web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpëtim Idrizi "vegël" e Ramës për të trembur Metën?!/Ja e vërteta

13 Prill 2017, 19:55, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, foli për krizën politike në të cilën vendi ndodhet dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Rama ju përdor për të trembur Metën dhe anasjelltas, Idrizi tha se PDIU ka peshën e vet në skenën politike tashmë.

?Mendoj dy gjëra. E para, PDIU ka peshën e vet në skenën politike shqiptare. Të garantoj që në zgjedhjet e ardhshme do dyfishojmë mandatet tona. Për shkak të peshës që kemi, dhe rolin që po luajmë në përpjekjen për t?u ulur në bisedime. Deduksioni i dytë, është fakti i gabuar që dikush mund ta përdorë PDIU-në, por kjo vjen si pasojë e kodit zgjedhor që kemi nga partitë e mëdha. Ju kujtoj se pas vitit 2005 ka ikur koha e partive shtojcë? tha Idrizi./CityNews





Lajmet e fundit nga