Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Debati i këtyre dy ditëve në lidhje me figurën e Avni Rustemit, solli në diskutim dy çështje kryesore që lidhen me emrin e Esat Toptanit, mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1912-1913 dhe shkakun e vrasjes së tij në vitin 1920.
Në lidhje me rolin e Esat Toptanit në mbrojtjen e Shkodrës, çështjet për diskutim janë këto:
-U luftua apo jo për 7 muaj në Shkodër dhe a luftohej në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë?
-Cili ishte roli i politikës shqiptare të kohës dhe parive të qyteteve në mbrojtje të Shkodrës dhe qyteteve të tjera?
-A ia vlente mbrojtja e Shkodrës dhe cilët ishin efektet e saj në Konferencën e Ambasadorëve në Londër?
-Cili ishte vlerësimi i kohës ndaj rolit të Esatit, sidomos në periudhës prill-shtator 1913?
-Si shkoi Esati në qeverinë e Vlorës, si tradhtar apo si hero?
Merita që Shkodra i takoi përfundimisht Shqipërisë është e Esat Toptanit, sepse ai luftoi për mbrojtjen e saj për rreth 7 muaj, nga 8 tetori 1912 deri më 23 prill 1913 përballë një ushtrie të prej 75 mijë serbo-malazezësh. Humbjet njerëzore dhe materiale që i ka shkaktuar Esat Toptani kësaj ushtrie në këto kohë janë të pallogaritshme. Asnjë shqiptar tjetër nuk ka arritur t?i shkaktojë këto humbje në këto përmasa kësaj ushtrie. Esati nuk ishte as pronar i Shkodrës dhe nuk kishte ndonjë detyrim të posaçëm të luftonte i vetëm në sakrifica ekstreme dhe klasa tjetër politike e vendit të pinte raki e të shihte në largësi si mbrohej Shkodra nga Esati e vullnetarët shqiptarë. Në atë kohë luftohej vetëm në Shkodër dhe Janinë. Dorëzoheshin qytetet shqiptare pa luftë te ushtria serbe me ?bukë e kripë?, nga paritë e qyteteve, e megjithatë, askush prej këtyre dorëzuesve nuk quhet ?tradhtar? nga ?prokurorët? e indoktrinuar të historisë. Po thirrja e qeverisë së Vlorës për të mos luftuar në Janinë (për këtë arsye dha dorëheqjen Mit?hat Frashëri nga qeveria), si duhet interpretuar?
Lufta e Shkodrës kishte kuptim deri më 22 mars 1913, sepse këtë kohë u caktua kufiri verior i Shqipërisë. Esati nëse do kishte qëllim të keq ndaj Shkodrës mund ta dorëzonte kur kishte komandën i vetëm nga 1 shkurti deri më 21 mars 1913. Nuk e bëri këtë gjë. Ai bëri marrëveshje armëpushimi me Malin e Zi më 23 prill 1913, vetëm pasi filloi dezertimi i ushtrisë së tij në masë në kushtet e mungesës së ushqimit e municionit. Me këtë marrëveshje fitoi Esati, sepse nëse Mali i Zi bënte sulmin e fundit, në ato kushte do ta mundte ushtrinë e uritur të Esatit. Në takimin e fundit me parinë e Shkodrës, para largimit nga Shkodra, ndër të tjera ai tha:
?Nëse Turqia humbet një krahinë, ju shikoni mos humbni atdheun tuaj. Unë do nisem me mbeturinat e kësaj ushtrie të lavdishme të rrethimit, por ju lë juve atë që është më e shtrenjtë, të vdekurit. Tokat e pakapërcyeshme të Shtojit, Bardhanjorit, Bërdicës dhe Taraboshit, të jenë për ju të shenjta, për shumë kujtime të lavdisë dhe sakrificave. Te ky atdhe, duhet të na rrahë zemra të gjithëve? (Gino Beri, ?Rrethimi i Shkodrës?, Milano 1913, botuar shqip në vitin 1998).
Pas largimit nga Shkodra, figura e Esatit u pa me vlerësim nga opinioni shqiptar. Me këtë kredencial, ai u emërua në qeverinë e Vlorës si ministër i Punëve të Brendshme. Nëse do pranohej teza se Esati ishte tradhtar, atëherë kjo do të thotë se qeveria e Vlorës pranonte tradhtarët si ministra në gjirin e vet. Teza se ?Esati shiti Shkodrën?, u artikulua si sulm politik pas largimit të tij nga qeveria e Vlorës (në shtator 1913). Pra nëse Esati do qëndronte në qeveri (nëse nuk do ta vrisnin kuptohet), ai nuk e kishte “shitur” Shkodrën, në të kundërt, e kishte ?shitur?.
Esati u zgjodh si figura kryesore për të çuar kurorën shqiptare në Gjermani te Wiedi. Pushteti i tij (Esatit) u shkatërrua nga rivaliteti italo-austriak në oborrin e Wiedit dhe roli negativ i oficerëve holandezë të cilët bënin lojën e Greqisë. Esati u sulmua me intriga pikërisht në kohën kur po bëhej gati të godiste rebelizmin e Jorgji Zografit në jug të Shqipërisë. Oficerëve holandezë u interesonte që jugu i Shqipërisë t?i mbetej Greqisë, që veriu t?i mbeste Serbisë dhe ajo copë që ngelej për diskutim të ishte një ?copë myslimane? në Shqipërinë e mesme. Këto eksperimente me Shqipërinë i sheshoi vetëm nisja e Luftës së Parë Botërore, sepse në rrethana normale do krijonin kontraditakta vështirësisht të zgjidhshme.
Bashkëlidhur për të ilustruar faktin, faksimile e gazetës ?Dielli? që dilte në Boston të SHBA-së të datës 17 mars 1914, në të cilën mund të lexohet përcaktimi për Esatin si ?mbrojtës i Shkodrës?./CityNews
Pas ironive që bëri Edi Rama sot në Finiq për kreun e PBDNJ-...
Java që vjen mund të jetë vendimtarja për zhvillimet e krizë...
Pak më parë CityNews njoftoi se një makinë ka marrë flakë në...
Historia përsëritet dhe politika shqiptare funksionon si një...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë Tiranë, konkretis...
Mënjëherë pas thirrjes së Policisë së Shtetit për të hequr d...
Pak minuta në parë një makinë ka marrë flakë në ecje në rrug...
Z. Qato: dy ministra e disa deputete te mazhorances perpos m...
Nesër Shën Brukseli dërgon “Apostijt” në Tiranë. Në thonjza,...
Ndërkohë që opozita shqiptare ka ftuar çdo qytetar në mbarë ...
Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Altin Qato në një dalje pu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet këtë m...
Deklarata e Zëvendës kryetarit të Komisionit Parlamentar të ...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish sot mediat pro-...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklar...
Gjatë aktivitetit në Finiq, ku shpërndau leje legalizimi, kr...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot sulmet ndaj gjyqëso...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Dola herët sot në mëngjez. Skisha gjumë. E piva kafen si zak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...