Gazetari “shpërthen” ndaj Nikollës/Nuk është bionde! Çfarë iu tha mësuesve
Gazetari Bledian Koka ka shpërthyer me akuza ndaj ministres ...
Populistja e djathtë, Marine Le Pen pritet ta kalojë pa asnjë problem pengesën e parë për në pallatin presidencial në zgjedhjet e 23 prillit në Francë. Ajo mund të bllokohet vetëm në balotazh, por nga kush?
Gara për zgjedhjet presidenciale në Francë është hapur. Sondazhet u japin katër konkurrentëve – nga të 11 kandidatët e paraqitur – shanse reale për të kaluar në balotazh më 7 maj. Ndërsa dy kandidatë, populistja e djathtë e Frontit Nacional, Marine Le Pen dhe liberali Emmanuel Macron, që ka dalë në votim me një parti të re, shihen prej javësh si pretendentët kryesorë. Sondazhet nxjerrin herë Le Pen e herë Macron si fitues. Edhe radikali i majtë, Jean-Luc Mélechon dhe konservatori Francois Fillon kanë shanse të mira, me disa pikë pas dy rivalëve kryesorë.
Stephane Wahnich, i specializuar për votimet në Francë paralajmëron në intervistë me DW: ?Në thelb nuk dimë gjë të saktë. Në Francë kemi shumë votues të pavendosur. Gati një e treta e tyre vendos në ditën e zgjedhjeve se kujt do t’ia japë votën.” Profesori për studimet e elektoratit ankohet, se elektorati francez nuk është më i stabilizuar, duke shtuar se kjo e bën të vështirë edhe dhënien e prognozave. ?Në këtë fushatë zgjedhore po mbivlerësohen sondazhet”, thotë ai.
Kombinimet e mundshme
Populistja Le Pen dështoi në zgjedhjet e vitit 2012 në raundin e parë. Kësaj here ajo duket se e ka të sigurtë balotazhin. Partia socialiste ende parti qeverisëse me presidentin jo popullor Francois Hollande nuk luan rol më në këtë fushatë. Edhe kjo është një risi në politikën franceze. E Majta është e përçarë si kurrë më parë. Nga ana tjetër të habit ngritja në renditje e komunistit të vjetër, Jean-Luc Mélenchon, që gëzon popullaritet veçanërisht tek të rinjtë me parulla kundër BE-së dhe tatimit 100% të të pasurve. Ai refuzon globalizmin dhe tregtinë e hapur. Publicisti Alfred Grosser e shpjegon në Deutschland Funk popullaritetin e Mélechons me aftësinë e majtistit për t’iu dhënë të rinjve mundësinë për revoltë përmes votës.
Le Pen do të largohet ne BE dhe NATO
Kurse Marine Le Pen ka punuar në këtë fushatë me të njëjtat metoda si presidenti Donald Trump. Ajo nxiti frikën dhe premtoi izolimin, si rikthim në kohët e mira. “Kufijtë kombëtarë do të rivendosen?, deklaroi Le Pen para përkrahësve të saj që brohorasin. Ajo dëshiron të bllokojë imigrimin, qoftë ai legal apo ilegal. “Shikoni botën që po ndryshon para syve tuaj. Po vjen diçka e re, dhe unë jam personi i duhur, që flet në emër të Francës. Ky është shansi ynë.? Le Pen do të largohet nga BE dhe NATO, dhe nuk është e vetme me qëndrime të tilla.
Vetëm liberali Emmanuel Macron paraqitet si proeuropian I flaktë, një ish-socialist, që me moshën 39 vjeçare është kandidati më i ri në garën presidenciale. “Unë mbroj Europën e shteteve sovrane. Sovranitet do të thotë në raste konkrete të mbrojmë shpirtrat tanë dhe vlerat tona. Nuk mund t’ia lë idenë e sovranitetit të djathtëve ekstremë, të majtëve ekstremë dhe gënjeshtrave të tyre?, tha Macron në një fjalim në Berlin në janar të këtij viti.
Partitë tradicionale në krizë
Kandidati konservator, Francois Fillon ka humbur shumë pikë në elektorat, pas bërjes publike të skandalit për punësimin në hije të familjarëve të tij në kurriz të fondeve publike. Fillon, që ka një lloj skepticizmi ndaj Europës, ka pak shanse të dalë në balotazh. Në fushatë ai sheh politikën buxhetore gjermane si arsye të dobësisë ekonomike të Francës. ?Gjermanët nuk mund të mbajnë superficitet e tyre buxhetore, në një kohë, kur ushtarët francezë rrezikojnë jetën në Sahel për të luftuar terrorin dhe islamizmin. Gjermanët duhet të pranojnë, se duhet të marrin pjesë më shumë në operacione ushtarake dhe të ndajnë përgjegjësinë europiane” , tha Fillon në një debat televiziv.
Por nga skandalet nuk ka shpëtuar as Marine Le Pen. Ajo akuzohet për keqpërdorim të fondeve të parlamentit, por këto skandale me sa duket kalojnë pa u vënë re tek përkrahësit e saj.
Në fund Macron?
Pas raundit të parë të votimeve të së dielës, duket se sa ka disa mundësi kombinimi për balotazhin. Më i mundshmi është dueli Macron-Le Pen. Nëse kjo ndodh, atëherë Macron mund ta mundë Le Pen në balotazh, me 65% kundrejt 35% të votave. Publicisti Alfred Grosser megjithatë thotë se nuk ka ndonjë garanci për ?suksesin e votimit të të arsyeshmëve”. Edhe profesori francez Wahnich është i kujdesshëm. “Nëse sondazhet e shohin Macron si fitues të qartë në një balotazh kundër Le Pen, dhe shtypi po ashtu e nxjerr fitues, ka gjasa që realisht të ndodhë diçka tjetër.?
Prognozat që e nxjerrin Macron fitues, mund të bëjnë që shumë votues të mos shkojnë në balotazh për të votuar për Macron. Liberali Macron si politikan i ri nuk ka ende një bastion votuesish të tijin, ndryshe nga përkrahësit e Le Pen, që janë votues mjaft besnikë. “Në këtë rast do të përjetonim një surprizë dhe Marine Le Pen do të zgjidhej presidente?, thotë eksperti francez.
Në vitin 2012 pjesëmarrja në votime ishte 80%, ose 35 milionë vetë. Kësaj here parashikohet një rënie në 65% duke i bërë edhe më të vështira prognozat. Rezultatet e para priten rreth ores 20:00./DW
Gazetari Bledian Koka ka shpërthyer me akuza ndaj ministres ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një i...
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike,...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra e pak ditëve m...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 23 pri...
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ...
Prokurorët duhet të tregojnë vendosmëri kundër krimit,shkrua...
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gj...
Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Tokës në Mirditë, duk...
Tani ndodhi ajo për të cilën frikësoheshin shumë vetë: një a...
Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë ...
Popullsia e disa prej territoreve franceze përtej oqeanit vo...
Shtetet e Bashkuara dhe Australia i bënë thirrje Kinës të lu...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Egla shkon një herë në muaj tek varri i burrit. Zakonisht pa...
Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë momen...
Në zgjedhjet presidenciale një gjë doli qartë: politika e so...
Në vitin 2015 rreth 840 000 persona kanë fituar shtetësinë e...
Një video e postuar në një faqe pornografike ka demaskuar nj...
Partia Agrare Ambientaliste prezantoi në Kukës kandidaten e ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...