Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka zbuluar detaje mbi protestën e ditës së hënë, e cila pritet të bllokojë rrugët kryesore në kryeqytet për një orë.
Në një intervistë për ?Koha Jonë?, deputeti Boçi shprehet se bllokimi i rrugëve është një protestë qytetare me simbolikë të theksuar.
Më tej, Boçi nënvizon se: ?Rama ka dy rrugë: ose t?i lërë vendin zgjedhjeve të lira duke dalë normalisht nga dera ?e zezë? e Kryeministrisë ose për ?të zezën e vet? të vazhdojë të ngulë këmbë si mushka. Zgjedhja tani i takon atij. Ne e kemi bërë tashmë prej shumë ditësh tonën?.
Z.Boçi, opozita do të përshkallëzojë protestën nisur nga e hëna, ku do të bllokojë disa nga akset kryesore kombëtare në vend. Cili është skenari i këtij aksioni? Do të jetë paqësore apo edhe mund të degjenerojë në dhunë?
Do jetë një protestë qytetare me simbolikë të theksuar. Bllokimi i akseve nuk është qëllim në vetvete, por sinjal i fortë i inicimit të një aksioni politik qytetar mosbindës, në të gjithë territorin e vendit. Kohëzgjatja është e paracaktuar në një orë, nga 11:00 deri në 12:00. Dhuna është tërësisht e përjashtuar nga ne. Provokimeve të stimuluara, të cilat nga informacionet tona nuk do të mungojnë nga individë të caktuar të infiltruar ose dhe nga forcat e rendit të urdhëruara, do t?i përgjigjemi me qetësinë e 64 ditëve të protestës. Kultura e re e të protestuarit paqësisht është tashmë vendosur nga ne. Kjo nuk do të thotë që ne do të tolerojmë në infinit neglizhencën, as presionin qeveritar e aq më pak çdo lloj forme dhune, të atyre që janë përgjegjësit e rrënimit të demokracisë e dhunimit të votës së lirë.
Durimi nuk mund të jetë i sosur për një Kryeministër i cili për pleshtin e pushtetit të vet kërkon të djegë gjithë Shqipërinë. Durimi është sosur për qytetarët që shohin çdo ditë t?i vritet shpresa, t?i rrëmbehet dinjiteti, t?i grabitet vullneti i lirë, t?i përçudnohet fjala, të rripet e vidhet nga hajdutë të bërë politikanë e politikanë të shndërruar në hajdutë.
Z.Basha ka thënë përshkallëzim të protestës, çfarë do të thotë kjo?
Akti simbolik i së hënës do të pasohet dhe me aksione të tjera masive dhe me mesazhe të qarta, në të drejtën që ka çdo opozitë për të mos lejuar që vendi të rrëshqasë drejt një autokracie banditeske me një demokraci fasadë, fatet e së cilës nga duar e njerëzve kanë kaluar në duar e bandave që Shqipërinë e shohin si territor sundimi, ku mund të bëjnë ligjin dhe jo të drejtohen nga ligji. Në aksionin tonë ne nuk jemi nisur për të bërë sehir Ramën, por për ta detyruar Ramën që me hir ose pahir t?i hapë rrugë votës së lirë me një qeveri teknike si garante e vullnetit të zgjedhësve. Qytetarët dhe fatet e tyre nuk mund të jenë peng i një deliranti që kujton se është ?i lidhur? nga ?ndërkombëtarët? e tij, tek qendra e botës, dhe as të një mashtruesi lagjeje i rrethuar me të fortë lagjeje. Rama ka dy rrugë: ose t?i lërë vendin zgjedhjeve të lira duke dalë normalisht nga dera ?e zezë? e kryeministrisë ose për ?të zezën e vet? të vazhdojë ngulë këmbë si mushka. Zgjedhja tani i takon atij. Ne e kemi bërë tashmë prej shumë ditësh tonën.
Protesta do të mbarojë brenda disa orëve apo do të vijojë pa orar në të gjithë vendin?
Është e fiksuar nga ora 11:00-12:00, njëkohësisht në të gjitha akset kryesore të vendit. Këtu nuk ka vend për ekuivok skenarësh.
Negociatori gjerman, David McAllister do të vijë pikërisht në fillim të javës, i cili do të tentojë të zgjidh ngërçin politikë. Sipas jush, a do të jetë java e ardhshme vendimtare për gjetjen e konsensusit?
Java e ardhshme pritet të përvijojë rezultate të pritshme për konsensusin, konsensus që fillon me ngritjen e qeverisë teknike e vazhdon me pikat e tjera që përfshijnë rregullimin e klimës zgjedhore dhe vendosjen e teknikaliteteve që ndihmojnë mosdevijimin e mosvjedhjen e votës. Qeveria teknike kësisoj nuk është kusht, por është porta për të hyrë në konsensus. Vendosmëria jonë nuk është kaprico politike, por është modalitet i domosdoshëm politik për t?i dhënë vendit zgjedhje reale, të padiskutuar nga krimi, nga blerja nga presioni apo çdo lloj veprimi që e shtrembëron votën e lirë. Në këto momente nuk bëhet fjalë për pushtetin e një partie por bëhet fjalë për fatin e sistemit për fatin e demokracisë. Kauza jonë nuk është kauzë e ngushtë politike por është kauzë qytetare, për qytetarët e për vendin. Ne nuk jemi nën emocionet e rotacionit politik por jemi në shqetësimin e humbjes tërësore të vlerave për të cilat përmbysëm diktaturën më të egër dhe për të cilën kemi i investuar dhe ëndërruar tashmë 26 vite.
Në media po përflitet se opozita ka skenarë të rrethojë Kryeministrinë, mund të na flisni pak më shumë për këtë plan të mundshëm të PD-së? Do të tentohet të ?shkarkohet? të martën Kryeministri?
Këto i përkasin tufës së lajmeve ?fake? për të sfumuar vlerën e protestës së opozitës dhe qytetarëve. Në 64 ditë atje atë Kryeministër fare mirë mund ta kishim kapur prej veshi 64 katër herë. Nuk është kaq trim pavarësisht se rrethohet me ?të fortë?, sepse ka treguar që e trembin jo vetëm kapsollat e fishekzjarrët, por dhe tullumbacet kur plasin. Por ne kemi vendosur ta bëjmë që t?i mbushet mendja e jo ta bëjmë thjeshtë të mbushë poturet. Shkarkimi i tij tashmë de fakto nga ne e qytetarët është bërë. Po presim vetëm formalizimin de jure që nuk është i largët.
Ky përshkallëzim i protestës, do të vijojë me zgjedhjet në Kavajë. Cili është skenari i PD-së në ditën e zgjedhjeve? Pengesë e procesit zgjedhor apo bojkotim nga ana e qytetarëve ndaj zgjedhjeve?
Zgjedhje në Kavajë nuk do të ketë. Protesta do jetë madhështore me mesazhe të qarta e të sakta. Ne, Kavaja, Shqipëria nuk e negociojmë dhe nuk do ta lejojmë vdekjen e demokracisë në Shqipëri.
Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, pasi jan...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur sot nga qyteti ...
Populistja e djathtë, Marine Le Pen pritet ta kalojë pa asnj...
Gazetari Bledian Koka ka shpërthyer me akuza ndaj ministres ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një i...
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike,...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra e pak ditëve m...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 23 pri...
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ...
Prokurorët duhet të tregojnë vendosmëri kundër krimit,shkrua...
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gj...
Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Tokës në Mirditë, duk...
Tani ndodhi ajo për të cilën frikësoheshin shumë vetë: një a...
Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë ...
Popullsia e disa prej territoreve franceze përtej oqeanit vo...
Shtetet e Bashkuara dhe Australia i bënë thirrje Kinës të lu...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Egla shkon një herë në muaj tek varri i burrit. Zakonisht pa...
Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë momen...
Në zgjedhjet presidenciale një gjë doli qartë: politika e so...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...