web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Tahiri nga sheshi "Skënderbej"/Çfarë do ndodhë me 18 qershor

13 Prill 2017, 17:54, Aktualitet CNA

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë Saimir Tahiri, në takimin e mbajtur sot në sheshin ?Skënderbej? me votuesit e herës së parë:

Ju jeni forca e vërtetë e Partisë Socialiste. Secili prej jush është ftesa më e mirë, për prindërit tuja, për të afërmit tuaj, për këdo që njihni, që në 18 qershor bashkë me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, në 18 qershor të fitojmë dhe të ndërtojmë Shqipërinë që duam.

Kush voton për herë të parë, kush voton për herë të parë ka lindur me Saliun në pushtet. Sot prapë aty është. Merre me mend kush voton për herë të parë ka lindur duke qenë Saliu në pushtet. Ta mendosh brezi im, i Erionit, i Oltës, i Elisës, i shumë të tjerëve kemi qenë gati 10-11 vjeç dhe Saliu ishte prapë në pushtet. Është sot prapë atje te ?Çadra?. Atje te ?Çadra? është pasqyra e Shqipërisë që kishim. Atje te ?Çadra? është vetëm 500 metër larg, është Shqipëria që nuk duam. Atje te ?Çadra? janë 200 vetë, të ngujuar në burgun e popullit. Ndaj hajde t?i tregojmë të gjithë bashkë se kjo është Shqipëria që duam.
Kjo nuk është çështje humori. Ju sot jeni të lumtur. Po kjo nuk është çështje humori. Ne jemi 10 mijë vetë këtu. Dhe kjo nuk është çështje humori. Kjo është çështje shpirti. Kjo është çështje vetëdijeje. Kjo është çështje mendjeje. Është çështje vizioni. Ata duan Shqipërinë që kishim. Ne duam një Shqipëri më të mirë. Ata duan padrejtësi. Ne duam drejtësi. Ata zgjedhin gjyqtarin e korruptuar. Ne zgjedhim popullin. Ata duan atë që do të legalizojë partinë. Ne zgjedhim atë që do të legalizojë shtëpinë.
Ata duan ta trajtojnë Shqipërinë si tokën e tyre. Ne duam ata që kërkojnë tokën e tyre sot. Ata duan që të mbajnë mend karriget e tyre. Ne duam ekonomi për familjet shqiptare. Ata duan të rinj të pashkolluar. Ata duan njerëz të varfër, familje të varfra që t?i blejnë më lirë. Ne nuk duam një Shqipëri më të lirë. Ne duam një Shqipëri më të drejtë. Ne nuk duam një Shqipëri më të varfër. Ne duam mirëqenie. Ne nuk duam një shtet të shkatërruar. Ne duam një Shqipëri ku ka shtet. Ne nuk duam një qeveri që punon për vete. Po duam një qeveri që punon për shqiptarët. Ne nuk duam një kryeministër që mendjen e ka të mbrojë familjen e tij, por duam një kryeministër që mendon për çdo familje në Shqipëri.
Miqtë e mi,

ata duan të na bëjmë të dukemi njëlloj. Dëgjojini çfarë thonë te kutia e televizorit! Unë jam trafikant droge. Edi Rama është trafikant droge. Ambasadori i SHBA është mafioz. Ajo e BE, po ashtu! Por ata nuk kanë kuptuar një gjë. Populli ka sy dhe veshë. Populli kupton. Populli e di se ata janë e shkuara dhe nuk mbajnë dot peng të ardhmen. Ndaj fitorja është në dorën tuaj. Fitorja është në dorën e secilit prej jush. Ndaj jepini dorën njëri-tjetrit. Jepini dorën njëri-tjetrit për Shqipërinë që duam.

Lloj-lloj idioti mund të qeverisë nesër, në qoftë se ju e lini vendin bosh. Lloj-lloj mediokri mund të qeverisë nesër, në qoftë se ju e lini vendin bosh. Lloj-lloj injoranti mund të qeverisë nesër, në qoftë se ju nuk ngulni këmbë për Shqipërinë që duam. Ndaj hajde të bëhemi bashkë miqtë e mi. Hajde bashkohemi dhe shkojmë trokasim në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, kudo ku ka njerëz. Nuk ka rëndësi kutia e televizorit, ka rëndësi kutia e zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi çfarë thonë ata të çadra, ka rëndësi çfarë thonë njerëzit. Nuk ka rëndësi sa bërtasin ata, por sa flet vuajtja e njerëzve me heshtje. Nuk ka rëndësi e shkuara dhe e ardhmja që duan të mbajnë peng ata, por ka rëndësi Shqipëria sot dhe Shqipëria që duam ne. Ka rëndësi Shqipëria.

PS ka një traditë, ne brenda pa dyshim flasim, bisedojmë, bëjmë gjithçka me njëri tjetrin vetëm për të gjetur rrugën e duhur. Por ne e dimë shumë mirë se sot ka rëndësi vetëm një gjë. Sot ka rëndësi jeta e çdo shqiptari në çdo cep të Tiranës, në çdo cep të Shqipërisë. Sot ka rëndësi të bëjmë shtet dhe të mos lëmë të shkatërrohet ajo që kemi ndërtuar. Sot ka rëndësi të ndërtojmë ekonominë dhe të mos lejojmë të shkatërrohet ajo që kemi ndërtuar. Sot ka rëndësi të qëndrojmë pranë çdo qytetari në çdo cep të Tiranës, sepse 18 qershori është aty. Në 18 qershor ka 2 mundësi: ose do futemi të gjithë bashkë në çadër ose do të shkojmë të gjithë bashkë në zgjedhje për të fituar Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama. Dhe nuk ka dyshim që nga sot deri në 18 qershor janë gati 60 ditë. Në këto 60 ditë shkoni trokisni në çdo derë. Në këto 60 shkoni flisni me këdo njihni. Bindni këdo që njihni. Shkoni dëgjojini dhe bindini. Shqipëria që duam është aty. Në 18 qershor ndahet e ardhmja nga e shkuara. Në 18 qershor ndahet mirëqenia nga varfëria. Në 18 qershor ndahet e ardhmja Europiane e Shqipërisë nga prapambetja. Në 18 qershor ndahen ata që duan një Shqipëri më të mirë me ata që duan një Shqipëri të shkatërruar. Në 18 qershor ndahen ata që duan shtet me ata që duan rrëmujë, kaos. Në 18 qershor do të jetë festa jonë, festa juaj. Festa e shqiptarëve. Festa e kujtdo që do një Shqipëri Europiane. Në 18 qershor do të fitojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë që duam.

Ju falënderoj pa fund! Jeni kaq shumë këtu sot, por shumë më shumë na ndjekin. Akoma më shumë na presin në çdo shtëpi. Për të shkuar, për të trokitur, për të folur, për t?i bindur se Shqipëria që duam bëhet me të gjithë bashkë. Askush nga ne vetëm nuk ja del dot nëse nuk bëhemi bashkë kthehemi mbrapsht, ndaj trokisni në çdo derë. Bëhuni bashkë. Bindini shokët, prindërit, kushërinjtë tuaj, komshinjtë tuaj sepse në 18 qershor do të fitojë Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, do fitoni ju, do fitojë Shqipëria.
Jua thashë, në 18 qershor Shqipëria ka dy rrugë ose Shqipëria futet në çadër ose Shqipëria fiton. Në 18 qershor do të fitojë Shqipëria. Në 18 qershor do të fitoni ju. Tani dua të ftojë dikë këtu. Një njeri që në 18 qershor nuk voton për herë të parë, por që bashkë me ju, bashkë me ne në 18 qershor siç kemi bërë në këto 3 vite e gjysmë do mbyllim për herë të parë kapitullin e të shkuarës. Do të mbyllim për herë të parë Shqipërinë e shkatërruar për të ndërtuar të ardhmen që duam, për të ndërtuar Shqipërinë që duam. Kryeministri ynë sot, Kryeministri ynë nesër Edi Rama.
Ju faleminderit!/CityNews





Lajmet e fundit nga