Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Kanë kaluar më shumë se 72 orë nga deklarata e bërë nga Kryeprokurori, Llalla, i cili ngriti dyshime për destinacionin e drogës së bllokuar nga policia në të gjitha operacionet e zhvilluara prej saj.
Ndonëse kjo ishte një deklaratë publike dhe që bëhej jo nga ndonjë zyrtar i nivelit të ulët, por nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme çuditërisht prej tre ditësh Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë heshtin.
Gjatë ditëve të fundit janë organizuar disa operacione nga policia pas kërkesës së Prokurorisë ku janë sekuestruar tonelata droge, si dhe janë zbuluar laboratorë modern për përpunimin e kanabisit si në Përmet, Fier dhe Tiranë.
Droga ka qënë depozituar në magazina shtetërore dhe ruhej me forca të armatosura. Në të gjitha rastet zbulimi është bërë nga Prokuroria, ndërsa policia ka dekonspiruar operacionet duke bërë të mundur largimin e trafikantëve që kanë lidhje me zyrtarët e policisë.
Pyetjet që shtrohen janë se ku ka përfunduar kjo drogë e bllokuar nga Prokuroria? Ligji e thotë qartë se ajo do të duhet që të asgjësohet në prani të prokurorit, gjë e cila nuk ka ndodhur. Përse policia e ka përjashtuar Prokurorin nga ky proces sikurse e kërkon ligji? Ku janë procesverbalet e zhdukjes së lëndës narkotike? Përse nuk bëhen publike nga Ministria në një kohë që ka një akuzë publike nga Prokuroria?
Është e qartë se përse Prokuroria është mënjanuar nga një proces mjaft i rëndësishëm. E para, sepse nuk ka patur asgjësim të kanabisit dhe e dyta për të mos pasur asnjë dëshmitar në këtë krim që e implikon akoma dhe më shumë policinë në trafikun e lëndeve narkotike.
Operacionet më të bujshme të bllokimit të drogës nuk janë ndërmarrë nga policia, por janë inicuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Informativ. Ajo çfarë është konstatuar nga këto operacione ka qenë se droga në magazinat ku ruhej ka qenë në pronësi të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe deputetëve të PS.
Ata jo vetëm që nuk janë penalizuar, por edhe droga e kapur me këto operacione të bujshme i është kthyer sërish atyre duke i bërë nul këto aksione të koordinunara nga Prokuroria dhe Shërbimi Informativ.
Fatmir Xhafa nuk mund të fshihet më. Ai duhet të sqarojë opinionin publik se çfarë ka ndodhur me drogën e bllokuar. Duhet të sqarojë se e kujt është përgjegjësia ? Opinioni duhet të dijë fundja nëse Xhafa ka frikë tani nga Tahiri apo vëllai i tij në këtë histori ku droga e bllokuar nga magazinat ngarkohet me skafet e narkopolicisë për t?u trafikuar drejt Italisë.
Nuk bëhen fjalë për disa kilogramë, por sipas shifrave të policisë bëhet fjalë për 10 mijë ton drogë dhe vlera e saj llogaritet në disa qindramiliona euro në tregun europian./CityNews
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ...
Është ndarë nga jeta aktorja e njohur “Happy Days”, Erin Mor...
Bllokimi i linjës së transmetimit të energjisë Kosovë-Shqipë...
Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Itali...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në takimin me të...
Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...
Më në fund lajme të mira mbërrijnë nga moti. Sot do të kemi ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka zbuluar det...
Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, pasi jan...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur sot nga qyteti ...
Populistja e djathtë, Marine Le Pen pritet ta kalojë pa asnj...
Gazetari Bledian Koka ka shpërthyer me akuza ndaj ministres ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një i...
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike,...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra e pak ditëve m...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 23 pri...
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ...
Prokurorët duhet të tregojnë vendosmëri kundër krimit,shkrua...
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gj...
Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Tokës në Mirditë, duk...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...