web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laboratori i drogës në Fier/Këta janë 8 personat e arrestuar

15 Prill 2017, 08:41, Aktualitet CNA

Policia e Fierit gjatë një operacioni të koduar ?Llampa? ka zbuluar një laboratopr që shërbente për kultivimin e drogës si dhe ka arrestuar në flagrancë 8 persona dhe ka vënë në kërkim një tjëtër person.

Mes të arrestuarve janë dy punonjës të OSHEE-së. Mësohet se janë sekuestruar mijëra bimë kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në zbatim të Planit Kombëtar kundër kanabisit ka planifikuar dhe po zbaton masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Në këtë kuadër,  Policia e Komisariatit Fier,  ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një  Plan Masash për ezaurimin e informacionit dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.

Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër  Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.

Si  rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke  kultivuar bimë narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan shtetasit:

1-Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.

2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.

3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” Fier.

4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen “Çelepias” Berat.

5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.

6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen “Liri Gero” Fier.

7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen “Liri Gero” Fier.

8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen “Mbrostar Ferko” Fier.

Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:

Këta shtetas u ndaluan për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim i detyrës” vepra këto të parashikuara nga Nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të trajtimit dhe verifikimit të informacionit policor të marë nga qytetarët, më datën 15.04.207, u organizua kontrolli i banesës dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Memushaj.

Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime Cannabis Sativa, një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar  Cannabis Sattiva e tharë e ndarë në 16 qese e përgatitur për shitje, 7 fishekë pistolete dhe 16 fishekë automatiku.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier mbi bazën e Neneve 278, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Struktruat Vendore të Policisë  Fier  po vijojnë punën  me përkushtim dhe profesionalizëm  duke  bashkëpunuar  edhe me agjensitë e tjera ligjzbatuese,  për të  bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë kriminale kudo që ajo do shfaqet./CityNews





Lajmet e fundit nga