"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Disa ditë pas vrasjes së bujshme të komisarit, Artan Cuku në një pritë pranë banesës së tij, policia pistë kryesore akoma ka hakmarrjen.
Edhe pse dy vëllezërit Daka u lanë të lirë për shkak të mungesës së provave në implikimin e tyre në këtë vrasje, ata ngelën të dyshuarit kryesorë.
Ndërkohë ditën e sotme, kreu i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër, ka dalë në mbrotje të dy vëllezërve, duke treguar se ka qenë vetë ai dëshmitar i pajtimit të Artan Cukut dhe familjes Daka në xhami përpara 24 burrave.
Nikollë Shullani, në një intervistë për ?Panorama?, ka thënë se kapitulli midis familjeve Cuku dhe Daka është i mbyllur.
Z.Shullani, ju si kreu i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër, a keni dijeni në lidhje me pajtimin e dy familjeve, asaj të Prelë Dakës dhe komisariat të vrarë pak ditë më parë, Artan Cuku?
Po, kam dijeni në lidhje me pajtimin mes dy familjeve. E di se para 12 viteve familjes Daka i është vetëvrarë një djalë. Agim Daka është vetëvrarë në një prej komisariateve të policisë në Tiranë. Më pas, familjet janë marrë vesh me njëra-tjetrën dhe mes tyre nuk ka pasur hasmëri.
Çfarë ka ndodhur më konkretisht, si u pajtuan dy familjet?
Pas ngjarjes së ndodhur, në bazë të zakonit kanunor familjes Daka i janë përgjigjur me be. Familja Cuku ka bërë be në xhami me 24 burra prezentë. Në atë pleqëri ka qenë bajraktari i Nikajve të Tropojës, pasi prej asaj zone është familja Daka. Gjithashtu ka qenë bajraktari i Shalës, i Shoshit, ka qenë babai im dhe disa të tjerë misionarë, ku Artan Cuku është përgjigjur me be. Në bazë të zakonit kanunor, kur të përgjigjet me be, qoftë në kishë apo edhe në xhami, ajo punë mbyllet njëherë e përgjithmonë, kështu që familja Daka në lidhje me vrasjen e komisar Artan Cukut është e pafajshme sepse është mbyllur ai kapitull.
Si funksionon kjo mënyrë e kanunit që thoni ju?
Rregulli është sipas kanunit. Prelë Daka ka pasur dyshime fillimisht se Artan Cuku i ka vrarë djalin, Agim Daka, në komisariat. Por, siç e thashë, Artani i ka bërë be se nuk e kam vrarë unë Agimin. Komisari ka bërë be dhe ka vendosur dorën në librin e shenjtë të Kuranit brenda në xhami dhe në këtë mënyrë është mbyllur ai kapitull njëherë e përgjithmonë.
Pra, nëse dikush bën be do të thotë se nuk ka më hakmarrje sipas kanunit?
S?ka më hakmarrje nëse ti bën be, qoftë në kishë apo në xhami, me 24 burra si e ka zakoni i kanunit. Por ndodh që shumë familje të pajtohen në këtë mënyrë. Kjo është rruga e kanunit për të mbyllur sherr ose për të dalë nga faji, nëse ti akuzohesh. Nëse nuk bën be, atëherë ti mbetesh në gjak.
Ka pasur ndonjë rast kur është shkelur betimi i dhënë sipas zakonit kanunor? Raste të rralla janë kur është thyer, pasi është bërë be. Janë raste të rralla sepse kur dikush bën be është shumë e vështirë që të prishet, ndaj janë shumë të rralla. Në fakt, unë s?kam dëgjuar përveç një rasti në Shalë të Dukagjinit? Në një prej familjeve atje që është mbyllur gjak me gjak, pra janë vrarë në të dyja familjet nga një person, më pas është bërë be, por është thyer dhe ka vijuar avazi me gjakmarrje. Unë jam plotësisht i bindur që familja Daka s?ka lidhje me vrasjen e Artan Cukut sepse e zonja e shtëpisë është nga zona ime dhe jam plotësisht i bindur se janë të pafajshëm. Ata e kanë besuar, pasi në bazë të zakonit kanunor Artani është betuar. Vëllezërit Daka s?kanë dorë në këtë ngjarje. Një gjë duhet të kemi parasysh, sado i madh qofsh në detyrë, ose sado i zoti të jesh, atij tjetrit kur të akuzon apo të kap ?se më ke vrarë mashkullin?, ti duhet t?i përgjigjesh me be, ose pastaj mbet në gjak. Mashkulli pasi vritet s?ta fal kush gjakun, as në atë kohë më përpara, as sot. Policia si pistë të saj për ngjarjen ka edhe atë të hakmarrjes? Për sa i përket kësaj ngjarjeje e them me bindje se familja Daka është jashtë komplet, sepse malësori kur ta bën benë, nuk ke më probleme mbrapa me të. Vrasja të lë për të dyshuar se Artan Cuku ka pasur problem me dikë tjetër. Bazohem te mënyra e vrasjes sepse është qëlluar sapo ka dalë nga shtëpia, dikush ka qenë duke e ruajtur për ta zhdukur. Është shumë e zorshme dhe janë raste shumë të rralla që pa të bërë diçka, pa të detyruar dhe po ta prishën gjumin e natës, ose pa pasur një shqetësim shumë të madh, atë tjetrin ti nuk shkon për ta vrarë. Mund të ketë pasur probleme të tjera Artan Cuku, të cilat i ka marrë me vete?/CityNews
Dhjetëra qytetarë të Durrësit janë bërë dëshmitarë të ngjarj...
Do të jeni përgjithësisht pozitiv gjatë kësaj të enjte dhe m...
Lajmet e klasifikuara në kategorinë e Fake News mund të fute...
Spitali i Durrësit është përfshirë disa herë nga zjarri. Por...
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ësh...
Modeli i tanishëm i telefonit të OnePlus është OnePlus 3 dhe...
Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleck...
Komisioni Europian ka realizuar një studim sipas të cilit 25...
Një gjimnaziste nga qyteti i Librazhdit është zhdukur në rre...
Kjo është deklarata e Komisionerit për Zgjerim, në Shtator 2...
Rreth orës 21:27 minuta në rrugën e ‘UÇK-së’ në Prishtinë, j...
Roja bregdetare italiane dhe greke dhe Misioni Europian i Ku...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me...
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Di...
Në rrugët e Shqipërisë, mbi 2 mijë e 500 fëmijë të pa strehë...
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për strehimin s...
Nëse jeni duke marrë antibiotikë 15 ditë apo më gjatë, rrezi...
Alpinisti nepalez 85 vjeçar, Min Bahadur Sherchan, ka në pla...
Policia gjermane ka zbuluar disa objekte të dyshimta në dalj...
Opozita i qëndron reformës në drejtësi dhe konsensusit për z...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...