Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
“Ne jetojmë në një kohë të mrekullueshme, ku i forti është i dobët për shkak të skrupujve të tij dhe i dobëti forcohet për shkak të guximit të tij”, thotë Henry Kissinger.
Në një intervistë për “Politico”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se: “Europa mund të përballet me një makth”, nëse vendet e Ballkanit “çmenden”, si pasojë e nxjerrjes jashtë agjendës së zgjerimit të Bashkimit Europian.
Pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse venitet perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Europian, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një interviste për Radion Evropa e Lirë, Thaçi, pohoi:
“Nëse Bashkimi Europian ia mbyll derën Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, për t’u integruar pastaj tutje në familjen europiane. Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka cilësuar si “populiste” deklaratat e homologut të tij nga Tirana, Edi Rama.
Në një intervistë për “KTV”, ai ka thënë se: “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime të tjera, përveç Bashkimit Europian. Pas deklaratave të Ramës dhe Thaçit reagoi NATO, e shqetësuar në lidhje me përkeqësimin e situatës.
Sipas NATO-s e ardhmja e Ballkanit Perëndimor shihet në kuadër të bashkëpunimit euro-atlantik. “E ardhmja e NATO-s në Ballkanit Perëndimor është parë të jetë në drejtim të bashkëpunimit euro-atlantik dhe integrimit, ndërsa udhëheqësve të vendeve në rajon u takon të vazhdojnë që nëpërmjet dialogut të arrin pajtim”, thuhet në reagim.
Në Mal të Zi koalicioni qeverisës do të jetë me shqiptarët. Përfshirja e tyre së fundmi në qeverisje është vlerësuar NATO dhe Bashkimi Europian. Përtej deklaratave të Ramës dhe Thaçit, si dhe përfshirjes së faktorit shqiptar në qeverisjen e Malit të Zi, në Maqedoni situata dita ditës rrezikon të eskalojë. Nuk nevojitet shumë që lufta agresive VMRO-shqiptarë të hyjë në stadin fizik konfrontues të sajë.
Një konfrontim i tillë do t’a shpërbënte Maqedoninë, në ndërkohë që, përveç Shqipërisë, shtetet e tjera i kanë vizatuar hartat secila për copën e vetë të mundshme që do t’ia shtonte territorit. Përplasja mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, është aq serioze, sa çdo shpresë për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian po venitet.
Dhe kjo sepse përpara se Tirana të çelë negociatat e anëtarësimit, ajo duhet të godasë korrupsionin, të reformojë administratën publike, e të ndreqë sistemin e korruptuar të drejtësisë. Por rishikimi rrënjësor i gjyqësorit, çka përfshin edhe vettingun e gjyqtarëve, ka ngecur për shkak të bojkotit nga ana Partisë Demokratike, si rezultat i krimit dhe drogës, që janë përhapur si kurrë më parë.
Në Prishtinë po zhvillohen konsultime me të gjithë deputetët lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Iniciativa për dorëzimin në Kuvend të mocionit të votëbesimit për Qeverinë është paraqitur para dy javësh, nga Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në lidhje me këtë çështje është shprehur se:
“Ka ende kohë për punë të njëmendtë, për çështjet si liritë fetare, papunësia, sundimi i ligjit. Më me dëshirë do t?i shihja politikanët dhe zyrtarët duke u marrë me këto çështje se sa të hyjnë në një vit të një periudhe të pacaktuar të etheve zgjedhore gjatë së cilës nuk arrihet shumëçka”.
Serbia së fundmi po modernizon ushtrinë e saj me avionëve luftarakë, tanke dhe automjete luftarake, një lëvizje që potencialisht forcon ndikimin e Moskës në Ballkan. Kur ish- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, e siguroi marrëveshjen gjatë vizitës së tij në Rusi në muajin e kaluar, tha se “ndihma” ruse do të rrisë në mënyrë “dramatike” kapacitetin mbrojtës të vendit të tij.
Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për Bashkimin Europian dhe NATO-n. Stabiliteti dhe siguria e rajonit kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Europës. Mirëpo, Bashkimi Europian, aktualisht në raport me Shqipërinë, Kosovën, me Ballkanin Perëndimor, po dëshmon skepticizëm. Këtë lloj ngurtësie janë duke e shfrytëzuar ideologji të frymës dhe vizionit jo euro-atlantik.
Ajo ç’ka është shqetësuese realisht ka të bëjë me, lojën e madhe për të garantuar pushtetin, dhe kjo nuk është aspak gjë e re në politikën tonë shqiptare. Në rrugën për t’u integruar në Europë luhet me rregulla të tjera, ku interesat përcaktohen nga dobia. Mund të jesh i dobishëm si viktimë apo si aleat. Si viktima ne shqiptarët e kemi provuar, si aleatë shumë më pak. /Nga Azem PARLLAKU /
Ish-kryeministri Sali Berisha po flet nga çadra e protestës,...
Një 51-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia, pas...
Deklarata e fortë e deputetit Ben Blushi ka marrë përgjigje ...
Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, deputeti Ben Blush...
Ben Blushi ka komentuar krizën politike në vend, duke fajësu...
Të gjitha të dhenat flasin për një lojë të paramenduar mirë ...
Deputeti dhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet me tone të ...
Prej më shumë se njëzetë e pesë vitesh partitë politike vijo...
Është pezulluar sot nga detyra drejtori i FSDKSH (Fondi i Si...
Statistika me e re e Institutit Shendetsore te Kosovesë për ...
Nuk kanë fund përplasjet e kryeministrit Edi Rama me komentu...
Rrëfimi i magjishëm i Don Winslow për kartelin më të madh të...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur sekuestro preventive për rret...
Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja nga operacioni “...
U caktuan dy veta ti çojnë ujë një “fatziu”, mbetur në një o...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Vlorës, i ci...
“Plakat” e prillit kanë rikthyer edhe njëherë furtunën e mot...
Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin antidro...
Megjithëse një vend i vogël, me ekonomi të prapambetur dhe n...
Quhet Horacio Villegas dhe në botë njihet si një nga parashi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...