor midis shqiptarëve e maqedonasve, por janë parathënie për rrënien e pritëshme të Maqedonisë. / CityNews
Një ditë pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, ku u plagos...
Presidenti i ri, Ilir Meta, ka folur jashtë dyerve të Kuvend...
Presidenti i ri, Ilir Meta, ka zbuluar pasardhësin e tij në ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka zbuluar mesazhin e urimit të ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur sërish për mediat për p...
Nga Fatjona MejdiniIlir Meta është padyshim një nga politika...
Avokati Spartak Ngjela, i njohur si një ndër zërat më kritik...
Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes nëse do të marrë...
Monika Kryemadhi ka folur pas zgjedhjes së bashkëshortit të ...
Deputetja e LSI, njëherësh bashkëshortja e Ilir Metës, ka fo...
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka uruar Presidentin e ri të vend...
Presidenti i ri i Republikës, i sapozgjedhur Ilir Meta, ka m...
Ukraina ka nisur sot procedurat për konfiskimin e 1,4 miliar...
Ilir Meta është zgjedhur këtë pasdite Presidenti i ri i Repu...
Kuvendi zgjodhi këtë pasdite Presidentin e ri të Republikës,...
Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shq...
Policia ka arrestuar vetëm 8 persona për dhunën e ushtruar m...
Nga Altin Goxhaj Zoti Lulzim Basha! Kur të arrihet pika e v...
Shkrimtari grek Aleksandër Paradhisis ka shkruar një roman h...
Një tjetër kafkë njeriu është gjetur në qytetin e Vlorës. La...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...