“Suksese në udhëheqjen e vendit gjatë një prej kapitujve më të vështirë”/ Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...
Tani ndodhi ajo për të cilën frikësoheshin shumë vetë: një atentat tjetër terrorist e tronditi Francën. Zgjedhjet presidenciale të së dielës zhvillohen në një situatë të ndryshuar.
Në fillim të javës u duk sikur forcat e sigurisë të Francës qenë të pozicionuara si duhet. Kështu policia arriti të arrestojë në Marsejë dy burra, për të cilët dyshohet se kanë planifikuar një atentat terrorist. Në kontrollin e banesës së tyre u gjetën ndër të tjera lëndë shpërthyese, armë zjarri si dhe një flamur i IS. Presidenti Hollande foli për një sukses të madh. Madje edhe shtypi francez e lëvdoi punën e policisë.
“Nga njëra anë është më se e dukshme që policia mund të pengojë sulme terroriste”, mendon Sebastian Roché, ekspert i sigurisë në Science Po në Grenoble. “Nga ana tjetër është e pamundur që ta ndalosh krejtësisht terrorizmin. Thjesht janë mijëra objektiva potencialë – shkolla, bare, aeroporte – të cilat nuk mund të mbrohen të gjitha.”
Kush do të përfitojë nga terrori?
Atentatet e viteve të shkuara në Evropë tregojnë: pavarësisht me sa vendosmëri veprojnë shtetet kundër terroristëve, gjithmonë mbetet një shkëndijë pasigurie. Terrorizmi nuk mund të kontrollohet krejtësisht.
Së fundi, Le Pen pati rënë lehtë në sondazhe. Institutet e studimit të opinionit e shohin socialistin Emmanuel Macron me 24 përqind para populistes së djathtë, e cila merr aktualisht 21 deri 22 përqind. Pas kësaj pasojnë ngjitur me njëri-tjetrin konservatori Fillon me 20 përqind dhe kandidati i majtë Jean-Luc Melenchon, me rreth 19 përqind. Dy kandidatët që do të marrin në votimin e së dielës më shumë vota, do të kalojnë në raundin vendimtar të balotazhit në 7 maj.
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Evelyne Gebhardt druhet se prej atentatit do të përfitojë më shumë Le Peni. Por mbyllja e kufijve të Francës, siç kërkon populistja e djathtë, nuk do të sillte gjë. Shumica e terroristëve nuk vijnë fare nga jashtë vendit, kujton Gebhard në intervistën e saj në radio.
Pierre Vemont punon si ekspert për Francën në Qendrën Kërkimore të Brukselit “Carnegie”. Edhe ai mendon se dikush mund ta ndryshojë vendimin e tij për ta dhënë votën në dobi të atij kandidati, që “duket më i aftë, për të përballuar kërcënimin nga terrorizmi”. Më mirë nga kjo mund të përfitojë Fillon-i, parashikon ai. Ky republikan ka “përvojë më të gjatë dhe lë një përshtypje se mund të vepronte si President.” Çfarë do të thoshte kjo për 39 vjeçarin Macron? “Atë mund ta perceptojnë si shumë të ri, sikur ai di shumë pak si mund të drejtohet një qeveri”.
Eksperti i sigurisë Roché thotë se njerëzit nuk do të stepen ditën e votimit dhe do ta japin votën e tyre. “Njerëzit duan të shkojnë të votojnë. Nuk duan të tregojnë frikë. Sepse atëherë do të fitonte terrorizmi.”
Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë ...
Popullsia e disa prej territoreve franceze përtej oqeanit vo...
Shtetet e Bashkuara dhe Australia i bënë thirrje Kinës të lu...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Egla shkon një herë në muaj tek varri i burrit. Zakonisht pa...
Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë momen...
Në zgjedhjet presidenciale një gjë doli qartë: politika e so...
Në vitin 2015 rreth 840 000 persona kanë fituar shtetësinë e...
Një video e postuar në një faqe pornografike ka demaskuar nj...
Partia Agrare Ambientaliste prezantoi në Kukës kandidaten e ...
Qëndrimi i Uashingtonit është i qartë: Qytetarët i kanë zgje...
“Ne Narkorepubliken e Norieges (Kanabistan) droga qe zbulohe...
LSI ka patur dijeni për gjithë procedurën e ndjekur nga Poli...
Me siguri që askush prej nesh nuk e priste këtë gjë, por ja ...
Një foto me përmbajtje mjaft të rëndë është shpërndarë në rr...
Një tjetër shtetas shqiptar është kapur nga policia italiane...
Kryetari i grupit parlamentar në LSI, Luan Rama në një komun...
Franca ndodhet sërish nën shok. Pas atentatit në Paris qever...
Ditën e sotme Partia Socialiste në një deklaratë për mediat ...
Deputeti i Partisë Socialiste në Lushnje, Erjon Braçe, ka pu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...