Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Historia përsëritet dhe politika shqiptare funksionon si një sahat i mirë në këtë aspekt. Me stilin “siç ma bëre po ta kthej” është edhe aksioni opozitar i PD. Nesër demokratët kanë paralajmëruar protestë një orëshe duke bllokuar akset nacionale.
Eshtë i njëjti precedent si në 20 maj të vitit 2011 kur socialistët dhe aleatët e tyre si Vangjel Dule, Nard Ndoka, Preç Zogaj etj. bllokonin rrugët nacionale në një protestë që pati edhe incidente. Në fakt tre të fundit nesër sërish do bllokojnë rrugë por këtë herë në krah të Lulzim Bashës duke dhënë edhe eksperiencën dhe përvojën e tyre nga rasti i mëparshëm kur i bllokonin për Edi Ramën.
Citynews posjell një raportim të asaj kohe marrë nga TV ABCNews dhe gazeta Panorama, 20 maj 2011
Të shpërndarë në celula, simpatizantë të Partisë Socialiste, të drejtuar nga njerëz me imunitet, kanë krijuar shqetësim në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale, duke vendosur gurë e goma për t?u vënë flakën më pas. Të ashtuquajtura protesta e socialistëve ka nisur edhe në Sarandë, ku kanë bllokuar urën e Gajdarit. Në Berat, protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin e Urës Vajgurore. Mbështetësit e PS, protestuan edhe në Pogradec, ku edhe atje është bllokuar aksi Pogradec-Përrenjas, me gurë e goma makinash. Në protestë janë ngritur edhe simpatizantët e Fushë-Krujës të cilët bllokuan autostradën Fushë Krujë-Shkodër, duke i bllokuar kështu Tiranës lidhjet me zonat veriore. Protestuesit në jug bllokuan me goma makine aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Kurse në Elbasan, turma e drejtuar nga deputete socialiste dhe drejtues te qeverisjes vendore bllokuan aksin rrugore Elbasan- Librazhd.
Në Fier, serish turma i është drejtuar Urës së Mbrostarit duke bllokuar aksin rrugor Fier- Lushnjë. Në Vlorë, dhjetëra njerëz i janë drejtuar Urës së Mifoli, ashtu siç edhe vepruan një ditë më parë. Ashtu siç ishte parashikuar pasditen e se premtes rinisen protestat e Partisë Socialiste në disa qytete të vendit. Ajo çka është vërejtur gjatë këtyre tubimeve, ka qenë fjalori vulgar dhe agresiv i pjesëmarrësve të cilët drejtoheshin nga deputetë. Turmat kanë patur për pjesëmarrës punonjës të administratës vendore si dhe persona me precedentë penalë. Nisur nga fakti që për të ruajtur qetësinë, policia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, por ka kërkuar në vazhdimësi të mos ushtrojnë terror dhe dhunë ndaj kalimtarëve. Por kjo duket se nuk ka shqetësuar organizatorët e turmave të cilët i kanë drejtuar ata në bllokim të qarkullimit duke shkaktuar kaos dhe shqetësim për udhëtarët. Një ditë më parë, Policia e Shtetit raportoi për ndjekjet penale të realizuar nëpër rrethe ndaj individëve të cilët kanë organizuar grumbullime të paligjshme si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj kalimtarëve.
PANORAMA/Pasojat e protestës së djeshme nga tubimi i simpatizantëve të PS
Bllokohet qarkullimi në rrugë nga protestat e socialistëve. Deputetët e PS-së kanë paraprirë turmat nga qytete të ndryshme të vendit, duke bllokuar pikat kyçe në akset nacionale, nga Jugu në Veri.Durrësi, Fieri, Vlora, Berati, Gjirokastra e Lezha e rrethet e tjera u izoluan për mbi 2 orë, pasi protestuesit bllokuan qarkullimin e mjeteve. Sipas pjesëmarrësve, protesta po kryhej si kundërpërgjigje për vendimin e KQZ-së për të mos shpallur fitoren e kryesocialistit Edi Rama. Në të gjitha rastet, punonjësit e policisë kanë qenë të papërgatitur, pasi, sipas tyre, ndonëse ka pasur leje për protestat, ishte e paparashikuar bllokimi i rrugëve nacionale.
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë Tiranë, konkretis...
Mënjëherë pas thirrjes së Policisë së Shtetit për të hequr d...
Pak minuta në parë një makinë ka marrë flakë në ecje në rrug...
Z. Qato: dy ministra e disa deputete te mazhorances perpos m...
Nesër Shën Brukseli dërgon “Apostijt” në Tiranë. Në thonjza,...
Ndërkohë që opozita shqiptare ka ftuar çdo qytetar në mbarë ...
Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Altin Qato në një dalje pu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet këtë m...
Deklarata e Zëvendës kryetarit të Komisionit Parlamentar të ...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish sot mediat pro-...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklar...
Gjatë aktivitetit në Finiq, ku shpërndau leje legalizimi, kr...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot sulmet ndaj gjyqëso...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Dola herët sot në mëngjez. Skisha gjumë. E piva kafen si zak...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot kreun e PBDNJ, Vangjel ...
Policia e Tiranës ka kryer sot një aksion të madh antidrogë,...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në Bashkinë e Fin...
Kanë kaluar më shumë se 72 orë nga deklarata e bërë nga Krye...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...