Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Kuvendi ka njoftuar se, në datë 13 Prill, me dakordësinë e Konferencës do të fillojë procedura parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Raundi i parë i zhvillimit të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës u caktua më datë 19 prill, ora 18:00. Në bazë të Kushtetutës së Republikës, sipas nenit 88, pika 2/1: ?Procedura pe?r zgjedhjen e Presidentit fillon jo me? vone? se 60 dite? para mbarimit te? mandatit presidencial paraardhe?s. Kur mandati presidencial pe?rfundon ne? gjashte? muajt qe? i paraprijne? fundit te? mandatit te? Kuvendit ekzistues, procedura pe?r zgjedhjen e Presidentit fillon jo me? vone? se 60 dite? para mbarimit te? mandatit te? Kuvendit.? Pra, në variantin e zakonshëm, duke qenë se në bazë të interpretimit të pjesës së parë të po këtij neni, mandati i Presidentit aktual mbaron në 24 Korrik 2017, si rrjedhojë procedura e zgjedhjes mund të fillonte në 24 maj 2017. Por, po të mbahet po ajo e njëjta datë e dekretuar e zgjedhjeve parlamentare, pra 18 qershori, ky parlament teorikisht duhet shpërndahet para asaj date. Ndërkohë këtij Kuvendi i mbaron mandati në 9 Shtator 2017; d.m.th. jemi në kushtet që mandati presidencial mbaron në gjashtëmujorin, që i paraprin fundit të mandatit të Kuvendit dhe për rrjedhojë procedura për zgjedhjen e tij nuk mund të fillojë më vonë se 9 Korrik 2017. Ky, në të vërtetë, është thelbi i këtij procesi, por dhe anomalia e tij…
? ? ?
Personalisht mendoj se, bazuar në frymën e logjikën kushtetuese, procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillonte 60 ditë para shpërndarjes së Kuvendit e jo para mbarimit të mandatit të tij, përndryshe përse duhej bërë ai veçim ligjor-kushtetues, veçse aty, në vend të termit të shpërndarjes është futur ?gabimisht? termi i mandatit të Kuvendit, i cili është tashmë i përkufizuar. Vetëm me këtë lexim kushtetues, ku mbarim kuvendi mund të ?quhet? edhe shpërndarja e tij, atëherë në këtë mënyrë garantohej zgjedhja e tij para shpërndarjes së Kuvendit. Pra, edhe duke mos pasur më nevojë për ta mbledhur atë më pas. Gjithashtu, do të garantohej, në frymën e kushtetutës, që presidenti i ri të zgjidhej para përfundimit të mandatit të atij paraardhës, madje pa pasur vakum apo pa pasur nevojë për ta mbushur atë vend vakant me Kryetarin e Kuvendit, i cili bile në fundet e mandatit të tij. Por, ama, ka një ?inkonsekuencë përkufizimi? dhe vetë Presidenti, Kuvendi apo opozita mund dhe duhet ta kishte çuar një proces të tillë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese…
? ? ?
Nga ana tjetër, duke qenë që kushtetuta parashikon në nenin 87/5 se, kur ezaurohen të pesë raundet e zgjedhjes së Presidentit dhe nuk arrihet të zgjidhet ai, atëherë Kuvendi shpërndahet. Zgjedhje të reja zhvillohen brenda 45 dite?ve nga shpe?rndarja e tij, atëherë me zhvillimin e proçedurës para shpërndarjes së Kuvendit, mund të arrihen e të zhvillohen normalisht në këtë kuadër zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Ato, pa ekuivoke e interpretime, do të na prodhonin Kuvendin e ri, i cili do të kishte si detyrë të parë zgjedhjen e Presidentit të ri me shumicën e gjithë anëtarëve të tij e më pas formimin e Qeverisë së re e me rradhë. Po ashtu, nisja e procedurës mbas zgjedhjeve do të krijonte vështirësi të tjera, nisur dhe nga fakti që një pjesë e deputetëve aktualë mund të mos jenë më deputetë në legjislaturën e ardhshme; e për rrjedhojë më të pavarur në vendimmarrje dhe jo lehtë për t?u inkuadruar brenda vendimeve partiake. Gjithsesi në Kushtetutë është shkruar qartësisht për mbarim të mandatit të Kuvendit aktual. Me këtë lexim ?pa lëshim?, na lejohet një diapazon i gjerë kohor, me që shkruhet aty ?jo më vonë se 60 ditë? nga mbarimi i mandatit të Kuvendit aktual dhe duke qenë se procedura e zgjedhjes kërkon 35 ditë jemi akoma në kohë për këtë zgjedhje nga ana juridike.
? ??
Ngërçi qëndron në faktin se opozita është jashtë parlamentit prej kohësh. Përpos kësaj ajo nuk është regjistruar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme. Pra, ka një situatë të rrezikshme me mundësi të shumta për përshkallëzim e konflikt të hapur. Për më tepër, amendamentet kushtetuese të 2008, të cilat ndryshuan proçedurën e zgjedhjes në raundin e 4 dhe të 5, duke mundësuar zgjedhjen e Presidentit jo me tre të pestat por me shumicën e gjithë anëtarëve të Kuvendit, e dëmtuan rolin e Presidentit dhe e larguan atë nga një figurë konsensusi e unitetit kombëtar, apo atë të garantit të kushtetutës dhe ndarjes së pushteteve. Detyra e kryetarit të shtetit u dëmtua e cenua akoma më shumë dhe nga amendamentet pasardhëse të kushtetutës, sidomos me minimizimin e rolit të tij në drejtësi, por dhe për të bërë arbitrin e pa anshëm në raste konfliktesh e tensionesh politike si këto të sotmet. Mendoj që do ishte e gabuar nga ana e shumicës parlamentare që të zgjidhte vetëm me votat e saj një president të ri brenda radhëve të saj apo një kukull afër tyre. Kjo vetëm sa do të shtonte tensionin dhe konfliktin aktual mes palëve. Për më tepër, kjo figurë do të ishte moralisht e cunguar për të bërë rolin e arbitrit në frymën e pavarësisë kushtetuese dhe të simbolizmit të unitetit kombëtar. Marrë në këtë këndvështrim, mbase, do të kishte qenë më mirë që të pritej deri në limitet kushtetuese, duke shpresuar se palët do të ulen dhe do të gjejnë një zgjidhje me dialog apo dhe konsensus të ndërmjetësuar. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që data 19 Prill 2017 përkon mbase rastësisht dhe me afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Le të shpresojmë, me gjithë paranojën që po mbizotëron kohët e fundit, që posti i Presidentit nuk po përdoret si shkëmbim për çimentimin e aleancave të ardhshme parazgjedhore!…
? ? ?
Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte manovrimi në limitet kushtetuese duke menduar mbase dhe për një shtyrje një mujore a pak më shumë të zgjedhjeve përtej datës së shpallur duke amenduar Kodin Zgjedhor, gjithmonë me shpresën se palët do të ulen dhe do të arrijnë një marrëveshje në të mirë të vendit. Kjo, sepse zgjedhje, qeverisje, reforma e institucione të pavarura pa inputin, pjesëmarrjen dhe rolin e opozitës do të ishin veçse parathënia e një kapitulli të hidhur për një Shqipëri në konflikt bllokues e rrënues dhe larg rrugëtimit për integrim evropian./CityNews
Në prononcimin e tij për mediat, menjëherë pas takimit më Ra...
Pas takimit me kryeministrin e vendit dhe kryetarin e PS, Ed...
Lulzim Basha ka folur ditën e sotme nga çadra për takimin e ...
Menjëherë pas takimit Rama-Meta, Lulzim Basha, kreu i Partis...
Ndërkohë që Edi Rama pas takimit që mbajti me Ilir Metën, nu...
Kryetari i kuvendit dhe kreu i LSI, Ilir Meta menjëherë pas ...
Sapo ka përfunduar takimi mes kreut të PS, Edi Ramës dhe kre...
Dy krerët e partive kryesore të koalicionit qeverisës, krye...
Kryepiskopi Anastas Jnullatu ka uruar të gjithë besimtarët o...
Policia ka lajmëruar nse gjatë natës në Bulqizë ka ndodhur n...
Ditën e sotme, ndërsa pritej që të zhvillohej takimi mes dy ...
Policia e Fierit gjatë një operacioni të koduar “Llampa” ka ...
Në këto momente po zhvillohet takimi mes kryetarit të PS, Ed...
Në këto momente pritet të zhvillohet takimi i programuar mes...
Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi plani...
Ish-deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Arben Ndoka i ësh...
Në Korçë e ku tjetër mund të festohen më bukur Pashkët. Në q...
Ditën e sotme në orën 10:00 pritet të mbahet takimi i parë z...
Dy krerët e koalicionit qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta pri...
Nisur nga dita e martë, deputetët e mazhorancës pritet t’i h...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...