Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Zgjedhja e Presidentit të Republikës. Në një shtet serioz është e mbetet procesi më solemn, më institucional dhe më gjithëpërfshirës. Presidenti nuk është thjesht një individ i punësuar me kontratë 5 vjeçare, por bazuar në Kushtetutë, ai është kreu i shtetit, përfaqësues i unitetit të popullit (neni 86/1). Përpara ndryshimeve kushtetuese 2008, zgjedhja e Presidentit bëhej me tre të pestat e votave, 84 nga 140 vota në parlament, – duke detyruar palët politike për zgjedhje konsensuale midis partive të mëdha, ose zgjedhje me konsensus të gjerë midis njërës prej partive të mëdha dhe shumicës së partive të vogla.
Më 1991 Alia u zgjodh edhe me votat e Omonia dhe mbështetjen e PR, më 1992 Berisha u zgjodh edhe me votat e PSD, PBDNJ e PAD (së mëvonshme), më 1997 Berisha u zgjodh edhe me votat e PR, PBK, PBDNJ, më 1997 Meidani u zgjodh edhe me votat e PAD, DBSH, PSD, etj, më 2002 Moisiu u zgjodh me konsensus të gjerë PS-PD-PSD-PR-PLL-PBK, etj, më 2007 Presidenti u zgjodh edhe me votat e disa deputetëve socialistë (një prej tyre është edhe sot deputet i PS), më 2012 Presidenti u zgjodh me votat PD e LSI.
Ndryshimet kushtetuese 2008 sollën dobësim të dukshëm të integritetit të zgjedhjes së Presidentit, heqjen e kushtit të konsensusit dhe votës së cilësuar dhe kalimin në votimin e shumicës së thjeshtë, me vetëm 71 vota. Për ta kuptuar më mirë, prej vitit 2008 Presidenti mund të zgjidhet me të njëjtin numër votash sa edhe një ministër apo një gjyqtar, një anëtar i Bordit të Bankës apo i Autoritetit të Dosjeve/Konkurrencës?. .ndërkohë që p.sh, Avokati i Popullit duhet të zgjidhet me 84 vota, 13 më shumë sesa kryetari i shtetit, Presidenti !!??.
Në disa zgjedhje presidenciale ka pasur vetëm një votim, p.sh, më 1991, 1992, 1996, 1997, 2002. Më 1991 kishte një kandidat formal rival (e propozuan 30 deputetë dhe mori vetëm 2 vota), edhe më 2007 pati kandidat të dytë rival (ai hyri në garë me 21 deputetë mbështetës por mori vetëm 5 vota), kurse më 1992, 1996, 1997, 2002 e 2012 nuk kishte kandidatë rivalë në garë. Pra më shumë se zgjedhje kishte votim. Presidentët e viteve 1991, 1992, 1996, 1997 mund të ishin edhe partiakë (me kushtetutë), Presidenti pas 1998 nuk duhet të jetë partiak, por nga të gjithë presidentët, vetëm në një rast kemi pasur një zgjedhje të qartë jo partiake.
Cili do jetë presidenti i ri? Nuk ka as emra, as transparencë dhe as debat. Sepse duan të krijojnë përshtypjen se cilido që shefat e 1-2-3 partive duan, mund të jetë president. Më shumë kemi transparencë për një konkurs emërimi të një polici, një mësuesi, një specialisti pyjesh apo një sekretare zyre sesa për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit. Ajo konsiderohet gati – gati si sekret shtetëror!! E di lideri, e dinë miqtë e tij të afërt, askush tjetër, madje as partia e tij.
Në këto rrethana absurde, më shumë se emri, rëndësi specifike ka procesi, serioziteti, integriteti dhe forma e zgjedhjes së tij. Fakti se kemi konsumuar dy raunde pa pasur emër, lojë që pritet të vijojë edhe raundin e tretë, dhe fakti se sipas Kushtetutës vetëm PS, PD e LSI kanë të drejtë të propozojnë President, – pra nuk mund të kemi vetë-kandidim dhe as fushatë, as platformë dhe as mekanizëm konkurrues, – tregon se zgjedhja e Presidentit mbetet domen i tri partive dhe tre liderëve politikë. kriteri? Ka disa kritere, por katër mbeten kritere ?të pathëna? por konsensuale: që Presidenti/presidentja të mos ketë mbështetje publike/politike më të madhe sesa vetë ata që e propozojnë, liderit politikë; që ai të shihet si faktor ndikues jo vetëm në zgjedhjet 2017 por edhe në zgjedhjet 2021 të cilat bëhen brenda mandatit të tij presidencial; që edhe për këtë arsye mazhoranca të sigurohet se kandidati të jetë luajal ndaj tyre, mundësisht noter në aktet politike, dhe së fundi, që asnjë president të mos ketë shans për një mandat të dytë në detyrë, – pra të mos ketë shans të ketë karrierën e kryeministrave të majtë/djathtë, e kështu, as shans për tu shndërruar në institucion afatgjatë të qëndrueshëm dhe të referueshëm.
A mund ta bëjë kushdo detyrën e kryetarit të Shtetit? Jo, absolutisht jo. Në njohuritë e mia nuk gjej më shumë se 3-4 emra publikë & politikë që mund ta përmbushin këtë funksion me dinjitetin që meriton. Me siguri partite mendojne shume me ndryshe, sic njoh shume individe qe cdo 5 vjet ushqejne iluzione dhe “mbajne telefonin hapur”. A kemi pasur modele negative. Po, disa. A kemi pasur modele pozitive të kryetarit të Shtetit? Kam bindjen se po. Mjafton një sondazh, një pyetësor, një debat ekspertësh, një analizë retrospektive dhe bëhet e lehtë gjetja e modeleve pozitive, ndonëse të pakta, – por që përbëjnë një bazë referimi e krahasimi për cilindo që do të vijë më pas në zyrën e Kryetarit të Shtetit./CityNews
Në vijim të debatit përballë Adi Krastës, deputeti i Partisë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme...
Të ftuar në një bashkëbisedim me Adi Krastën, në lidhje me k...
Endri Puka, Drejtori i kompanisë publike Albpetrol mësohet s...
Debati i këtyre dy ditëve në lidhje me figurën e Avni Rustem...
Pas ironive që bëri Edi Rama sot në Finiq për kreun e PBDNJ-...
Java që vjen mund të jetë vendimtarja për zhvillimet e krizë...
Pak më parë CityNews njoftoi se një makinë ka marrë flakë në...
Historia përsëritet dhe politika shqiptare funksionon si një...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë Tiranë, konkretis...
Mënjëherë pas thirrjes së Policisë së Shtetit për të hequr d...
Pak minuta në parë një makinë ka marrë flakë në ecje në rrug...
Z. Qato: dy ministra e disa deputete te mazhorances perpos m...
Nesër Shën Brukseli dërgon “Apostijt” në Tiranë. Në thonjza,...
Ndërkohë që opozita shqiptare ka ftuar çdo qytetar në mbarë ...
Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Altin Qato në një dalje pu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet këtë m...
Deklarata e Zëvendës kryetarit të Komisionit Parlamentar të ...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish sot mediat pro-...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...